Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Lajmet e dites


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Lajmet e dites
Permalink   






ATHINĖ. Disa fshatra pranė Selanikut u pėrmbytėn sot nga reshjet e shumta dhe nė zonė u shpall gjendja e jashtėzakonshme, njofton shėrbimi i Mbrojtjes Civile. Shtatėdhjetė e pesė zjarrfikės shkuan nė vendin e ngjarjes me 25 automjete pėr tė shpėtuar banorėt, njoftojnė burime pranė shėrbimit tė zjarrfikėsve.




15:16

BAGDAD. Dy ushtarė amerikanė u vranė dje nė dy incidente tė ndryshme nė Irak, njėri ushtar u vra nė Bagdad, ndėrsa tjetri nė veri tė vendit, deklaroi sot ushtria amerikane. Njė ushtar i cili po patrullonte pjesėn veriperėndimore tė Bagdadit, "u vra dje nga terroristėt", bėn tė ditur ushtria amerikane. Ndėrsa njė ushtar tjetėr amerikan u vra si pasojė e shpėrthimit tė njė bombe artizanale nė Mosul, 370 kilometra nė veri tė Bagdadit, theksoi ushtria.




14:43

DURRĖS. Njė 25 vjeēar nga Tirana ėshtė bllokuar nga forcat e Policisė sė Qarkut tė Durrėsit, pasi kishte kėrcėnuar me njė granatė udhėtarėt e autobusit tė linjės Durrės- Tiranė. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut bėnė tė ditur se forcat e policisė kanė arrestuar shtetasin Ardian Sina, 25 vjeē, nga Tirana, i cili kishte kėrcėnuar pėr motive ende tė panjohura, udhėtarėt e autobusit tė linjės Durrės- Tiranė. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 13.50 nė superstradėn Durrės - Tiranė. Burimet bėnė tė ditur se kanė marrė njoftim nga njė prej udhėtarėve dhe kanė arritur tė bllokojnė autobusin nė njė pikė karburanti pranė Sukthit, 10 kilometra larg Durrėsit. Sipas burimeve, ende nuk dihen motivet qė kanė shtyrė 25 vjeēarin nga Tirana qė tė kėrcėnojė me granatė nė dorė udhėtarėt e autobusit tė kėsaj linje.




14:12

TIRANE. Nėnkryetari i Partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, Pėllumb Xhufi, u shpreh gjatė njė prononcimi pėr mediat, se "maxhoranca ka bllokuar zbatimin e pikave tė marrėveshjes sė nėnshkruar nė fund tė gushtit nga dy partitė e politike PS-PD" . Nėnkryetari i LSI-sė, Xhufi, tha se " padyshim skandali i ēetifikatave ėshtė njė skandal i pėrsėritur nė nivelin mė tė lartė kėsaj rradhe dhe qė pėrbėn njė shqetėsim serioz nė mbarėvajtjen e proēesit elektoral dhe kujtojmė se nuk ėshtė e vetmja arsye qė do tė mund tė ēonte opozitėn e bashkuar nė bojkot.




13:24

TIRANE. Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, deklaroi sot pėr mediat se, procesi i pranimeve nė universitet, i cili u mbyll sipas parashikimit tė udhėzimit, u krye pėrmes meritės, transparencės dhe korrektesės. Ai vuri nė dukje se, "synimi i MASH pėr tė tėrhequr kėtė vit mė shumė studentė drejt degėve tė rėndėsishme pėr zhvillimin e vendit, u plotėsua. Degėt e Shkencave Natyrore dhe degėt Inxhinierike janė sivjet pėr herė tė parė, pas shumė vjetėsh, plot me studentė tė vitit tė parė". Pollo u shpreh se "do tė pėrqendrohemi nė reformėn e Arsimit tė Lartė qė studentėve t'u sigurojė njė formim gjithmonė e mė cilėsor nė pėrputhje me nevojat e tregut tė punės".




13:17

ELBASAN. Forca tė Policisė sė Qarkut tė Elbasanit, nė bashkėpunim me ato tė Korēės, gjatė njė operacioni blic gjatė natės sė kaluar nė segmentin rrugor Elbasan - Librazhd dhe Elbasan - Tiranė, kanė bllokuar njė sasi tė konsiderueshme armėsh nė njė automjet, bėnė tė ditur burime zyrtare nga policia lokale. Burimet thanė se "gjatė aksionit, janė ndaluar 8 persona". Sipas tyre, dyshohet se tre persona janė tė implikur pėr trafikim ndėrkombėtar armėsh me destinacion Greqinė. Bėhet e ditur se ky trafikim bėhej nė bashkėpunim me njė shtetas grek, i cili ėshtė ndaluar nga policia, ndėrsa dyshohet se janė tė implikur njė person nga qyteti i Korēės dhe njė nga Elbasani.




13:16

TIRANE. Partia Lėvizja Socialiste pėr Integrim pėrshėndeti hapjen e vitit tė ri akademik 2006-2007, si dhe premtoi mbėshtetjen e zhvillimeve cilėsore nė arsim, duke e parė atė si hapin kryesor tė pėrfshirjes sė vendit tonė nė familjen e madhe europiane. Nėnkryetari i LSI-sė, prof. dr Sokol Axhemi, gjatė njė konference pėr shtyp, pėrshėndeti sot, nė emėr tė kėsaj force politike tė gjithė rininė studentore qė do tė mbushė nesėr auditorėt dhe sidomos ata studentė qė kėtė vit startojnė nė vitin e parė tė studimeve tė tyre universitare.




12:22

DIWANIYA. Trupat amerikane dhe irakiane vranė mbrėmė 20 militantė tė dyshuar shiitė nė qytetin jugor Diwaniya gjatė pėrleshjeve tė ashpra qė po vazhdojnė ende, deklaroi ushtria amerikane. Ushtria amerikane deklaroi se forcat e saj iu kundėrpėrgjigjėn njė sulmi me granata ndėrsa po hynin dje nė qytetin shiit pėr tė kryer disa operacione.




11:10

TIRANE. Komisioni Hetimor pėr Shkarkimet nė Administratėn Publike pritet t'i paraqesė parlamentit dy raporte pėrfundimtare, njė i maxhorancės dhe tjetri i opozitės. Nesėr pritet qė pėrfaqėsuesit e maxhorancės tė paraqesin raportin e tyre pėrfundimtar, ndėrkohė qė opozita e paraqiti raportin e saj javėn qė shkoi. Nėnkryetari i kėtij Komisioni, Edmond Spaho, ėshtė shprehur se "ndryshimet nė administratėn publike janė bėrė vetėm tė mbėshtetura nė kriteret e specialitetit dhe kualifikimit dhe jo nė pėrputhje me bindjet politike, gjė e cila ka ndodhur vetėm pėr stafin politik tė kėshilltarėve".




10:58

ELBASAN. Nė qytetin e Elbasanit kanė nisur tashmė punimet pėr rikonstruksionin e plotė tė spitalit gjinekologjik, njė investim i firmės turke "Kurum" me vlerė 80 mijė euro. Presidenti i kėsaj firme, Zeki Kaja, ka premtuar rikonstruksionin e plotė tė godinės, gjatė njė takimi nė janar tė kėtij viti me kryetarin e bashkisė, Ardian Turku. "Ne e ēmojmė investimin e drejtuesve tė "Kurum", falė tyre do tė ndryshojnė shumė gjėra nė drejtim tė pėrmirėsimit tė kushteve tė akomodimit dhe shėrbimit spitalor", tha drejtori i Qendrės Spitalore tė Elbasanit, Shefqet Deliallisi.




10:26

HANOI. Njė varkė u mbyt nė pjesėn qendrore tė Vitnamit duke shkaktuar vdekjen e dy fėmijėve dhe ndėrkohė 18 tė tjerė tė humbur mendohet tė jenė mbytur, bėnė tė ditur burime zyrtare. Varka u fundos dje, ndėrsa transportonte nxėnėsit e njė shkolle nė provincėn Nghe An, deklaroi njė polic lokal. Nė njė njoftim tė qeverisė sot thuhej se deri tani skuadrat e shpėtimit kishin nxjerrė trupat e pajetė tė dy fėmijėve.




10:26

RIGA. Rezultatet e para tė zgjedhjeve parlamentare tė zhvilluara dje nė Letoni treguan se kryeministri Aigars Kalvitis dhe koalicioni i tij i qendrės sė djathtė janė drejt njė fitoreje bindėse. Pas pėrfundimit tė numėrimit tė votave nė 970 nga 1 006 qendra votimi, partia Popullore e kryeministrit Kalvitis dhe partnerėt e tij kishin siguruar 44.86 pėr qind tė votave, sipas rezultateve tė publikuara sot nė mėngjes nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Kalvitis shpalli mbrėmė fitoren e zgjedhjeve pas publikimit tė rezultateve tė njė sondazhi paraprak nga njė televizion lokal.




12:39

PESHKOPI. Disa persona ende tė paidentifikuar kanė vjedhur nė banesėn e shtetases Rufe Shahu, banore e lagjes sė Llixhave, njė sasi tė konsiderueshme parash e disa sende tė tjera tė ēmuara.Nė lidhje me kėtė ngjarje, qė ėshtė e para gjatė kėtij viti nė kėtė qytet, policia ka shoqėruar disa persona. Ndėrkohė qė po punohet pėr identifikimin e autorėve tė vjedhjes dhe mendohet se personat kanė hyrė nė banesė pėrmes tavanit, duke hequr tjegullat e ēatisė.




11:34

SALVADOR. Presidenti Toni Saca tha se policia kishte zbuluar njė plan pėr tė vrarė atė, duke qėlluar me raketė helikopterin e tij dhe e lidhi veprimin me luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe me bandat e drogės. Saca tha se komploti ishte organizuar nga George Nayes, njė kubanoamerikan i dėbuar nė USA qė kėrkonte tė hetonte lidhjet e tij tė mundshme mė trafikantėt kolumbianė tė drogės.




11:34

SALVADOR. Presidenti Toni Saca tha se policia kishte zbuluar njė plan pėr tė vrarė atė, duke qėlluar me raketė helikopterin e tij dhe e lidhi veprimin me luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe me bandat e drogės. Saca tha se komploti ishte organizuar nga George Nayes, njė kubanoamerikan i dėbuar nė USA qė kėrkonte tė hetonte lidhjet e tij tė mundshme mė trafikantėt kolumbianė tė drogės.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard