Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Filmi shqiptar festivali zbulon plagėt


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Filmi shqiptar festivali zbulon plagėt
Permalink   


Regjisorėt flasin pėr problemet e shumta tė kinemasė nė Shqipėri. Mungon struktura e shpėrndarjes sė filmave shqiptarė


Duket se do tė duhet shumė kohė qė filmi shqiptar tė bėjė njė “jetė” normale. Ngėrēet nisin qė para se tė gjithė tė zbresin nė shesh-xhirim, aty ku ēdo gjė duhet tė llogaritet me qindarka, e deri te shfaqja nė ekranin e madh tė kinemasė. Nė Shqipėri ndodh rėndom qė filmi nuk e takon konsumatorin e tij. Dhe ky para sė gjithash, ėshtė publiku shqiptar. Deri mė sot, shijet e kėtij publiku janė diskutuar larg produksioneve shqiptare. Ai ėshtė pėrfshirė shpesh nė boshllėkun qė kinemaja jonė ka pasur pas viteve ’90 dhe kėtu bėhet fjalė kryesisht pėr filmat artistikė. Ka rreth njė javė qė salla e kinema “Millenium 2” i ka spektatorėt e saj qė nė orėt e para tė mėngjesit. Ēdo ditė ata kanė parė filmat shqiptarė qė bėnė paradėn 6-vjeēare nė edicionin e 12-tė tė Festivalit tė Filmit Shqiptar. Vėmendja e tyre ėshtė pėrqendruar nė kėto mjedise, pėr shkak tė popullaritetit qė ka vet filmi artistik. Do tė mjaftonte vetėm njė tapet i kuq, (njė imitim mė i vakėt i atmosferave tė festivaleve tė mėdha tė kinematografisė), qė tė tėrhiqte kureshtarėt. Ndoshta njė detaj i vogėl nė pamje, por tė tillė tė mbledhur sė bashku, pėrbėjnė publicitetin. Njė element shumė i nevojshėm, qė jo rrallėherė pėrjashtohet nga lista e domosdoshmėrive tė kinematografisė tonė. Pėrballė njėri-tjetrit dhe pėrballė gjykimit tė publikut, nė ekranin e madh projektohen 14 filma artistikė tė realizuar nė 6 vjet. Njė numėr shumė i vogėl krahasuar me pro-duksionet e para ’90-ės. Por situata ėshtė shumė absurde kur te publiku nuk kanė arritur filma qė janė realizuar para 3 apo 4 vjetėsh. Nė sallė ka shumė nga ata qė nuk i kanė parė ndonjėherė filmat “Tirana viti 0”(2001), “Lule tė kuqe, lule tė zeza”,(2003) “I dashur armik”(2004) etj. Por nė mes tyre ka nga ata qė e shikojnė pėr sė dyti apo edhe pėr sė treti. Megjithatė, kėtu bėhet fjalė vetėm pėr kryeqytetin. Tirana mendohet se ėshtė vendi qė ka jetėn mė tė gjallė kulturore. Po ē’ndodh nėpėr rrethe? Shansi i vetėm i filmit artistik pėr tė arritur nė kėto vende, ngelet ekrani televiziv. Kjo ėshtė njė mėnyrė zgjidhjeje, por qė pėrjashton magjinė dhe emocionet e ekranit tė madh. Nė kėtė kontekst, pėrveēse njė feste kinematografike, Festivali i Filmit Shqiptar bėri edhe njėherė tė dukshme udhėkryqin nė tė cilin ndodhet kinemaja jonė. Ngėrēi duket se qėndron diku tjetėr. Nė biseda tavolinash apo edhe nė konferencat e shtypit, tė gjithė regjisorėt, aktorėt e kineastėt, pranojnė se problemi mė i madh ėshtė distribuimi i filmit artistik shqiptar.
Shpėrndarja
Nė kohėt moderne publiku shqiptar jeton me nostalgjinė e filmave tė realizuar nė kohėn e diktaturės. Madje i kanė parė aq herė, sa batuta tė shumta kanė hyrė nė fjalorin e pėrditshėm. Sot prodhohet dhe konsumohet me kursim. Por edhe ato ngjarje apo ngacmime qė mundin tė pėrkthehen nė imazhe, janė nė dorė tė fatit. Me shpresėn se emri i njohur i regjisorit, apo nė qoftė se kanė mundėsinė e njė reklame disaminutėshe, tė mbushet salla e kinemasė. “Ne na mungon njė infrastrukturė e plotė e shpėrndarjes sė filmit nė Shqipėri. Nė Tiranė kemi vetėm njė kinema dhe shumė pak nė tė gjithė vendin”, - shprehet regjisori Pirro Milkani. Sipas tij, filmi ėshtė arti mė masiv dhe destinacioni i tij ėshtė publiku i gjerė. “Mund tė gjendet edhe justifikimi qė pėrmes shfaqjes nė televizion mund ta shohin dhjetėra, mijėra spektatorė ose pėrmes DVD-ve, por kinemaja do tė mbetet tempulli i kulturės kinematografike. Njė nga problemet qė ngrihet nė kėtė festival, ėshtė se sa kohė do tė vazhdojė qė ky metropol mund tė jetojė vetėm me njė kinema. Vendosja e ligjit tė drejtės sė autorit, respektimi i saj, lufta kundėr filmave tė piratuar, do tė krijojė mundėsinė qė tė rigjallėrohet kinemaja”, - shprehet Milkani, duke shtuar se ngritja e kinemave do tė stimulonte prodhim mė tė mirė, do tė konfrontonte nivelet dhe vetvetiu do tė tėrheqė spektatorin. Tė njėjtin mendim ndan edhe regjisori Mevlan Shanaj, kur shprehet se “Nėse nė Shqipėri do tė shtohej prodhimi kinematografik, ai nuk do tė mund tė shkonte dot te publiku. Nė momentin qė njė regjisor e realizon filmin e tij, ėshtė e drejtė e ēdo spektatori edhe nėpėr rrethe, qė ai ta shikojė atė. Ndėrsa nė tė gjithė Shqipėrinė ekzistojnė vetėm 5 kinema. Disa regjisorė kėtė e kanė zgjidhur nėpėrmjet kontratave televizive apo edhe nėpėrmjet shpėrndarjeve tė DVD-ve, tė cilat nė shumicėn e rasteve i hapin mė shumė rrugė piratimit. Pėr aktorin Niko Kanxheri ėshtė e natyrshme qė salla e kinemasė tė jetė e mbushur plot me publik. “Nė tė gjithė Shqipėrinė, gishtat e njė dore mund tė dalin tepėr pėr tė numėruar kinematė nė Shqipėri. Kinemaja ėshtė e mbushur plot dhe kjo ėshtė e natyrshme kur ka ndodhur qė filmat janė dhėnė nga njė javė dhe pastaj autorėt i kanė futur nė sqetull pėr tė ikur nėpėr festivale”. Ndėrsa regjisori Gjergj Xhuvani, problemin e kinemave dhe afrimin e publikut, e lidh edhe me cilėsinė e filmave qė realizohen. “Kinemaja ėshtė njė art qė ėshtė privilegj i vendeve tė pasura. Unė dua tė them qė duhet tė jemi tė lumtur qė prodhojmė kaq sa ē’prodhojmė. Problemi im ėshtė qė Qendra Kombėtare e Kinematografisė, bordet e ndėrtuara, tė pėrzgjedhin mirė autorėt e filmat, qė tė mos kemi humbje dhe firime tė mėdha. Ne nuk kemi kohė pėr tė humbur”
Por filmit shqiptar nuk i mungojnė vetėm kinematė. Nė asnjė buxhet qė miratohet te ne pėr realizimin e njė filmit, nuk pėrfshihet pjesa pėr ta reklamuar atė.
Propaganda
Por filmit shqiptar nuk i mungojnė vetėm kinematė. Nė asnjė buxhet qė miratohet te ne pėr realizimin e njė č
filmi, nuk pėrfshihet pjesa pėr ta reklamuar atė. Nuk ėshtė ēudi qė njė film shqiptar shfaqet premierė dhe shumica e publikut as qė e merr vesh se ēfarė bėhet. Se sa i rėndėsishėm ėshtė propagandimi, kėtė e ka treguar edhe ky festival filmi. Mjaftoi qė t’i kushtohej pak rėndėsi kėsaj ane dhe publiku e mori vesh qė nė Tiranė po zhvillohej njė javė njė festival filmi dhe qė mund tė shkonin tė gjithė tė shihnin. “Problemi i mungesės sė kinemave ėshtė vetėm njė anė. Kjo do tė ndikonte nė ngritjen e nivelit kulturor dhe edukimin e shijes, por ne na mungon propaganda. Nė njė film amerikan, rreth 40% e buxhetit i kushtohet reklamimit tė tij”,- shprehet regjisori Pepo. Nė fakt, regjisorėt e shohin tė pamundur propagandimin me buxhetin qė jepet pėr njė film. Pothuajse tė gjithė kėrkojnė bashkėproduksione pėr tė pėrfunduar njė film. Sipas tyre, ėshtė e pamundur qė me buxhetet qė akordohen pėr njė film, tė realizohet i gjithė produksioni. Por mė e pamundur ėshtė qė pasi tė bėjė xhiron nėpėr Shqipėri, filmi artistik shqiptar tė nxjerrė tė ardhurat e shpenzuara. Kostoja e njė filmi shkon nga 270 milion, “Lule tė kuqe, lule tė zeza” i Mevlan Shanajt, 400 mijė euro, “Yllka” i regjisorit Ylli Pepo & Maya Simon, njė milion euro “I dashur armik” i Gjergj Xhuvanit. “Do tė duhet shumė kohė qė filmi nė Shqipėri tė kthejė vetveten”, - shprehet producenti Arben Tasellari. Ylli Pepo shprehet se “Yllka” ka mundur tė nxjerrė fitime, por sepse ėshtė shfaqur nė kinematė e Zvicrės. Ndoshta kjo njė arsye, qė ėshtė kthyer nė njė qėllimshmėri e regjisorėve qė mendojnė fillimisht pėr konkurrime nė festivale ndėrkombėtare.


 


Ēmimet e Festivalit tė 12-tė tė filmit shqiptar


Filmi mė i mirė: “Kukumi” i regjisorit Isa Qosja
Regjia mė e mirė: Isa Qosja nė filmin “Kukumi”
Aktori mė i mirė: Ndriēim Xhepa nė “I dashur armik”
Aktorja mė e mirė: Luiza Xhuvani nė “Parrullat”
Skenari mė i mirė: Ylljet Aliēka “Parrullat”
Aktori mė i mirė joprotagonist: Faruk Begolli nė “Etjet e Kosovės”
Dokumentari mė i mirė: “Lira” i Sajmir Kumbaros
Filmi alternativ mė i mirė: “Gaz” i Bujar Alimanit
Filmi mė i mirė i animuar: “Les Fauves” Stefan Taēi
Fotografia mė e mirė: Afrim Spahiu nė “Lule tė kuqe, lule tė zeza”
Skenografia mė e mirė: Durim Neziri nė “I dashur armik”
Kostumografia mė e mirė: Durim Neziri Dhimitėr Theodhori nė “I dashur armik”
Muzika mė e mirė: Kujtim Laro nė “Lule tė kuqe, lule tė zeza”
Aktori i karrierės: Rikard Ljarja
Regjisori i karrierės: Viktor Gjika



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard