Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Ndalimi i duhanpirjes nė publik do nisė nga aeroporti i Rinasit


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Ndalimi i duhanpirjes nė publik do nisė nga aeroporti i Rinasit
Permalink   


Porta hyrėse ajrore e Shqipėrisė, ka gjasa tė jetė i pari mjedis publik ku nuk do tė lejohet duhanpirja. Ish-ministri Leonard Solis, u shpreh se do tė ishte shumė pozitive nėse implementimi i kėtij ligji nis nė aeroportin “Nėnė Tereza”, si porta qė na lidh me vendet ku ky ligj aplikohet me sukses dhe kjo gjė reflektohet sė pari nė aeroportet e kėtyre vendeve. Ministri i Shėndetėsisė, Maksim Cikuli theksoi se ky projektligj nuk duhet kuptuar si njė nismė pėr tė ndaluar duhanpirjen nė publik, por pėr tė mbrojtuar shėndetin nga produktet e duhanit dhe se puna pėr hartimin e tij ka nisur vite mė parė. “Ka qenė njė moment shumė i rėndėsishėm, kur vendi ynė firmosi Konventėn pėr kontrollin e duhanit, e ratifikoi atė dhe tashmė jemi nė momentin kur ajo ėshtė bėrė efektive. Nga kjo konventė buronte detyrimi pėr hartimin e kėtij ligji”. Sipas projektligjit, monitorimi i mjediseve publike do tė bėhet nga policia bashkiake dhe ajo komunare. Pėr kėtė qėllim, Cikuli hodhi idenė e ngritjes sė njė lobingu nė Parlament pėr tė siguruar strukturat e nevojshme pėr njė implementim tė suksesshėm tė ligjit. Projektligji ėshtė diskutuar dje nė komisionin e shėndetėsisė dhe pas miratimit nga qeveria, do tė kalojė pėr miratim nė Parlament dhe pėrveē mbrojtjes sė shėndetit nga duhani, projektligji synon edhe mbrojtjen e frekuentuesit joduhanpirės tė bareve dhe restoranteve, kamarierėt e shtetasit e tjerė. Ministri Cikuli theksoi se zbatimi i kėtij ligji ėshtė mjaft delikat, sepse prek prodhuesit dhe ****ėsit e duhanit, por dhe tė gjithė shtetasit. Sipas njė raporti tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, 39 pėr qind e shqiptarėve janė duhanpirės, ndėrsa 29 pėr qind llogaritet duhanpirja nė vendet e BE-sė. Po sipas OBSH-sė, 22 pėr qind e sėmundjeve kanė si shkak duhapirjen, ndėrkohė qė kostoja financiare e trajtimit tė sėmundjeve tumorale me origjinė nga duhani, arrijnė deri nė 10 milionė euro. “Ky ėshtė njė ligj i rėndėsishėm qė i kalon caqet e shėndetit dhe tashmė ėshtė bėrė domosdoshmėri, pasi ne kemi ratifikuar konventėn pėrkatėse, kemi ndjekur dhe implementimin e tij nė vendet e tjera dhe nė fqinjėt tanė. Eshtė njė iniciativė shumė e madhe”, tha tritan Shehu, kryetar i Komisionit tė Shėndetėsisė.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard