Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Berisha mashtron maturantėt, nuk ka liberalizim tė fakulteteve


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Berisha mashtron maturantėt, nuk ka liberalizim tė fakulteteve
Permalink   


TIRANĖ- Pėrcaktimi i kuotave tė pranimit nė universitetet dy ditė mė parė nga qeveria shembi shpresėn e mijėra maturantėve pėr tś bėrė pjesė e shkollės sė lartė. Vetėm 7 900 kuota tė miratuara ndėrkohė qė rreth 25 mijė maturantė u janė nėnshtruar provimeve me zgjedhje. Mundėsia qė rreth 25 mijė maturantė tė futen nė dyert e shkollės sė lartė nuk ekziston ndėrkohė qė gjithė shpresa e maturantėve mbetet tek degėt e lira, ku ende nuk ėshtė bėrė I ditur limiti hyrės I kandidatėve. Nė degėt e lira thuhet se futja e kandidatėve do tė jetė pa limit ndėrkohė qė nuk ekziston aspak mundėsia reale qė kėto fakultete tė presin njė numėr shumė tė madh studentėsh, fakt ky i pohuar edhe nga vetė drejtuesit e universiteteve. Nga ana tjetėr MASH nuk ka nguruar tė llogaris nė numrin e maturantėve qė do behėn pjesė e universiteteve as ata qė do ta zgjdhin nė mėnyrė private shkollimin e tyre. Pra sipas kėsaj ministrie duke marr parasysh edhe numrin e maturantėve qė do tė ndjekin studimet nė universitete private, numri i maturantėve qė do bėhen pjesė e shkollės sė lartė ėshtė tepėr i lartė. E njėjėta situatė u pėrsėrit edhe njė vit mė parė, ku u tha se numri i kandidatėve qė do tė bėheshin pjesė e shkollės sė lartė do tė rritej ndjeshėm, ndėrkohė qė pėrcaktimi i kuotave tregoi se nuk u mbajtėn premtimet pėr hapjen e tre univeriteteve tė reja, nuk u rrit numri I studentėve, aq mė pak nuk mund tė bėhej fjalė pėr liberalizim tė shkollės sė lartė. Edhe kėtė vit akademik duket se po ndiqet e njėjėta procedurė nga qeveria demokratike, pėrvec faktit se ndryshoi komplet skema e pranimit nė universitete e cila mė shumė i ngatėrroi maturantėt se sa i ndihmoi. Jo tė gjithė kandidatėt qė kanė konkuruar nė shkollėn e lartė mund tė bėhen pjesė e saj. Kėrkesa e rektorėve ėshtė marr parasysh edhe nga ministria e cila ka vendosur se si kriter seleksionues do tė jetė nota e Maturės Shtetėrore. Ministria e Arsimit duhet tė vendos kritere tė qarta pėr pranimin nė shkollėn e lartė si dhe tė zgjidh problemin e pikėve tė barabarta pėr pranimet e maturantėve tė regjistruar. Pas vendimit tė qeverisė pėr tė stimuluar degėt mė pak tė kėrkuara duke i shpallur degė tė lira u regjistruan njė numėr i madh maturantėsh. Sipas rektorit tė Universitetit tė Tiranės edhe nė ato degė ku ēdo vit ka pasur njė numėr tė vogėl tė regjistruarish, sivjet ka disa herė mė shumė, qė do tė thotė se nuk mund tė pranohen tė gjithė studentėt. Vetė kreu Arsimit deklaroi pak kohė mė parė se do tė ketė kritere pėrzgje-dhėse edhe nė degėt e lira tė cilat janė shpallur tė lira. Faku-ltetet nuk mund tė presin tė gjithė kandidatėt e regjistruar pėr shkak se mungon stafi akademik dhe mjediset. Pranimet e maturantėve do tė bėhen sipas rezultateve tė Maturės Shtetėrore dhe mesatares sė shkollės sė mesme. Liberalizimi i shkollės sė lartė u premtua dhe gjatė vitit tė kaluar nga qeveria demokratike, por asgjė nuk ndryshoi numri i pranimeve ishte i pėrafėrt me atė tė njė viti mė parė. Hapja e dyerėve tė 38 fakulteteve pėr maturantėt qė duan tė ndjekin shkollėn e lartė nė fakt nuk rezultoi tė ishte e tillė. Vetėm nė Universitetin e Tiranės numri i maturantėve tė regjistruar ėshtė 45 mijė ndėrkohė qė numri i pranimeve nė universitete ėshtė vetėm 7 900 kuota.Nė universitet nuk do hyjnė tė gjithė maturantėt qė janė regjistruar,ata duhet tė kalojnė nėpėr sitė. Deklarata e kreut tė Arsimit Genc Pollo pėr liberalizimin e 38 degėve rrezikon tė lėrė jashtė auditoreve mijėra maturantė. Nė degėt e lira do tė ketė numėr tė kufizuar studentėsh dhe pėrz-gjidhja e tyre do tė bėhet nė bazė tė rezultateve. Liberalizimi i shkollės sė lartė u premtua dhe gjatė vitit tė kaluar nga qeveria demokratike, por asgjė nuk ndryshoi numri i pranimeve ishte i pėrafėrt me atė tė njė viti mė parė.Hapja e dyerėve tė 38 fakulteteve pėr tė gjithė maturantėt qė duan tė ndjekin shkollėn e lartė rrezikon tė mbetet vetėm njė premtim ashtu si dhe njė vit mė parė.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard