Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: I famshem per nje nate


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
I famshem per nje nate
Permalink   












I famshem per nje nate






Gjergj Leka rrefen projektin me te ri qe do te riktheje ne ekran. “Endrrat ne sirtar” te 20 personazheve te panjohur, te cilet te pakten per nje nate do te prekin deshiren me te madhe te jetes. Dhe dashuria e re qe duket se do ta mbaje pergjithmone artistin ne Tirane


 


Nje limuzine e zeze luksoze qe zgjon jo pak kuriozitetin e kalimtareve te zakonshem, prej ditesh vertitet perreth njeres prej rrugicave prane she**** “21 Dhjetori”. Kushdo ne pamje te pare mund te besoje se nje personazh VIP apo dikush me shume pushtet ka vendosur te beje nje vizite te papritur ne ate zone te zhurmshme te Tiranes. Te thyeje monotonine e perditshme qe endet mes borive te vargut te gjate te makinave dhe pluhurit qe mbizoteron ngado. Cdonjeri prej kalimtareve te shumte ka arritur te imagjinoje edhe me te pamunduren keto dite, deri ne momentin kur nga hapesira e bollshme brenda makines tunduese kane dale vetem nje grup i ri kameramanesh, fare te pavemendshem ndaj efektit qe kane shkaktuar nderkohe ne rruge, e qe te gjithe perqendrimin ia kane perkushtuar as me shume e as me pak, vetem nje personazhi, krejt te panjohur. Qe mund te ndodhe te jete nje grua jo fort e re ne moshe, por qe cuditerisht si destinacion ka pasarelen e nje sfilate mode. Mund te jete nje burre, krejt i panjohur, por qe do t’i drejtohet nje stadiumi te mbushur plot me njerez qe do te bejne tifo per te, por edhe ndonje vajze e re qe merr rrugen drejt Rinasit per te fluturuar drejt nje endrre qe e ka deshiruar gjithmone, por qe nuk e ka prekur dot: Spektaklin e Maria de Filipit… Mund te jete kushdo. I cdo moshe dhe profesioni, e mbi te gjitha personazh jopublik. I cili te pakten per nje nate do te behet jo vetem person VIP, por mbi te gjitha do te shijoje realizimin e endrres me te madhe te jetes. Ate qe nuk besonte se do ta prekte ndonjehere. Dhe kjo nuk eshte aspak historia e nje filmi apo nje seriali te tille. Eshte nje reality-show, pas se cilit “fshihet”, Gjergj Leka. Kompozitori i njohur i fundviteve ’80 do t’i rikthehet serish skenes, me nje tjeter “cmenduri”. Kete radhe me nje format ndryshe, te cilin e ka permbledhur me titullin “Enderr ne sirtar”, e ku per 20 puntata me radhe do te realizoje shume deshira te pamundura per shumekend.

Ashtu sic do te ndodhe ne fund te fundit edhe me vete Gjergjin. Madje historia e jetes se tij ka qene shtysa e pare qe e coi drejt idese per nje cikel te tille emisionesh. Sepse ne rinine e hershme edhe ai ruante nje “enderr ne sirtar” per te ardhmen e vet. Dhe mos u genjeni, ajo nuk ishte muzika. “Te gjithe kemi nje enderr qe nuk e kemi realizuar dot”, thote kompozitori. “Edhe une dikur doja te behesha basketbollist dhe nuk ia dola dot. Familja ime me lejonte te frekuentoja sportin, me kushtin qe une te mos hiqja dore nga pianoja, dhe kjo ndodhi deri kur lendova gishtin e madh te dores dhe humba vitin shkollor, sepse nuk luaja dot ne piano. Dhe qe nga ai moment basketbolli m’u ndalua”. Keshtu, me kete rast, edhe vete ideatori, por edhe prezantuesi i “Endrres ne sirtar” do t’i jape pervec te tjereve, edhe vetes mundesine te preke, te pakten per nje nate deshiren e hershme. Thene ndryshe do te behet edhe vete Gjergji nje prej personazheve te spektaklit te tij, kete here protagonist ne nje fushe basketbolli e rrethuar nga shume spektatore qe kete radhe do te brohorasin per Gjergjin sportist. Nderkaq formula do te jete e njejte edhe per shume personazhe te tjere, te perzgjedhur nga kompozitori per emisionin e tij. Ndersa deshirat jane nga me te ndryshmet. “Nuk ka asgje te studiuar”, tregon Gjergji. “Ky cikel spektaklesh i eshte kushtuar njerezve te thjeshte dhe endrrave te parealizuara te tyre. Dhe te jeni te sigurt qe te tille ka shume. Sepse edhe une vete i perkas nje brezi te djegur. Njoh njerez dhe kam miq qe kane nderruar profesion apo i kane lene pas dore deshirat e tyre, per shkak te kushteve qe u ofroi jeta”. Dhe ketu futet ne loje ideja e Gjergjit. Kamera e drejtuar prej tij, per tre muaj me radhe, do t’i ndjeke personazhet kudo ku jane. Ne vendet e punes apo ne familjet e tyre. Do t’i prezantoje, do te njihet me ta dhe do t’u zbuloje te “fshehtat”. Me pas ne castin magjik, ku gjithcka eshte e mireorganizuar, nje makine luksoze do t’i transportoje drejt endrres. Kudo qofte ajo. Deri me tani, me aq sa mund te zbuloje kompozitori, personazhet jane te shumte: Gra qe kane enderruar gjithe jeten sfilaten ne nje pasarele, te rinj qe duan te takojne idhujt e tyre, qofshin ata edhe ne vende te tjera te Evropes, kengetare qe kane enderruar te interpretojne me nje ze te njohur boteror… por edhe ndonje personazh i njohur, politikan a biznesmen me emer qe mund te jete instrumentist apo muzikant shume i mire, i cili do te hedhe tutje kostumin serioz per t’u shnderruar ne artist. “Te gjithe do te trajtohen si VIP-a, madje emrat e tyre do te lakohen edhe ne kronikat roze te te perditshmeve te kryeqytetit, ne menyre qe ata ta ndjejne me te vertete famen e tyre, deri ne castin final”, thote Gjergji, duke shtuar se e gjitha kjo do te filloje te shfaqet ditet e para te janarit ne nje nga ekranet shqiptare, ne nje cikel spektaklesh prej 20 puntatash. “Shpresoj te kemi nje bashkepunim te mire me ambasadat, sepse kemi edhe raste kur endrrat e personazheve tane i kapercejne kujfijte e Shqiperise. Ndaj do te kemi vertete nevoje per ndihmen e tyre”, thote ai. Megjithate kompozitori qe tanime ka veshur kostumin e regjisorit dhe prezantuesit, nuk ka nder mend te mjaftohet me kaq. Sepse tek “Enderr ne sirtar”, do te zene vend edhe diletantet, qe mendojne qe jane shume te mire si artiste, por qe ne fakt nuk jane te tille. Dhe qe padyshim nuk mund t’i shpetojne rubrikes satirike qe Gjergji ka ideuar nderkohe. “Eshte ana humoristike e spektaklit”, thote ai. “Ata do te vihen perballe proves se nje interpretimi “live”, dhe gjithcka do te dale zbuluar”. Me te njejten peshe sic do te promovohen talentet e vertete qe ka zbuluar Gjergj Leka. Te rinj qe do te interpretojne ne skena te ndryshme apo ne studion qe ai e ka gati tashme.

Megjithate, ne kete sipermarrje Gjergj Leka nuk eshte krejt i vetem. Pas tij eshte grumbulluar nje skuader e tere se bashku me nje nga miqte e vjeter, Agron Celia, me te cilen kompozitori ndan edhe shume projekte te tjera qe nderkohe kane marre jete. E para eshte Qendra Nderkombetare e Spektakleve “Pentagram”, e celur vetem pak dite me pare, ku po realizohet edhe ky reality show. Per cudi, asnje prej atyre njerezve me te cilet kompozitori ka zgjedhur te punoje, nuk eshte i njohur. Perkundrazi. Jane te gjithe te rinj, vajza dhe djem te sapodiplomuar, tek te cilet ai ka me shume besim. Madje edhe ne produksionin e “Endrres ne sirtar” Gjergji ka vene perkrah nje regjisore te re, Esmeralda Stafen, me te cilen do te realizoje nje spektakel qe sic sqaron ai vete, nuk eshte kopjuar askund. Dhe jo vetem kaq. Ne Qendren “Pentagram” stafi i zgjedhur i Gjergjit e ka nisur “aksionin”. E ngritur si filial i Qendres Nderkombetare te Spektakleve qe ndodhet ne Trieste e ne Rusi, e cila synon qe te talentuarit t’i beje artiste, zyrat e reja te ngritura fare prane Fakultetit te Ndertimit do sherbejne si shkolle 6-mujore ku te rinjte do formohen me tej ne fushen e kenges, baletit e instrumentit per te qene te gatshem qe te perballen me skenen. Ata do perzgjidhen me ane te nje konkurimi qe ka nsiur nderkohe, fillimisht me qytetet afer Tiranes e me pas kudo ne Shqiperi. “Numri i nxenesve fillimisht do jete i kufizuar, pasi per momentin mundesite qe ofron qendra jane te tilla”, thote Gjergji. Do kete 25 nxenes per kengen, 25 per baletin dhe 20 per instrumentin. “Te gjithe nxenesit e qendres do marrin njohuri jo vetem mbi fushen per te cilen studiojne, por edhe fusha te tjera te domosdoshme ne boten e spektaklit”, sqaron kompozitori. “Nje nxenes i kenges nuk do te mesoje vetem si te mbaje mikrofonin, apo lenden e solfezhit, por edhe menyren si te sillet ne skene, do marre leksione baleti e do mesoje edhe nje instrument. Nuk do merren njohuri vetem mbi muziken moderne, por edhe traditen e muzikes shqiptare, qofte kjo e lehte apo folklorike”. Nderkaq ne stafin e tij do te vijne nga Italia koleget e Gjergjit, me te cilet punon prej vitesh ne Trieste; Enkeleida Kodra, rusja Viktoria Morgum, por edhe shume profesore te tjere italiane. Te gjithe per t’i dhene nje dore Gjergj Lekes qe edhe kete here premton te beje dicka ndryshe. Jo vetem nje shkolle arti, por edhe nje spektakel te ri, ku gjithkush mund te gjeje veten dhe te shijoje famen… qofte edhe per nje nate.

Ne krahet e nje dashurie

Qe Tirana i priu per mbare Gjergj Lekes, kete nuk mund ta vere me askush ne dyshim. I rikthyer pas shume vitesh, kompozitori i bujshem i recitaleve dhe emisioneve “Koha ne pentagramin tim”, u rishfaq shkurtin e shkuar ne koncertin e “Shen Valentinit”, ne skenen e Pallatit te Kongreseve, dhe ashtu “sic di ai”, beri serish zhurme. Sepse nuk ishte vetem. Interpretoi me Eden, ish-bashkeshorten, por edhe vajzen e tij, Dorina. Dhe u vu perseri ne qender te vemendjes, edhe pse ne ate fillim ndihej i sigurte kur thoshte se do te rikthehej shume shpejt ne Itali. Por, duket se planet kane ndryshuar kah seriozisht kete here. Dhe jo vetem pse Gjergji ka hapur nje qender spektaklesh apo po merret me realizimin e nje cikli te ri emisionesh. Kete radhe duket se kompozitori i paparashikueshem ka “ngecur” me gjithe mend ne Tirane. Madje, mundet edhe pergjithmone. Arsyeja? Sigurisht nuk eshte ekrani, por nje dashuri me shikim te pare. Kompozitori i lakuar, por edhe i kerkuar 40-vjecar prej tre javesh bashkejeton me nje vajze disa vite me te re ne moshe, qe kete here vjen nga bota e artit, edhe pse nuk eshte aq e njohur sa miku i saj. Dashuria e re qe duket se ia ka marre jo pak mendjen Gjergjit, shume shpejt mund te kthehet edhe ne dicka serioze, ne nje kurorezim, qe do ta mbaje perfundimisht Gjergjin ketu. Megjithate per momentin, artisti ka vendosur ta mbaje sekret emrin e shpirtit binjak. Ndaj dhe shtepine e kane zgjedhur larg qendres dhe syve kureshtare, por edhe lidhjen e mbulojne me miqte e shumte qe nuk i lene asnjehere vetem. Te pakten tani per tani. Sepse Gjergji nuk do te donte qe mikja e tij te behej e njohur ne kete menyre. Edhe pse duket jo pak i kenaqur qe rikthimi i tij ne Shqiperi mori kete rrjedhe. Me sa duket rishfaqja ne skene per t’i kenduar dites se te dashuruarve, edhe pa e ditur ai vete, kishte parathene gjithcka…

Edhe nje here Koncertet e Pranveres

Se bashku me projektet e Gjergj Lekes pranveren e ardhshme do te rikthehen edhe Koncetet e harruara te Pranveres. Keshtu ka premtuar kompozitori diten e celjes se Qendres Nderkombetare te Spektakleve “Pentagram”. Nje iniciative e re, qe per me nostalgjiket do te risjelle ne skene spektaklin e gjalle, pa superpozime dhe kenge komerciale. “Do te jete festivali yne, nje perpjekje per te rikthyer “Koncertet e Pranveres” ku gjithcka do interpretohet live nga orkestrantet e kengetaret. Mendoj se tani eshte momenti i duhur per ta bere nje hap te tille, per te treguar vlerat e verteta te muzikes shqiptare dhe te artisteve qe do marrin pjese ne te”, thote Gjergji. Cka do te thote qe festivalet e quajtur “Kenget e stines”, pas disa vitesh heshtje do te rigjallen, per ti shtuar skenave te medha shqiptare edhe nje tjeter aktivitet, qe dikur ishte nje nder me te rendesishmit.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard