Tiranë- Të kesh një superpasuri me siguri që nuk të kushton asgjë të paguash një taksë për secilën prej pronave të patundshme që ke në zotërim. Por nëse ke mundësinë të shmangësh edhe këto taksa, atëherë je edhe më i pasur. Dhe fati i madh i ka qëlluar sërisht ministrit më të pasur të kabinetit të Berishës, Bashës. Të gjithë janë njohur tashmë me shifrat marramendëse të pasurisë së tij, zyrtaret dhe jo zyrtaret, rrëfimet për mënyrat se si janë bërë këto para dhe ballafaqimi me llogaritë matematike që nuk janë e njëjta gjë. Tani del që familja nuk paguan as taksat për cdo metër katror që zotëron në kryeqytet apo në ndonjë qytet tjetër ku ka pronë. Kjo për faktin e thjeshtë se zonja e ministrit prej kohësh tashmë nuk është më një shtetase shqiptare. Një fakt i tillë mund të tingëllojë i cuditshëm dhe madje i pahasur në eksperienca të tjera të qeverive shqiptare apo ato të huaja, por lehtësisht i verifikueshëm në dokumenta zyrtarë. Bashkëshortja e ministrit të Basha, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe bashkë me të nga cdo e drejtë dhe detyrim që rrjedh nga kjo shtetësi. Nuk dihet arsyeja se pse Aurela Isufi (Basha) ka kërkuar të mos i përkasë më shtetësisë shqiptare, edhe pse si cdo shtetase e Shqipërisë, të paktën derisa dekreti i Presidentit ka miratuar lënien e kësaj shtetësie, ka të drejtën në bazë të Kushtetutës për të bërë një veprim të tillë. Në fakt janë me qindra ata qytetarë që për një arsye apo për një tjetër lënë shtetësinë e tyre shqiptare, por në listat e gjata që nga viti 2002 e në vazhdim nuk gjen ndonjë bashkëshorte ministri, apo gruan e ndonjë politikani të premtuar për ministër. As zyrtarë të shtetit dhe as familjarë të tyre që nga ky vit nuk kanë kërkuar lënien e shtetësisë shqiptare, kurse bashkëshortja e Lulzim Bashës është rasti i parë dhe i vetëm që gjithsesi nuk mund të shërbejë si model për t'u ndjekur. Për ata që janë kuriozë të dinë shtetësinë tjetër të gruas së ministrit, sepse duhet të ketë një patjetër kur kërkon heqjen dorë nga shqiptarja, mund të gjejnë një orientim në deklaratën e pasurisë së ciftit Basha, ku nuk mungojnë edhe pronat në shtete të huaja. Ndërkaq Aurela Isufi (Basha) lëviz nëpër Shqipëri me një dokument të përkohshëm, që nuk është pasaportë,por një leje qëndrimi që merret në komisariat të policisë.
Tiranë- Bashkëshortja e ministrit të Punëve Publike, Lulzim Basha nuk është një shtetase shqiptare dhe ky është një vendim i vetë saj. Neni 4 i ligjit 8398, datë 05.08.1998 "Për shtetësinë shqiptare" shprehet se "Askujt nuk mund t'i hiqet arbitrarisht shtetësia shqiptare. Çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të heqë dorë nga shtetësia shqiptare me kusht që të ketë një shtetësi tjetër, të ketë fituar një shtetësi tjetër apo t'i jetë garantuar nga organet kompetente të shtetit të huaj dhënia e një shtetësie tjetër". Me dekret të Presidentit të Republikës, numër 4117, asaj i është lejuar lënia e shtetësisë. Emri i Aurela Xhaferr Isufit është i dhjeti në listën e emrave që u është lejuar lënia e shtetësisë me këtë dekret të vitit 2004, në mbështetje të nenit 92, pika "c", të Kushtetutës, të neneve 15, 19 dhe 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 "Për shtetësinë shqiptare", bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Rendit Publik. Procedurat parashikojnë që kërkesa për lënien e shtetësisë të bëhet në komisariatin e policisë që mbulon zonën ku banon aplikanti, ose nëse kërkesa bëhet nga toka e huaj në përfaqësinë konsullore ose diplomatike ku jeton në kohën e aplikimit kërkuesi. Nenet 15 dhe 16 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 "Për shtetësinë shqiptare", përcaktojnë kushtet për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare për të rriturit dhe të miturit, duke nënvizuar premtimin ose dhënien e shtetësisë së vet nga një shtet tjetër, rezidencën në atë vend, mungesën e ndjekjes penale dhe detyrimeve ligjore të pashlyera në Shqipëri, marrëveshjen prindërore. Neni 15 për mbarimin e shtetësisë shqiptare shprehet: Shtetësia shqiptare merr fund me kërkesë të personit, kur ai plotëson kushtet e mëposhtme: 1. Ka mbushur moshën 18 vjeç. 2. Nuk mbetet pa shtetësi si rezultat i heqjes dorë nga shtetësia shqiptare, meqenëse ka shtetësi të huaj, fiton shtetësi të huaj ose garanton se do të fitojë shtetësi të huaj. 3. Është rezident në një shtet të huaj. 4. Nuk është në në jekje penale për vepra penale, për të cilat, sipas legjislacionit shqiptar, parashikohet dënim me burgim jo më pak se 5 vjet. 5. Nuk ka detyrime ligjore ndaj autoriteteve shtetërore, personave juridikë dhe fizikë. Vendimi për njohjen e faktit të heqjes dorë nga shtetësia shqiptare mund të revokohet, kur vdrtetohet se ish-shtetasi shqiptar, me vetëdije, ka përdorur të dhëna të sakta ose dokumente të falsifikuara për lënien e shtetësisë". Shtetet kryesore që u garantojnë shtetësinë e vet shtetasve shqiptarë, si Gjermania, Austria, Hollanda apo edhe shtete të tjera, u japin atyre një afat dyvjeçar për pregatitjen e dokumentacionit dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare. Të gjitha procedurat zgjasin në një afat kohor prej gjashtë deri në tetë muaj, që nga bërja e kërkesës deri në miratimin apo revokimin e saj. Në rastin e parë, shtetasit njoftohen për të drejtat dhe detyrimet që kanë si shtetas të vendit që kanë përfituar shtetësinë por edhe të vendeve ku qëndrojnë përkohësisht. Në rastin konkret, bashkëshortja e ministrit Lulzim Basha nuk ka një pasaportë dhe qëndrimi i saj në Shqipëri bëhet vetëm me një dokument që cilësohet si leje dhe duhet të rinovohet për periudha të caktuara kohore, duke u paraqitur në komisariatin e policisë që mbulon zonën ku banon. Si një shtetase e huaj, Aurela Isufi (Basha) duhet të paraqitet me një dokument për cdo hyrje në Shqipëri dhe në varësi të shtetit që ka marrë shtetësinë, pas lënies së asaj shqiptare, mbase të aplikojë edhe për vizë. Gjithsesi detyrimet financiare të saj ndaj shtetit shqiptar kanë mbaruar që me pagesën e shumës prej 50 mijë lekësh të reja që shoqërohen bashkë me kërkesën për lënien e shtetësisë. Sepse bashkë me heqjen dorë nga kjo shtetësi, Aurela Isufi (Basha) ka shmangur gjithë detyrimet e tjera që rrjedhin nga kjo shtetësi. Ajo nuk paguan taksa, as për pasurinë e shumtë në emër të saj apo edhe të bashkëshortit që jo detyrimisht duhet të ndërrojë shtetësi pasi e ka bërë këtë gruaja e tij. Dhe kjo të paktën është vetëm gjysma e së keqes përderisa është një ministër. Megjithatë Basha është pa përgjegjësi vetëm nga ana ligjore, sepse ana morale sigurisht që është e implikuar. Për më tepër që anëtari i kabinetit nuk gjen ndonjë shembull si i veti në qeveri, qoftë edhe në ato më europianet. Gjithsesi ministrit i ka pëlqyer që nga fillimi të jetë unik në rastin e tij dhe për këtë me siguri e ndihmon më shumë që është i martuar me një shtetase të huaj.
__________________
none
Page 1 of 1 sorted by
TiRaNaWeB.NeT -> Politika -> Skandali tjetër i Bashës-Gruaja e Ministrit, pa shtetësi shqiptare