Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Inflacioni i universiteteve


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Inflacioni i universiteteve
Permalink   


 

Lexoj ēdo ditė nė gazeta lajme pėr
universitetet, pėr listat e fituesve
nė kėto e ato degė tė tyre. Lajme pėr uljen "e vizės" sė listave tė pranimit nė kėto e ato universitete. Nuk kam probleme vetė me to, se a kam kaluar atė faze ankthi qė kanė prindrit, kur duan tė dėrgojnė fėmijėt nė shkollė tė lartė.Por nuk mund tė qėndroj edhe indiferent ndaj kėtij problemi, qė mė del ēdo ditė nė faqet e shtypit. Ja pėr shembull, dje u botuan edhe njė here nė gazeta listat pėr vendet bosh nė degėt e fakulteteve tė ndryshme. Ėshtė "Raundi i parafundit" siē thuhet, sipas rregullores sė universiteteve pėr regjistrimet. E megjithatė, kanė mbetur edhe 541 vende bosh nė to. Ēudia ėshtė se nė kėtė listė tė degėve me vende bosh nė fakultetet e Tiranės, ka edhe tė tilla si: ekonomia, gazetaria, informatika, puna sociale, drejtėsia, farmacia, infermieria etj, qė konsiderohen si degė tė lakmuara ng studentėt. E megjithaė, ende nuk janė plotėsuar. Unė i di pak a shumė rregullat e regjistrimit. E di qė disa nga kėto degė nuk do tė mbetten bosh, se ka edhe nxėnės tė tjerė qė janė nė pritje pėr t'u regjistruar. Por megjithatė, disa mendime vijnė natyrshėm nė kėto ēaste tė botimit tė listave tė vendeve bosh pėr universitetet. Mendimi i pare qė tė vjen ėshtė se universitetet tona po i plotėsojnė nevojat thuajse pėr tė gjithė nxėnėsit qė duan tė vazhdojnė shkollėn e lartė. Vetėm nė Universitetin e Tiransė janė 541 vende bosh. Por ende nuk po flitet pėr universitetet e rretheve, qė janė me shumicė tė cilat, zor se do tė plotėsojnė numrin e studentėve pėr kėtė vit. Dihet qė Tirana lakmohet mė shumė dhe, kur ka vende bosh nė Tiranė, kuptohet, (edhe pa nxjerrė evidenca) se cila ėshtė gjendja nė rrethe. Shqipėria "eksporton" ēdo vit disa mijėra nxėnės jashtė vendit, nė shkolla tė larta nė Itali, Greqi, SHBA e gjetkė. Numri i tyre sillet rreth tre mijė vetė. Kėta bėjnė qė tė bjerė konkurrenca nė shkollat tona tė larta pėr pranim. Por kėta nė pėrgjithsi janė edhe "ajka" e nxėnėsve tanė. Kėshtu qė kuptohet se ēfarė mbetet nė universitetet tona. Tipari i dytė qė tė bie nė sy nė njoftimet e botuara nė gazeta, ėshtė se ka vende bosh nė degė qė mė parė kanė qenė tė lakmuara nga studentėt dhe qė vėrtet janė pėr t'u lakmuar, pėr vetė mundėsinė qė tė krijojnė pėr gjetjen e njė pune dhe tė njė rroge tė mire, pas mbarimit tė shkollės. Tė tilla janė psh, Ekonomia, Informatika, Drejtėsia, Farmacia Infermieria etj qė, si rregull, nuk tė lėnė pa bukė nė vendin tone, edhe nė situatat e tanishme dhe nė ato tė ardhshme. Nuk arrij tė kuptoj se si kėto degė nuk e kanė plotėsuar ende planin e pranimit. Para kėtij fakti shtrohet alternativa: ose nxėnėsit nuk janė tė orientuar drejt nė degėt qė zgjedhin, ose ka fenomene tė tjera sociale ende tė padeshifrueshme. Aq sa jam i habitur pėr kėto degė me vende bosh, po aq mė vjen mire qė kanė mbetur vende bosh nė degė tė tjera qė nuk tė japin bukė, edhe pse merr diplomėn nė to. Tė tilla unė konsideroj degėt: Gazetari, Punė Sociale, Filozofi, Psikologji, Shkencat Politike etj. Kėto degė janė hapur e po mbahen prej vistesh vetėm pėr tė nxjerrė prej auditorėve tė tyre njerėz tė papunė. Tregu i punės nė Shqipėri sot pėr sot nuk ka nevojė pėr kėto degė. Ato mund edhe tė mbyllen pėr njė fare kohe, tė themi pėr dhjetė vjetė, deri sa tė gjejnė punė ata qė kanė mbaruar. Sa pėr gazetarinė, nė kėtė sektor vijnė njerėz qė kanė mbaruar shkollėn edhe nė degė tė tjera, si psh letėrsi, ekonomi etj. Nė kėto rrethana, nė se vendet bosh nė kėto fakultete kanė mbetur si rezultat i vetėdijes pėr t'iu pėrshtatur tregut tė punės, kjo ėshtė pėr t'u pėrshendetur. Pėrndryshe, trishtimi vazhdon tė tė mbulojė pėr nivelin e shkollės dhe pėr nivelin e gjykimit tė sė ardhmes prej shoqėrisė sonė. Tė bie nė sy nga ana tjetėr, se ka shumė vende bosh nė degėt e mėsuesisė. Kėshtu nė Histori, Gjuhė-letėrsi, Biologji etj. Kjo ėshtė pėr tė ardhur keq, sepse kėta janė mėsuesit e ardhshėm nė shkollat tona. Kėto degė duhen plotėsuar patjetėr, qoftė edhe me mėnyra stimuluese me anė tė bursave etj, sepse ndryshe do tė na mbeten shkollat pa mėsues. Nuk ėshtė fjala pėr Tiranėn, ku mėsuesit janė kapicė dhe shumė prej tyre tė pa punė. Por Tirana ėshtė vetėm njė e katėrta e vendit, ndėrkohė qė tre tė katėrtat janė nė rrethe. Folėm kėshtu pėr problemet qė reflektohen nė listat e mbetura bosh tė universiteteve tona publike tė Tiranės. Pas kėtyre vijnė universitetet e rretheve qė shtohen ēdo vit si nė numur, si nė probleme. Por problemi kryesor pėrsėri nuk ėshtė vetėm ky. Problem janė sidomos universitetet private, qė kanė mbirė si kėpurdhat pas shiut nė vendin tone, falė bujarisė sė qeverisė pėr t'u dhėnė licenca pėr hapjen e tyre. Numri i tyre po rritet pėr ditė dhe reklamat e universitetete private po pushtojnė mediat nė kėtė fillim tė vitit shkollor. Ato po presin tė mbyllet regjistrimi nė universitetet publike, pėr tė pranuar pastaj mbeturinat e nxėnėsve nė auditoret e tyre. Kėto Universistete private janė me pagesė tė majme dhe ėshtė e natyrhsme qė nxėnėsit shkojnė nė to, kur nuk arrijnė tė regjistrohen nė universitetet publike qė janė pa pagesė. Nė rethanat kur nė universitetet publike nuk po plotėsoshet numri i studentėve edhe nė degė tė konsideruara si tė preferura, kuptohet se ēfarė kontigjenti nxėnėsish do tė mbeten pėr tė vajtur nė universitetet private! Ato, nė rastin mė tė mirė, do tė marrin nxėnės "jashtė standartit", qė nuk kanė mundur tė hyjnė nė universitetet publike dhe qė mundin tė paguajnė shumat e parave qė kėrkojnė kėto universitete. Nė kėto rrethana pyetja shtrohet se, pėrse duhen licencuar me kaq bujari universitetet private nga qeveria, sa qė tė kemi mė shumė universitete, se sa shkolla tė mesme nė Tiranė? A merret nė konsideratė nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės kjo rrethanė? Ata qė mbarojnė kėto universitete private nesėr do tė tundin diplomat e marra me bujari, bujari qė buron nga fakti pėr tė justifikuar parate e marra nga studentėt dhe pėr tė plotėsuar edhe vitin tjetėr numrin e studentėve tė regjistruar. Por kėta tė diplomuar janė pastaj nė tregun shqiptar tė punės dhe kėrcėnojnė ta kthejnė shoqėrinė nė nivelin qė janė ata vetė. Universitetet private janė bėrė si kioskat e dikurshme qė po na mbulojnė rrugėt dhe lagjet dhe nuk dihet se sa do tė shtohet mė tej numri i tyre. Askush nuk e merr pėrgjegjėsinė tė thotė se nuk ka mė vend pėr universitete private nė Shqipėri dhe prandaj, le tė konsolidohen mė parė kėto qė janė ngritur, pastaj tė shikohet mundėsia edhe pėr tė tjera.


Privatėt duhen orientuar tė mos ndėrmarrin hapa tė nxituar nė invetsimet e tyre. Ata mund tė mos kenė informacionin e nevojshėm pėr zhvillimni e shkollave publike dhe private nė vende tė tjera tė zhvilluara dhe prandaj, i hedhin paratė me shpresė se do t'i rifitojnė ato shumėfish. Pėrvoja botėrore tregon tė kundėrtėn dhe kjo u duhet thenė atyre qė kanė sot pesė lekė dhe i hedhin nė koshin e shpuar tė shkollave private. Para ca kohėsh u hodh edhe ideja e marrė pėr tė hapur njė degė tė universitetit tė Tiranės edhe nė Sarandė. Nuk mbaj mend a ishte njė ide elektorale apo jo. Unė uroj tė mos hapet kurrė kjo degė, se Saranda nuk ka kushte pėr universitet. Nė radhė tė parė ajo nuk ka pedagogė, qė janė kryesorja nė ēėshtjet e universitetit. Sa pėr nxėnėsit e shkollės sė mesme tė Sarandės, ata mund tė vijnė tė vazhdojnė universitetin nė Tiranė, sepse janė mė tė mirėt nė republikė dhe prandaj nuk do tė mbeten pa universitet.


 



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard