Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Skandali tjetėr i Bashės-Gruaja e Ministrit, pa shtetėsi shqiptare


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Skandali tjetėr i Bashės-Gruaja e Ministrit, pa shtetėsi shqiptare
Permalink   


Tiranė- Tė kesh njė superpasuri me siguri qė nuk tė kushton asgjė tė paguash njė taksė pėr secilėn prej pronave tė patundshme qė ke nė zotėrim. Por nėse ke mundėsinė tė shmangėsh edhe kėto taksa, atėherė je edhe mė i pasur. Dhe fati i madh i ka qėlluar sėrisht ministrit mė tė pasur tė kabinetit tė Berishės, Bashės. Tė gjithė janė njohur tashmė me shifrat marramendėse tė pasurisė sė tij, zyrtaret dhe jo zyrtaret, rrėfimet pėr mėnyrat se si janė bėrė kėto para dhe ballafaqimi me llogaritė matematike qė nuk janė e njėjta gjė. Tani del qė familja nuk paguan as taksat pėr cdo metėr katror qė zotėron nė kryeqytet apo nė ndonjė qytet tjetėr ku ka pronė. Kjo pėr faktin e thjeshtė se zonja e ministrit prej kohėsh tashmė nuk ėshtė mė njė shtetase shqiptare. Njė fakt i tillė mund tė tingėllojė i cuditshėm dhe madje i pahasur nė eksperienca tė tjera tė qeverive shqiptare apo ato tė huaja, por lehtėsisht i verifikueshėm nė dokumenta zyrtarė. Bashkėshortja e ministrit tė Basha, ka hequr dorė nga shtetėsia shqiptare dhe bashkė me tė nga cdo e drejtė dhe detyrim qė rrjedh nga kjo shtetėsi. Nuk dihet arsyeja se pse Aurela Isufi (Basha) ka kėrkuar tė mos i pėrkasė mė shtetėsisė shqiptare, edhe pse si cdo shtetase e Shqipėrisė, tė paktėn derisa dekreti i Presidentit ka miratuar lėnien e kėsaj shtetėsie, ka tė drejtėn nė bazė tė Kushtetutės pėr tė bėrė njė veprim tė tillė. Nė fakt janė me qindra ata qytetarė qė pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr lėnė shtetėsinė e tyre shqiptare, por nė listat e gjata qė nga viti 2002 e nė vazhdim nuk gjen ndonjė bashkėshorte ministri, apo gruan e ndonjė politikani tė premtuar pėr ministėr. As zyrtarė tė shtetit dhe as familjarė tė tyre qė nga ky vit nuk kanė kėrkuar lėnien e shtetėsisė shqiptare, kurse bashkėshortja e Lulzim Bashės ėshtė rasti i parė dhe i vetėm qė gjithsesi nuk mund tė shėrbejė si model pėr t'u ndjekur. Pėr ata qė janė kuriozė tė dinė shtetėsinė tjetėr tė gruas sė ministrit, sepse duhet tė ketė njė patjetėr kur kėrkon heqjen dorė nga shqiptarja, mund tė gjejnė njė orientim nė deklaratėn e pasurisė sė ciftit Basha, ku nuk mungojnė edhe pronat nė shtete tė huaja. Ndėrkaq Aurela Isufi (Basha) lėviz nėpėr Shqipėri me njė dokument tė pėrkohshėm, qė nuk ėshtė pasaportė,por njė leje qėndrimi qė merret nė komisariat tė policisė.


Tiranė- Bashkėshortja e ministrit tė Punėve Publike, Lulzim Basha nuk ėshtė njė shtetase shqiptare dhe ky ėshtė njė vendim i vetė saj. Neni 4 i ligjit 8398, datė 05.08.1998 "Pėr shtetėsinė shqiptare" shprehet se "Askujt nuk mund t'i hiqet arbitrarisht shtetėsia shqiptare. Ēdo shtetas shqiptar ka tė drejtė tė heqė dorė nga shtetėsia shqiptare me kusht qė tė ketė njė shtetėsi tjetėr, tė ketė fituar njė shtetėsi tjetėr apo t'i jetė garantuar nga organet kompetente tė shtetit tė huaj dhėnia e njė shtetėsie tjetėr". Me dekret tė Presidentit tė Republikės, numėr 4117, asaj i ėshtė lejuar lėnia e shtetėsisė. Emri i Aurela Xhaferr Isufit ėshtė i dhjeti nė listėn e emrave qė u ėshtė lejuar lėnia e shtetėsisė me kėtė dekret tė vitit 2004, nė mbėshtetje tė nenit 92, pika "c", tė Kushtetutės, tė neneve 15, 19 dhe 20 tė ligjit nr. 8389, datė 05.08.1998 "Pėr shtetėsinė shqiptare", bazuar edhe nė propozimin e Ministrit tė Rendit Publik. Procedurat parashikojnė qė kėrkesa pėr lėnien e shtetėsisė tė bėhet nė komisariatin e policisė qė mbulon zonėn ku banon aplikanti, ose nėse kėrkesa bėhet nga toka e huaj nė pėrfaqėsinė konsullore ose diplomatike ku jeton nė kohėn e aplikimit kėrkuesi. Nenet 15 dhe 16 tė ligjit nr. 8389, datė 05.08.1998 "Pėr shtetėsinė shqiptare", pėrcaktojnė kushtet pėr heqjen dorė nga shtetėsia shqiptare pėr tė rriturit dhe tė miturit, duke nėnvizuar premtimin ose dhėnien e shtetėsisė sė vet nga njė shtet tjetėr, rezidencėn nė atė vend, mungesėn e ndjekjes penale dhe detyrimeve ligjore tė pashlyera nė Shqipėri, marrėveshjen prindėrore. Neni 15 pėr mbarimin e shtetėsisė shqiptare shprehet: Shtetėsia shqiptare merr fund me kėrkesė tė personit, kur ai plotėson kushtet e mėposhtme: 1. Ka mbushur moshėn 18 vjeē. 2. Nuk mbetet pa shtetėsi si rezultat i heqjes dorė nga shtetėsia shqiptare, meqenėse ka shtetėsi tė huaj, fiton shtetėsi tė huaj ose garanton se do tė fitojė shtetėsi tė huaj. 3. Ėshtė rezident nė njė shtet tė huaj. 4. Nuk ėshtė nė nė jekje penale pėr vepra penale, pėr tė cilat, sipas legjislacionit shqiptar, parashikohet dėnim me burgim jo mė pak se 5 vjet. 5. Nuk ka detyrime ligjore ndaj autoriteteve shtetėrore, personave juridikė dhe fizikė. Vendimi pėr njohjen e faktit tė heqjes dorė nga shtetėsia shqiptare mund tė revokohet, kur vdrtetohet se ish-shtetasi shqiptar, me vetėdije, ka pėrdorur tė dhėna tė sakta ose dokumente tė falsifikuara pėr lėnien e shtetėsisė". Shtetet kryesore qė u garantojnė shtetėsinė e vet shtetasve shqiptarė, si Gjermania, Austria, Hollanda apo edhe shtete tė tjera, u japin atyre njė afat dyvjeēar pėr pregatitjen e dokumentacionit dhe heqjen dorė nga shtetėsia shqiptare. Tė gjitha procedurat zgjasin nė njė afat kohor prej gjashtė deri nė tetė muaj, qė nga bėrja e kėrkesės deri nė miratimin apo revokimin e saj. Nė rastin e parė, shtetasit njoftohen pėr tė drejtat dhe detyrimet qė kanė si shtetas tė vendit qė kanė pėrfituar shtetėsinė por edhe tė vendeve ku qėndrojnė pėrkohėsisht. Nė rastin konkret, bashkėshortja e ministrit Lulzim Basha nuk ka njė pasaportė dhe qėndrimi i saj nė Shqipėri bėhet vetėm me njė dokument qė cilėsohet si leje dhe duhet tė rinovohet pėr periudha tė caktuara kohore, duke u paraqitur nė komisariatin e policisė qė mbulon zonėn ku banon. Si njė shtetase e huaj, Aurela Isufi (Basha) duhet tė paraqitet me njė dokument pėr cdo hyrje nė Shqipėri dhe nė varėsi tė shtetit qė ka marrė shtetėsinė, pas lėnies sė asaj shqiptare, mbase tė aplikojė edhe pėr vizė. Gjithsesi detyrimet financiare tė saj ndaj shtetit shqiptar kanė mbaruar qė me pagesėn e shumės prej 50 mijė lekėsh tė reja qė shoqėrohen bashkė me kėrkesėn pėr lėnien e shtetėsisė. Sepse bashkė me heqjen dorė nga kjo shtetėsi, Aurela Isufi (Basha) ka shmangur gjithė detyrimet e tjera qė rrjedhin nga kjo shtetėsi. Ajo nuk paguan taksa, as pėr pasurinė e shumtė nė emėr tė saj apo edhe tė bashkėshortit qė jo detyrimisht duhet tė ndėrrojė shtetėsi pasi e ka bėrė kėtė gruaja e tij. Dhe kjo tė paktėn ėshtė vetėm gjysma e sė keqes pėrderisa ėshtė njė ministėr. Megjithatė Basha ėshtė pa pėrgjegjėsi vetėm nga ana ligjore, sepse ana morale sigurisht qė ėshtė e implikuar. Pėr mė tepėr qė anėtari i kabinetit nuk gjen ndonjė shembull si i veti nė qeveri, qoftė edhe nė ato mė europianet. Gjithsesi ministrit i ka pėlqyer qė nga fillimi tė jetė unik nė rastin e tij dhe pėr kėtė me siguri e ndihmon mė shumė qė ėshtė i martuar me njė shtetase tė huaj.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard