Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Te lumtur, por pa femije


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Te lumtur, por pa femije
Permalink   






Gjithnje e me shpesh zgjedhin te mos bejne femije. Mbase edhe te mos martohen. Cka do te thote plakje dhe mosriprodhim i popullsise. Ja cfare ndodh ne kohrat moderne, kur permasat e ketij fenomeni kane filluar te perbejne vertete nje problem. Dhe jo vetem ne Shqiperi


E ulur te “Living Room”, nje prej klubeve me ne mode ne qender te kryeqytetit, Mirela Konomi shijon e qete pijen e radhes ne mbremjen e vone te se shtunes. Zgjedh jo rralle, se bashku me miqte e saj, qe fundjaven ta kaloje aty, nen tingujt e muzikes dhe larg rutines se aktivitetit te perditshem. Punon ne nje zyre te madhe avokatie ne Tirane dhe oret e lira nuk jane kaq te shpeshta gjate ketyre viteve te fundit. I eshte perkushtuar profesionit te vet dhe lidhjet serioze, martesa e aq me shume femijet jane, te pakten per momentin, vetem pjese e vazhdueshme e diskutimeve shoqerore. Dhe asgje me shume se kaq, pavaresisht se eshte nje femer e pjekur, bukuroshe dhe jo pak e kerkuar. Sepse Mirela eshte nje nga ato vajzat “moderne” te ketyre kohrave qe ka vene mbi gjithcka karrieren, dhe vetem ate. Beson se pavaresia eshte dicka shume e rendesishme per c’ka arritur te ndertoje deri me sot ne profesionin e avokates dhe nje kurorezim e aq me teper nje femije nuk do te bente tjeter vecse do ta pengonte ne projektet qe ka hartuar per veten. Nuk duket e shqetesuar edhe pse i ka lene pas te 35-at, por edhe sepse jo rralle mentaliteti klasik i problemeve qe mund te mbarte mospasja e nje femije per nje vajze qe ka kaluar nje fare moshe, e ndjek nga pas. Sidomos ne familje dhe rrethin e ngushte familjar. Kjo eshte edhe nje nga arsyet qe pranon te flase, por pa u fotografuar, pasi mundohet te shmange ate opinionin me te cilen padyshim qe do te identifikohej pas botimit te ketij shkrimi: “Kerkon burre”. Sigurisht qe i ndodh shpesh te gjendet ne qender te bisedave ku tema kryesore jane lidhjet: Burrat ngurrojne te pranojne pavaresine e grave, dhe kohen kur duhet te kene femije, ne qofte se duan t’i kene ata ndonjehere. “Ne fillim erdhi si zgjedhje e natyrshme. Ne vitet e para te punes mendoja per profesionin dhe asgje tjeter. Me pas ideja e te qenit e pavarur me beri te ndihesha mire, edhe pse jam e bindur se me kalimin e moshes, te pakten shanset per te patur femije vijne e zvogelohen”, thote Mirela. “Por, nuk do te martohem kurre me nje njeri thjesht per te patur nje femije me te. Nese ne moshen 40 vjecare do te vazhdoj te jem vetem, do ta marr ne konsiderate lindjen e nje femije vete”, shton ajo, pa e mohuar se kjo ide, disa prej njerezve te saj me te afert i duket e papranueshme. Dhe ne fakt, te pakten deri disa dekada me pare Mirela dhe bashkemoshataret e saj, me te cilet ndan te njejtin mendim do te quheshin te cuditshem. Shqiperia, ashtu si edhe disa vende te tjera evropiane, kryesisht fqinjet, njihet si shoqeri tradicionale ku martesa dhe krijimi i familjes se shendoshe predikohet qe ne femijeri. Jehona ende e fuqishme patriarkale dhe tabute religjioze i klasifikonin grate pa femije si lenesha, jo pjellore dhe nuk hezitonin te hidhnin dyshime mbi perqasjet seksuale te burrave ne moshe te mesme. Por, tani jo me.

Ne hapesiren e nje gjenerate, shoqeria me pikepamje te ngushta thuajse eshte zhdukur. Fale nje sere faktoreve, perfshire nje edukim me te mire dhe mundesite e punesimit per grate, te pakten ne zonat e medha urbane, Shqiperia eshte perfshire nga nje tendence e njohur edhe ne vende te tjera te botes: Renie e numrit te martesave dhe lindshmeri e ulet. Cka do te thote edhe nje popullsi me e plakur, qe nuk arrin te riprodhohet ashtu sic ndodhte deri pak vite me pare. U fol pak vite me pare per nje “baby boom” mes cifteve te reja shqiptare, por qe duket se u ndal pergjithesisht tek femija i pare. Per te rinjte e sotem, sic eshte edhe rasti i Mirela Konomit, femijet jane dicka shume e mire, nese behen ne kohen e duhur. Por, sigurisht keta femije nuk jane nje element i domosdoshem. “Kurre me pare mundesia e te mos paturit femije nuk ka qene kaq ligjore se sa tani, si per femrat edhe per meshkujt, ne shume shoqeri”, eshte shprehur Katerina Hakim, e cila ka studiuar fenomenin ne Shkollen e Ekonomise ne Londer. Dhe nese iu referohemi shifrave, Hakim duket se ka te drejte. Sepse fenomeni tanime ka prekur nder te tjere edhe vendin tone. Nese ne vitin 1990 koeficienti sintetik i fertilitetit, thene ndryshe numri mesatar i lindjeve per cdo grua ne Shqiperi ka qene 3 femije, ne vitin 2005 ky numer eshte reduktuar ne 1.6 femije per cdo grua. Mbase nuk eshte me e uleta ne Evrope, por gjithsesi mbetet nje shifer afer kufijve te cilesuar si “teper te ulet”. “Eshte nje fenomen qe ka lidhje drejtperdrejt me plakjen e popullsise”, thote Emira Galanxhi, shefe e sektorit te Demografise ne Institutin e Statistikave ne Tirane. Shifra e lindshmerise prej 1.6 femije per cdo grua e ben te pamundur riprodhimin e popullsise, sepse sipas studimeve, qe te realizohet nje gje e tille grate duhet te lindin me shume se dy femije. Te pakten shifra mesatare ne rang popullsie duhet te jete mbi dy”. Nderkaq pasojat e kesaj “mode” te re kane filluar te ndihen. Vetem 15 vjet me pare, mosha mesatare e popullise shqiptare ishte 27.4 vjec, ndersa sot ajo eshte rritur ne 31.7 vjec. Dhe nese do te vazhdohet me nje ritem te tille lindjesh, te dhenat nuk duken aspak optimiste. Aq me teper qe “ne te njejten varke” notojne edhe studimet qe flasin per numrin e martesave dhe divorceve. Te parat kane rene, edhe pse jo ne menyre drastike, ndersa divorcet po shtohen gjithnje e me shume. Studimet e INSTAT thone se ne vitin 1995 numeroheshin 27 mije martesa ne Shqiperi, ndersa dhjete vjet me vone ky numer ka rene ne 22 mije. “Nuk eshte nje shifer alarmante, por gjithsesi flet per renie te numrit te te rinjve qe vendosin te kurorezojne ne martese lidhjet e tyre”, shton Galanxhi, duke vene ne te njejten kohe perballe, vlerat ne shifra te divorceve, te cilat keto kohe duket se kane “fuqine” e vendimeve te cifteve te martuar. Ne vitin 1990 numeroheshin vetem 9.2 divorce per 100 martesa ne vendin tone. Nje vlere qe deri aso kohe tregonte se familja shqiptare ishte ende “e shendoshe”. Por vetem per pak kohe. Sepse ne vitin 2005 u arrit shifra e 18 divorceve per 100 martesa, se ciles po t’i shtohet dhe numri ne renie i lindjeve, tendencen e re qe ka perfshire ciftet per te mos patur femije, e ben shqetesuese. E vetmja gje qe duket se nuk ka ndryshuar, te pakten ne Shqiperi, eshte grupmosha e grave gjate se ciles dominojne lindjet e femijeve. Cka do te thote se femrat qe vendosin te lindin, ashtu si edhe ne vitet 90-te i perkasin moshes 25-29 vjec. Por a eshte vetem “karriera” fajtore? Sigurisht, tani ciftet pervecse jane te zena me pune pjesen me te madhe te kohes, duhet te mendojne mire edhe per financat qe kerkon nje femije me shume, cka sjell nje zinxhir arsyesh te tjera: Duan me shume kohe te lire per veten, me pak stres, me shume shoqerizim.

Por vendimi per te mos patur femije nuk i perket vetem Shqiperise. Perkundrazi, ne vendin e shqipeve tashme po mberrin jehona e nje dukurie boterore. E cila eshte e perhapur jo vetem ne Evrope, por edhe ne vende fare pak te ngjashem me njeri-tjetrin si Zvicra dhe Singapori, Kanadaja dhe Korea e Jugut. Te rinjte e zgjasin jeten pa femije deri ne moshe madhore, duke e shtyre kohen e lindjes se nje femije deri kur mbushin 40 vjec, ose me shume. Nje pjese qe rritet ne numer e mbyllin jeten edhe pa femije fare. Jeta kohore pa famije ne Gjermanine perendimore ka kapur 30 per qind te grave me universitet dhe te arsimuara, ndersa po rritet me shpejtesi ne klasat e uleta te burrave. Nje dukuri qe mund te krahasohet fare mire edhe me ate qe ndodh ne Shqiperi, ku numrin me te madh te te rinjve qe zene vend neper auditoret e universiteteve e zene femrat. Gjate vitit akademik 2004-2005, 71 per qind e te diplomuarve kane qene vajza kundrejt shifres prej 29 per qind te djemve, ose thene ndryshe nder kater te diplomuar ne fundin e vitit akademik 2004, tre kane qene vajza dhe vetem nje djale. Nderkaq ne Britani, numri i grave qe nuk kane nje femije eshte dyfishuar vetem ne 20 vitet e fundit. Ne Japoni, ku lindshmeria eshte minimale, 1.25 femije per grua, nje rekord prej 56 per qind e grave mbi 30 vjec jane ende pa femije, nga 24 per qind qe ishte ne vitin 1985. “Neso ato do te behen nena ose jo, do te percaktoje te ardhmen e Japonise”, eshte shprehur jo pa shqetesim, Miho Ivasava i Institutit Kombetar per Kerkimet e Popullsise ne Japoni. Nje studim i Institutit Demografik te Vjenes percaktoi se shume femra shpejtojne te kene femije pasi mbushin 30 vjec. Ne Greqi, per shembull, mesatarja e lindshmerise eshte 1.3 per grua. Por, nder femrat e lindura ne vitet 1960, kjo mesatare eshte 1.7 tek italianet, krahasuar me 1.2 per pjesen tjeter te popullsise, ndersa per gjermanet eshte eshte 1.4 per cdo grua, nje shifer paksa me e larte se ajo prej 1.3 qe eshte regjistruar ne Rusi.

Kjo prirje ka perhapur nje kulture te re te jetes pa femije. Ne Britani, po njohin nje treg ne rritje librat e tipit “Jeta pa femije dhe ta duash ate”, per te cilen gazetarja Niki Defago ka shkruar: “t’i lejosh femrat te vendosin mbi te paturit femije do te thote se ndjenjat e tyre jane shume normale”. Ndersa, te tjera grupe mbeshtetese te jetes pa femije jane care me dysh, qe nga “Vancouver-No Kidding” deri tek “British Childfree Association”.

Ne Japoni, prirja per te shtyre ose per te mos patur fare femije ka rritur grupin e produkteve si ai i furnitorit te mbulesave “Kameo’s Boyfriend Arm Pilloe”, sic ka rritur gjithashtu edhe numrin e pronareve te kafsheve shtepiake. Duke u bazuar mbi keta “zevendesues femijesh” te cifteve japoneze, kompania “Honda” eshte duke dizenjuar makina qe zevendesojne vendet e femijeve me arkat ku mbahen qente, dhe ka krijuar nje dhomez si dorashke me vend te mjaftueshem per nje qen te llojit pekinez. Ndersa ne Australi, zhvilluesit dhe agjente te real-estate jane fokusuar ne ngritjen e shtepive per cifte pa femije. Por krahas ketij “lulezimi” ekonomish nuk kane munguar as kembanat qe paralajmerojne efektet negative te ketij fenomeni sidomos ne plakjen e popullsise. Majde ata qe kane reaguar me shume duket se jane burrat. Politikane dhe drejtues te besimeve paralajmerojne per nje “epidemi” te cifteve pa femije qe mund te shteroje moralin e nje kombi; ata fajesojne kete fenomen qe po pengon popullsine te refuzoje, kolapsin e sistemeve te pensionit, madje dhe rritjen e emigracionit. Komentuesi konservator Frank Schirrmacher pershkruan nje “spirale te cifteve pa femije”, ku nje popullsi qe refuzon behet gjithnje e me ngurruese ndaj te pasurit nje femije. Raportimet e medias kane stigmatizuar “gruan e ftohte karrieriste”-duke i akuzuar ato se po i japin me shume rendesi punes se tyre, se sa te pasurit te nje femije. Nga Gjermania ne Rusi, po shtohen fjalet per sanksione ndaj ketyre cifteve. Ne Sllovaki, nje keshilltar i qeverise ne Keshillin Strategjik per Zhvillimin Ekonomik ka propozuar ne Mars te ketij viti te vendoset nje takse e vecante per te gjithe ato cifte sllovake pa femije te moshes 25 deri 50 vjec. Ndersa ne nje lob i fuqishem biznesi ka vendosur nje tatim mbi te ardhurat tek ciftet pa femije. Megjithate keto sanksione ende nuk kane dhene asnje rezultat. Sepse ne shumicen e vendeve, ne rastin me te mire, familjet po e kthejne ne nje norme te re shoqerore pasjen vetem te nje femije. Me pak fjale nje stil modern te jetuari. Nje stil qe prek drejtperdrejt shoqerine. E te cilit shume shpejt do te fillojne t’i ndihen pasojat, pavaresisht nese kohen e lire e kalon ne lokalet e qendres apo te periferise.

Grafik

Niveli i lindshmerise ne vende te ndryshme

Rusi 1.3 femije per grua

Japoni 1.25 femije per grua

Greqi 1.3 femije per grua

Itali 1.2 femije per grua

Gjermani 1.4 femije per grua

Shqiperi 1.6 femije per grua

Lindshmeria, martesat, divorcet dhe mosha mesatare ne Shqiperi

Viti 1990 – 3 femije per grua

Viti 2005 – 1.6 femije per grua

Viti 1990 – 27.4 vjec

Viti 2005 – 31.7 vjec

Viti 1995 – 27 mije martesa

Viti 2005 – 22 mije martesa

Viti 1990 - 9.2 divorce/100 martesa

Viti 2005 – 18 divorce/100 martesa



__________________
none


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Femijet mesojne ate qe perjetojne
------------------------------------------
Filozofia
Kenaquni me femijet tuaj tani
1. U beni me dije atyre qe nuk kane nevoje "ta fitojne"dashurin tuaj
2. Gezojuni cdo dite dhe bejani me dije femijes suaj se ju e doni ate vetem ngaqe eshte ai vete
Pranojeni individualitetin e femijes suaj
1. respektoni talentin, cilesite, ndjenjat, endrrat, synimet, fshehtesite, problemet dhe betajat e femijes tuaj
Ndjenjat dhe sjellja jane gjera te ndryshme
1. te gjitha ndjenjat jane te pranueshme por me rendesi eshte te caktohen rregullat e sjelljes.
2. Njihni ndjenjat ambivalente te femijes suaj dhe ndihmojeni ate qe ti shfaq ndjenjat e veta ne menyre konstruktive
Behuni aleat , jo kritik
1. Askush nuk eshte i perkryer, prandaj as ne nuk mund te presim te perkryeren nga femijet tane
2. Pranoni gabimet tuaja dhe te femijeve tuaj dhe trajtoni ata si mundesi per te mesuar dhe per te perparuar.
3. Kini parasysh fazen zhvillimore te femijes suaj dhe me te pershtatni pritjet tuaja.
4. femijet e vegjel jane implusiv dhe konkret. Sigurohuni qe e keni perqendrimin e femijes dhe qe ai e kupton ate per te cilen ju flisni kur e luteni qe te beje dicka ose kur i jepni ndonje informacion.
Eduko femijen drejt
1. Perdor rregulla te reja te drejta qe te mund ti zbatosh dhe ti spjegosh mire
2. Jeni konsekuent ne metodat tuaja disiplinore
3. Perdorni fjale qe ia bejne me dije femijes suaj se cfar ju prisni nga ai
4. Perdore TIME OUT-in dhe pasojat logjike e natyrore ne vend te cirrjes e ndeshkimit fizik
Vlerat
1. Behuni model i mire i kujdesit, i komunikimit, i sjelljes dhe i mardhenjeve
2. Behuni shembull per sjellje dhe ia beni me dije femijut se cfar ju pelqen ne veprimet e tije
3. Promovojeni empatin. Diskutoni per efektet e sjelljes se tije te tjeret.smilesmilesmile


__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard