Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: PD, zgjedhje ne nje kohe me Serbine


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
PD, zgjedhje ne nje kohe me Serbine
Permalink   


INTERVISTA Flet zevendeskryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Pellumb Xhufi: Pse kundershtohet pika e marreveshjes per ndryshimin e Kushtetutes, refuzimi i shteses se anetareve te KQZ-se dhe frika se me vonesat, mazhoranca po pergatit manipulimin

Si do te bashkepunohet brenda forcave te majta gjate periudhes se percaktimit te kandidaturave per zgjedhjet vendore, ne nje kohe qe po zhvillohen debate ne distance per kryesim te bashkive nga njera apo tjeter force politike?

“Bashkepunimi ka nje objektiv te madh, qe eshte fitorja me cdo kusht e ketyre zgjedhjeve lokale. Ne funksion te ketij qellimi te madh, ne do te gjejme menyrat dhe skemat e bashkepunimit perfshire edhe caktimin e kandidateve. Ne po hyjme ne nje faze vendimtare te fushates elektorale, ne ate te identifikimit te kandidateve. Ne do te dalim sic kemi thene, me kandidate te perbashket. Duhet te kemi parasysh se keto jane zgjedhje specifike qe presupozojne nje lidhje te kandidateve me terrenin dhe me komunitetin ku jetojne dhe kjo sigurisht krijon parakushte qe aspekti i perkatesise politike te shihet ne menyre relative. Pra ne si Levizje Socialiste per Integrim kembengulim qe te paraqesim kandidatet tane ne ato zona ku kemi dhene prova qe LSI-ja eshte nje force e forte, ne ato zona ku jemi te sigurt qe kandidati yne do te jete me i miri qe do te mund te paraqese i gjithe koalicioni i majte dhe sigurisht kjo do t’i nenshtrohet nje dialektike diskutimi me partite aleate. Dua te them se nuk duhet dramatizuar ky proces, i cili eshte shume normal dhe ndodh kudo ne cdo koalicion. Sigurisht qe ka nje diskutim, ka nje debat, por ne fund do te gjendet kandidati me i mire mbi baze te disa parimeve qe jane konsideruar te perbashketa nga te gjitha partite perberese te koalicionit. Perfaqesimi mbi baze te forces reale politike dhe te perspektives te fitores qe paraqet cdo force politike, por edhe mbi baze te identitetit dhe integritetit qe paraqet cdo kandidat.

Eshte nje proces qe do te kete edhe veshtiresi debate, por ne fund do te zgjidhet ne baze te nje qellimi te madh qe ne kemi, pra te fitores ne zgjedhje qe per ne jane zgjedhje kyc dhe vendimtare per ecurine e metejshme te procesit politik ku ne jemi te percaktuar hapur qe do te mundohemi te zhvillojme zgjedhje te pergjithshme te parakohshme, ne menyre qe t’i evitojme vendit sakrifica dhe kosto te tjera politike, te cilat qeveria ‘Berisha’ ia ka dhene ne kete nje vit e pak qeverisje.”

Partia Socialiste ka deklaruar se skandali i certifikatave do te shoqerohet me bojkot te zgjedhjeve. Do t’i bashkohet LSI ketij qendrimi?

“Nuk eshte absolutisht i vetmi shqetesim problemi i certifikatave. Ky eshte nje shqetesim qe ne menyre te perhershme po kthehet here pas here. Nuk eshte hera e pare qe del problemi i certifikatave, doli dhe ne zgjedhjet e 3 korrikut ku pati manipulime te vertetuara dhe masive nga certifikatat false. Ka dale dhe para disa kohesh dhe doli dhe tani problemi i certifikatave te pacertifikuara, jo te rregullta, ne prag te zgjedhjeve. Ka nje tentative qe reflekton ne kete aspekt te certifikatave, qe pastaj lidhet me nje sere ceshtjes te tjera qe jane po ashtu shume te rendesishme per ecurine e zgjedhjeve. Ne kemi nje bllokim total te reformes zgjedhore pas marreveshjes se gushtit qe ju imponua Partise Demokratike, e cila po ben gjithcka per te sabotuar ecurine e reformes elektorale, ka bllokuar komisionin per reformen zgjedhore, ka bllokuar punen ne komisionet e tjera sic eshte ai i medias dhe edukimit per rikonstituimin e Keshillit Drejtues te Radiotelevizionit dhe KKRT-se, ka bllokuar njeheresh rikonstituimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, duke nxjerre tani pretekst ndryshimin e Kushtetutes. Dua te kujtoj qe LSI nuk ka qene per ndryshimin e Kushtetutes per kete pike per rikonstituimin e KQZ-se. Ne kemi insistuar dhe lufta jone ka qene pikerisht kjo, qe te hiqej anetari i KQZ-se qe u fut kontrabande ne 28 korrik nga mazhoranca dhe te zevendesohej me anetarin e propozuar nga partite e vogla te opozites, ashtu sic e kerkonte ligji.

Qe nje zgjidhje qe e kerkoi Partia Demokratike per te shtuar dy vende te reja ne KQZ, pra eshte ajo iniciatore per ndryshimet ne Kushtetute per kete pike dhe eshte mazhoranca qe duhet te marre iniciativen per ndryshimin e Kushtetutes. PD nuk po e ben nje gje te tille dhe po hiqet sikur na pergjerohet per Kushtetuten, kur te gjithe shqiptaret e dine se PD ne vitin 1998 e priti me shperthimet e dinamitit qe ishin te perditshme gjate gjithe fushates per referendumin e Kushtetutes, duke hedhur ne ere shtyllat e tensionit te larte dhe deklaratat publike te prera dhe te qarta qe ka bere lideri i saj se gjeja e pare qe do te bente kur te vinte ne pushtet do te ishte ndryshimi i Kushtetutes. Askujt PD nuk ja mbush dot mendjen se eshte e vendosur per te mbrojtur Kushtetuten. Nuk eshte ceshtja e Kushtetutes, por eshte ceshtja qe edhe pas nenshkrimit te marreveshjes kryetari i mazhorances deklaroi me terma te qarta, qe opozita te mos gezohet se ka arritur nje fitore, pra duke te lene te kuptohet qe ai nuk do ta njihte marreveshjen dhe realisht kete po ben dhe tani.”

Ne rast se do te vije nje marreveshje e oreve te fundit mes PD dhe PS per reformen zgjedhore, qe mund te rezultoje kercenuese per partite aleate te seciles pale, cili do te jete qendrimi i LSI-se? Kam ketu parasysh dhe deklaraten e kryetarit te PBDNJ-se Vangjel Dule.

“Nuk e kam lexuar deklaraten e zotit Dule, por gjej te justifikuar shqetesimin per ngecjen e reformes zgjedhore dhe per venien ne pikepyetje te zgjedhjeve te ardhshme lokale, ne kete aspekt Dule ka te drejte. Persa i perket pergjegjesive konkrete pastaj, ne jemi absolutisht te bindur si LSI qe ne ngecjen qe po krijohet dite per dite pergjegjesia kryesore dhe ekskluzive ne shume raste eshte e partise Demokratike. Cdo dite ose cdo jave mazhoranca nxjerr nga ndonje marifet te ri. Keshtu beri me certifikatat, keshtu beri me prefektet, keshtu flitet hapur edhe per vendosmerine per te mos ndryshuar Kushtetuten ne funksion te KQZ-se, keshtu flitet dhe per ceshtje te tjera dhe shkohet deri aty sa po perseritet deklarata absurde per vajtje ne zgjedhje ne menyre te njeanshme pa opoziten sic e ka artikuluar dhe Kryeministri, i cili eshte sigurisht frymezuesi i te gjitha ketyre qendrimeve te PD dhe mazhorances. Pergjegjesia vendimtare per ngecjen e procesit elektoral ne Shqiperi eshte padyshim e qeverise, e cila ka tentuar te ndertoje infrastrukturen e mashtrimit ne muajin korrik me ligje absurde dhe te paligjshme, eshte ajo qe bashkepunoi me PS per termat e marreveshjes. Ne si LSI nuk e gjejme veten ne cdo pike te marreveshjes, per ndryshimin e formules se KQZ-se nuk jemi dakord. Qe kembengulja e PD dhe mbeshtetja e PS dhe kur ka marreveshje ka dhe koncesione qe u arrit ne nje formule te tille. Tani qe behet fjale per ta zbatuar kete formule, PD thote qe nuk do te nderhyjme ne Kushtetute. Eshte ne pergjegjesine e tyre nese nuk duan te nderhyjne ne Kushtetute per kete ceshtje, le te zbatojne formulen me te rregullt, te heqin anetarin abuziv qe futen dhe te fusin anetarin e ligjshem te opozites. Keto jane te gjitha pretekste pa asnje baze, as politike, as morale dhe as ligjore dhe jane pretekste per te arritur diku. Ne tani duhet te vrasim mendjen se ku do te arrije kjo mazhorance qe insiston te shkoje ne zgjedhje ne muajin dhjetor, pa realizuar asnje standard ne nje kohe qe i jane imponuar nga nje rezolute e Komitetit Evropian ne muajin mars ku imponohet berja e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe riberja e ligjit elektoral. Me siguri kjo mazhorance do te kete probleme, qe per fat te keq do te reflektohen ne izolimin e vendit nese do te ecet me kete rruge. Ajo qe dua te ve ne dukje eshte insistimi per te zhvilluar zgjedhje ne dhjetor. Dua te kujtoj qe dhe nje vend tjeter insiston te beje zgjedhjet ne dhjetor dhe kjo eshte Serbia, e cila dihet perse i ka caktuar zgjedhjet ne kete muaj, per te shtyre percaktimin e statusit te Kosoves. Une nuk e di se cili eshte synimi i kesaj mazhorance dhe nese ka ndonje interkonjeksion midis vendimit te saj per te bere zgjedhje ne dhjetor pa vendosur asnje standard dhe vendimit te Serbise per te bere zgjedhje ne dhjetor per te sabotuar statusin e Kosoves.”

Do te marre pjese LSI ne zgjedhje nese zhvillohen ne dhjetor, nese do te kemi ndonje marreveshje PS-PD?

“Absolutisht jo, pa standarde. Kryetari i LSI-se Ilir Meta e ka bere te qarte qe ne hyjme ne zgjedhje qe neser, por duke patur nje proces me standarde, perndryshe ne nuk mund te behemi nje figurate e lojerave te ndyra qe ben kryetari i mazhorances. Vlen te theksoj se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike jane pjese te dy koalicioneve, te majtet dhe te djathtet. Nuk besoj se ne ceshtjen e reformes zgjedhore as Partia Demokratike, jo me PS-ja me te cilen LSI ka nje bashkepunim luajal, nuk do te guxojne te shkojne ne zgjedhje me koken e saj pa pyetur aleatet. Jam i bindur se ne gjirin e vet PD dhe te grupit te saj ka zera ndryshe. Obligimi per te bere zgjedhje te lira e te ndershme implikon ne radhe te pare qeverine dhe kjo qeveri dhe ky Kryeminister vetem nje dite pas zgjedhjeve te 3 korrikut beri deklaraten solemne se do te beje zgjedhje te lira dhe te ndershme. Do te jete pergjegjesia e tij personale qe kete radhe nuk do te kaloje thjesht sic ka kaluar deri me tani, ne rast se zgjedhjet do te deshtojne. Ne urojme qe te kete nje reflektim te minutes se fundit se jemi ne minuten e fundit dhe te kete nje kthese totale. Brenda 15 tetorit Parlamenti ka vendosur qe te realizohet reforma zgjedhore. Jemi 5 dite para 15 tetorit dhe nuk ka levizur asnje gje, por perkundrazi jane krijuar probleme mbas problemesh ne menyre artificiale. Perse? Une besoj se gjeja me spontane qe mund te bejme ne kete situate, eshte te shtrohet pyetja pse? Dhe ku eshte qellimi i kesaj. Pervec faktit se po pergatitet manipulimi, i cili eshte nje instikt i lindur i PD dhe kryetarit te saj, nuk gjej dot arsye tjeter pse krijohen tensionet dhe konfliktet.”


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard