Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Prapaskenat e njė krimi tė paralajmėruar nė Plenumin e Partisė. Pse u dogj Mehmet Shehu pėr tė ngritur larg figurėn e Ramiz Alisė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Prapaskenat e njė krimi tė paralajmėruar nė Plenumin e Partisė. Pse u dogj Mehmet Shehu pėr tė ngritur larg figurėn e Ramiz Alisė
Permalink   


"Loja politike" e Enverit pėr "gabimin politik" tė Kryeministrit


 



Misteret e pathėna tė njė dosjeje, e cila pėr nga koha dhe mėnyra e tregimit tė saj i ngjajnė njė "telenovele" 21-vjeēare, sekreti i sė cilės vazhdon ende tė ndriēohet vetėm nga guximi gazetaresk. Vrasja apo vetėvrasja e Mehmet Shehut, as qė do tė ishte hapur ndonjėherė, nėse njė letėr e papublikuar do tė sillte andrallat e pėrhershme nė tė tilla ngjarje. Megjithatė, djemtė e ish-kryeministrit tė Shqipėrisė kanė filluar tė flasin pėr tė vėrtetat e hidhura tė kohės sė Diktaturės, e shoqėruar me skandalin, ose ngjarjen mė tė rėndė tė (vet)vrasjes sė njė drejtuesi tė lartė tė shtetit shqiptar. Prapaskenat e atij krimi, nė kufijtė e tė cilit ka luajtur lojėn e saj Politika e Enver Hoxhės, apo e ndonjė tjetri, i cili donte tė futej nė hullinė e ngritjes nė detyrė, apo tė ndonjė "loje fitimprurėse" tė llojit "i besuar i tė parit", duket se i ka shėrbyer mjaft Mehmet Shehut, qė tė merrte guximin pėr t'i shkruar Enver Hoxhės dhe mė pas tė qėllonte veten me pistoletė. Sipas atyre qė janė thėnė deri tani, Mehmet Shehu kishte filluar rėnien politike, qė kur pranoi fejesėn e djalit tė tij me njė prej vajzave tė fisit Turdiu, tė deklasuara nė atė kohė, dhe madje tė para me syrin e fisit qė do "tė shkatėrronte" Shqipėrinė. Megjithatė dilemat e 17 dhjetorit tė vitit 1981, vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite, aq sa njė stėrmundim mė vete ka qenė edhe gjetja e eshtrave tė Mehmet Shehut nga djemtė e tij, kėrkime qė u sosėn shumė kohė mė vonė nga sa mendohej. Sikur tė mos mjaftonin persekutimet e djemve tė Mehmet Shehut dhe burgosjet e tij pėr veprimin "e gabuar" tė babait tė tyre, realisht, as atėherė dhe as tani, ata qė e shtynė Shehun nė kėtė krim nuk janė pėrmendur plotėsisht, por vetėm ėshtė aluduar pėr mbledhje "rrufe", raporti i kryeministrit tė asaj kohe dhe kritikat personale tė Mehmet Shehut pėrpara njerėzve qė sajuan "devijimet" pėr ta ēuar nė krimin e mbrėmjes sė ftohtė tė dhjetorit, duke u gdhirė data 18. Tė gjitha kėto janė pak. Djali i Mehmetit, Bashkim Shehu, ka ditur tė shpjegojė saktėsisht dhe me mėnyrėn e tij enigmat e njė krimi, pėr tė cilin pati atėherė jehonė, por qė edhe tani ka efektin e saj mjaft domethėnės.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard