Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Te pathenat dhe te panjohurat e Margarit Duras


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Te pathenat dhe te panjohurat e Margarit Duras
Permalink   


Botohen per here te pare disa fletore me shenime te shkrimtares legjende


Besonim se Margaurite Duras (Saigon 1914-Paris 1996) i kish treguar te gjitha. Femijerine e saj te varfer, por te kufizuar ne Indokine, adoleshencen traumatike ne kete vend, rinine e saj te veshtire, kompromisin politik, por edhe dashurite e saj. Por disa fletore te shkruara mes viteve 1943 dhe 1949, qe mbaheshin te fshehura ne nje dollap qe kur IMEC (Instituti i Kujtimeve dhe Botimit Bashkekohor) i trashegoi nga viti 1995, duket se kane plotesuar cka dinim deri me tani per shkrimtaren e famshme.

Duke ju referuar gazetes spanjolle “El Pais”, ka qene Shtepia Botuese POL, e cila ka botuar 446 faqe nen titullin “Cahiers de la guerre et autre texts” (Fletore lufte dhe tekste te tjera) ku jepen per here te pare shume te pathena te Duras. Per shembull, per kedo qe njeh vepren e Duras, figura e nenes, ne rrefimin e saj shfaqet mrekullueshem tek “Nje prite kunder Paqesorit”. Ajo eshte nje grua e cila lufton kunder fatit, nje heroine e pashprese qe perballet si dallget me oqeanin ne betejen e saj kunder korrupsionit administrativ. Ne se permendim “Dashnori” gjithashtu kujtojme delikatesen e te dashurit kinez, durimin e burrit te dashuruar dhe misterin qe e pret. Dhimbja na vendos perpara regresit, ne kampin e perqendrimit te Robert Antelme, antropolog dhe shkrimtar. Ne libra te tjere Duras na vendos ne kontakt me boten qe ka jetuar kur po mbaronte Lufta e Dyte Boterore.

Por, sipas gazetes “El Pais”, fletoret e botuar rishtazi tregojne nje grua tjeter, nje luftetare te cekuilibruar, qe duket se nuk duron dot menopauzen, qe ka veshtiresi te medha te menaxhoje femijet dhe sherbetoret e saj, apo edhe per nenen e saj qe nxit vajzen drejt prostitucionit kur i dashuri i duhet ta paguaj, pastaj nete me te pira ne Saigon, larg shtepise se shkaterruar qe nuk ndodhet perballe Paqesorit , por perballe detit te Kines.

Turpi i te qenit nje kolonizatore franceze, duket ne te gjitha shenimet e Duras. “Isha 15 vjec dhe shkova vetem ne kinema. Kur mberrita dritat ishin ende te ndezura. Ishte shpejt dhe filmi nuk kishte filluar. Ne fund te platese tre reshta ishin zene nga francezet. M’u desh te kaloja gjithe kinemane nen veshtrimin e platese. Vetem. Askush nuk te shoqeronte kur shkoje ne nje vend popullor. Nuk bere asnje hap pas. Kujtoj dhe nuk kujtoj se si eca. E gjithe bota me shikonte. Kurre nuk kishte pare ndonje te bardhe ne ate vend. Dija gjithcka qe mendonin kur une i mendoja ne te njejten kohe. Gjithcka vallezonte perpara syve te mi ne nje gjendje ireale te avancuar. Mbaja nje lidhje te ngushte me turpin qe gjithsesi ishte qesharak”, shkruan ajo.

Letersia, fuqia e lidhjes me kete moment, ankthi per ndertimin e nje jete, brenda struktures se nje tregimi, i pati dhene mesa duket nje tjeter dimension ketij turpi. Ajo, heroina e romaneve lufton kunder vetes ose eshte e dermuar nga turpi qe gjithsesi e vendos ne kontekstin e nje romani.

E reja Margaurite gjendet e ulur ne nje karrike, duke pare detin, me canten mbi gjunje dhe i duket pambarim momenti i shuarjes se dritave kur filmi do ta lejoje t’i iki asaj bote. E jema e qellon. Vellai i madh e qellon akoma edhe me fort. “Besoja se vellai im do te me vriste. Ai ma perplaste koken ne piano”. Dhe grushtet ndonjehere e conin ne krahet e Leos, i dashuri kinez.

Por jo gjithcka ne rrefimet e saj eshte e lidhur me Indokinen. Duras gjithashtu jep opinione mbi letersine dhe shfaq nje admirim te vecante per Shekspirin, Dostojevskin apo Molierin. ”Preferoj veprat- bija te frymezimit te letersise qe jane fryte te inteligjences njerezore. Por ne te vertete jam e ndjeshme ndaj inteligjences se kafsheve”, shkruan ajo. Dhe sic ndodh ne raste te tilla, eshte e detyrueshme te pyesesh mbi interesin real te ketyre fletoreve. A na japin te drejten te lexojme vepren e Duras nen nje hije tjeter? A merr personazhi i njohur ne kete rast nje dimension tjeter?

Karakteri i hapur autobiografik i krijimit te Duras ben qe keto fletore te kene nje vlere te vecante, t’i lexosh ndoshta si pjese integrale te se teres, pse jo edhe si nje kapitull me shume te nje libri te vetem qe perbehet nga romane, tregime, teater, apo kinema.



Mbi Margaurite Duras

Margaurite Duras lindi ne 4 prill 1914, dhe e kaloi femijerine e saj ne Indokinen Franceze. Ne 1932 ajo shkoi ne France ku studioi Drejtesi, Matematike dhe Shkenca politike. Punoi si sekretare ne ministrine e Kolonive nga viti 1935-1941. Ajo u martua me Robert Antelme dhe pati me nje femije qe i vdiq ne 1942. Po kete vit Duras njeh Dionys Mascolo, i cli do te behet i dashuri i saj. Gjate Luftes se dyte Boterore te dy moren pjese ne Rezistencen franceze. Duras mori pjese ne Partine Komuniste, nga e cila u perjashtua ne 1955. Ajo u divorcua nga burri i saj me 1946. Duras u njoh me romanin autobiografik “Nje prite kunder Paqesorit” 1950, dhe ne vitin 1948 me romanin “Dashnori”. Vepra e saj letrare perbehet nga dyzet romane dhe nga dhjetera pjese teatrale. Margaurite Duras ishte regjisore e disa filmave si “Kenga e Indise” dhe “Femijet”. Jeta e shkrimtares eshte nje roman mbi te cilen shkroi pa rreshtur. Shkaterrimi, dashuria, degjenerimi social jane fjalet kyce ne jeten e Margaurite Duras qe pasqyrohen ne te gjithe vepren e saj. Jeta e saj ne letersi eshte nje histori tronditese alkooli dhe merzitjeje, me fjale dhe me heshtje...!

Margaurite Duras vdiq nga kanceri ne fyt me 3 mars te vitit 1996 . Ajo prehet ne varrezen e Montparnasse.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard