Ndersa ministri i Arsimit deklaron se procesi normal i pranimeve ne universitete u mbyll me sukses, rektori Rrokaj ben thirrje te merret menjehere nje vendim sepse procesi i pranimeve po zvarritet shume
Mbetja e 350 vendeve bosh, pas skadimit te te gjitha afateve, ka shkaktuar reagime te ndryshme ne universitete, MASH dhe madje edhe ne politike. Keshtu, kreu i dikasterit te Arsimit Genc Pollo tha dje se procesi normal i pranimeve ne universitete eshte mbyllur me sukses. Ndersa rektori i Universitetit te Tiranes Shezai Rrokaj e konsideron situaten problematike. Ai ka kerkuar qe te gjendet nje zgjidhje e shpejte, pasi procesi i pranimeve po zgjatet pambarimisht.
350 kuota bosh
Kur Ministria e Arsimit nxorri para rreth nje jave udhezimin per lenien ne dispozicion te kandidateve 4 dite, mendoi se ato do te mjaftonin per t“u plotesuar vendet bosh. Ndersa, pas perfundimit te ketij afati dje ne oren 15.00 verejme se ne 4 dite, jane plotesuar vetem 247 kuota. Keshtu, me 4 tetor, dite kur doli udhezimi per regjistrime 4 dite rresht (deri dje ne mesdite), ishin 597 vende bosh. Sot, 5 dite me vone, jane plot 350 vende bosh. Ne top-liste vazhdon te jete dega e Shkencave Politike, ku gjenden 48 kuota te paplotesuara. Me pas vjen dega e Puneve Sociale, me 41 vende bosh, dhe Historia me 40 vende te paplotesuara. Ne drejtesi, dege qe ka qene me e kerkuara gjate viteve te tjera, pas regjistrimeve te djeshme kane ngelur ende 5 kuota bosh, ndersa edhe ne Ekonomik, ka 15 kuota te paplotesuara. Ne farmaci ka vetem nje vend bosh, ndersa ne infermieri dje mesohet te jene cregjistruar mjaft kandidate. Deri tani eshte plotesuar vetem dega e Stomatologjise dhe e Mjekesise se Pergjithshme, ndersa te tjera, jane ende larg plotesimit te kuotave. Dekanet e kane konsideruar kete vit te cuditshem, per shkak te vendeve te shumta qe kane ngelur bosh. Sipas tyre,m ne deget qe kane qene jashtezakonisht te kerkuara, mjaft studente nuk po preferojne te regjistrohen.
Rektori i Universitetit te Tiranes Shezai Rrokaj u tregua dje me realist, duke permendur problemin e vendeve bosh, dhe duke bere thirrje qe te nxirret nje udhezim i tille qe ato te plotesohen sa me shpejt. Sipas tij, po fillon viti akademik, dhe 350 studente ende nuk jane regjistruar per te hyre ne shkolle te larte. Sepse, akoma nuk e dine se ku perfitojne, per shkak te vendeve qe kane ngelur bosh. Procesi i pranimeve po zvarritet se tepermi, dhe eshte ne te miren e te gjitheve, qe ketij problemi t“i jepet nje zgjidhje perfundimtare tha rektori i Universitetit te Tiranes ne nje komunikim per Korrieri-n. Sipas tij, paralelisht me regjistrimeet, po behen edhe mjaft cregjistrime, ndaj eshte mire qe mos te vazhdohet me keshtu, por te gjendet nje zgjidhje me e shpejte. Si pasoje te vonesave, ai permendi faktin se afati i konvikteve perfundon, dhe studenteve qe kjane nga rrethet, por qe do te perfitojne nga keto vende bosh, mund t“u ike radha. Pra, mund te mbeten jashte. Sipas tij, fillimi i vitit akademik ne nje kohe qe vendet nuk jane plotesuar ende, mund te sjelle anomali.
Numri i kuotave te paplotesuara, sipas degeve ne UT: