Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Luka Toni tha se skuadra e pėrqafoi trajnerin, qė po kalonte njė moment tė vėshtirė. Edhe Gatuzo e mbėshtet


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Luka Toni tha se skuadra e pėrqafoi trajnerin, qė po kalonte njė moment tė vėshtirė. Edhe Gatuzo e mbėshtet
Permalink   


"Axurrėt": Fitoren ia kushtojmė Donadonit


Kapiteni Kanavaro ėshtė mėsuar me gjėrat praktike. Pėr kėtė arsye, atyre qė e pyesin pėr lojėn e bukur, ai u pėrgjigjet: "Morėm tri pikėt..." Po, mė mirė kėshtu. Sfida ndaj Ukrainės u kalua me sukses dhe rruga pėr nė europian u rihap, mjafton qė nė Gjeorgji tė mos bėhet ndonjė gabim i rėndė. "Duhet tė vazhdojmė nė kėtė mėnyrė dhe tė pėrpiqemi t'i fitojmė tė gjitha ndeshjet." Pak a shumė i njėjti koncept qė shprehu edhe Del Piero. "Fitorja ishte e stėrmerituar, por pėr t'i dhėnė vazhdimėsi, duhet tė fitojmė tė mėrkurėn."
Goli i tretė i Tonit - Pėr momentin ka menduar Luka Toni pėr tė shėnuar, i cili, pasi e fundosi Ukrainėn me njė dygolėsh nė botėror, tė shtunėn vendosi edhe vulėn e tretė. "Ėshtė njė skuadėr qė mė sjell fat, - shpjegoi qendėrsulmuesi, - dhe kėsaj here mendoj se shėnova njė gol tė madh. Nuk ishte e lehtė tė gjeje hapėsirat e duhura, por nė fund ia dolėm mbanė dhe ishte e drejtė ta pėrqafonim Donadonin, i cili sikurse edhe ne po kalonte njė moment tė vėshtirė. Penalltia ndaj meje? Ishte mjaft e qartė."
Numri 10 - Me "bekimin" e Franēesko Totit (pasdite i kishte telefonuar Xhixhi Rivės pėr ta uruar kombėtaren tė fitonte), ēėshtja e fanellės numėr 10 u zgjidh nė mėnyrėn mė tė zgjuar: ajo iu dha njė tjetėr romanisti, De Rosit. "Nuk mė rėndoi. Le tė themi se ia mora hua njė miku vėllazėror. Megjithatė, edhe kėsaj here Italia tregoi se ėshtė njė skuadėr shumė e fortė." Pirlo ka qenė pragmatik. "E rėndėsishme ishte tė fitonim. Qė tredhėmbėshi tė funksionojė, duhet ta provojmė mė shpesh."
Grinta - Nė fund tė ndeshjes u panė buzėqeshjet e Iakuintės, Di Natales dhe Zambrotės, ndėrsa fytyra mė e zymtė ishte ajo e Bufonit. "Nuk jam i inatosur, ndihem vetėm disi 'i ēuditshėm'. I kishim parashikuar vuajtjet. Pritjet e mia? Bėra vetėm detyrėn time. Ndeshja ishte e vėshtirė dhe nėse nuk do tė kishim fituar kėsaj here, do tė kishte qenė njė rezultat negativ." Donadoni do tė rrezikonte shumė. "Ia kushtojmė atij kėtė sukses, - tha Gatuzo. - Rezultati ka qenė i drejtė. Na mungojnė vetėm dy pikėt qė lamė ndaj Lituanisė." Por Italisė do t'i mungojė edhe vetė milanisti (i pezulluar) ndaj Gjeorgjisė. Ndėrkohė ėshtė e logjikshme tė mendohet se do tė ketė edhe rotacion, kur mund tė luajnė qė nga minuta e parė Kamoranezi, Pirlo dhe Nesta. Nė Tbilis, Italinė do ta presė njė atmosferė shumė e tendosur, kjo pėr shkak edhe tė krizės diplomatike tė Gjeorgjisė me Rusinė. Ndoshta njė rezultat i mirė ndaj kampionėve tė botės mund tė pėrdorej edhe si pasqyrė e rėndėsishme politike.
Ėndrra e Odos - Odo shėnoi dhe festoi duke marrė edhe tė birin nė dhomat e zhveshjes. "Kėshtu e kisha ėndėrruar golin tim tė parė pėr Italinė. Pashė pėrreth: Del Piero nuk ishte, kėshtu qė ia mora pėrgjegjėsinė Pirlos dhe De Rosit. Sa i rėndė ishte topi nė ato ēaste? Nė pėrgjithėsi jam gjithnjė i sigurt. Ishte e rėndėsishme ta zhbllokonim rezultatin dhe pėr fat tė mirė ia dolėm mbanė. Ishte njė ndeshje e vėshtirė, njė fitore e merituar dhe njė fitore e grupit."



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard