Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Lorik Cana, yll i televizionit marsejez


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Lorik Cana, yll i televizionit marsejez
Permalink   


“Ai eshte i shtrenjte per ne”. Ky eshte titulli i emisionit televiziv qe OMTV ka xhiruar ne klubin e tifozeve Yankee, qe kane pasur mes tyre mesfushorin shqiptar. TV e transmeton emisionin 50-minutesh, sot ne oren 17.20 dhe, neser ne 21.

TIRANE – Lorik Cana kete here nuk eshte thjesht nje futbollist, por nje yll televiziv ne qytetin e tij, Marseille. Televizioni i klubit te tij, OMTV, ka xhiruar nje emision 50-minutesh, nje lloj serie telenovele, ku mesfushori shqiptar ka shkuar te takoje nje grup tifozesh marsejeze, nga ata te thekurit fare. Emisioni qe eshte dhene dje, por do jepet edhe dy dite radhazi, quhet “On est chez nous” (Ai eshte i shtrenjte per ne). Grupi i tifozeve quhet Yankee dhe, ata jane ne qender te emisionit, ndersa prania e Canes tregonte vleresimin e larte qe ka Olympique i Marseille-s per tifozet e tij. Yankee kane lokalin e tyre ne zemer te qendres se qytetit te vjeter fenikas dhe grupi televiziv i OMTV-se ka shkuar atje. Loriku eshte ulur dhe po bisedon me tifozin Sebastien Pietri si dhe me Lionel e Michel Tonini, president e zv.president i Yankee-s.

Kjo shoqate tifozesh mbush 20 vjet vitin e ardhshem dhe Lionel-i e Michel-i do tregojne pikerisht historine e saj. Kjo do te festohet ne stadiumin “Velodrome”, ku klubi marsejez do kujdeset per te organizuar nje spektakel sa me te denje per tifozet e tij te zjarrte. Yankee-s do shpjegojne menyren sesi bejne tifozllek, parullat dhe kenget qe kendohen kur ata vendosen ne tribunen veriore te stadiumit. Tifozet do tregojne edhe arkivin e kasetave DVD qe kane ruajtur nga cdo ndeshje e secilit sezon, perfshi edhe udhetimet per ne stadiumet e kundershtareve, qe nga Franca deri ne Belgjike apo ne Antilet.

Cana do te hyje ne emision ne pjesen e tij te trete, ku do kete nje debat te gjate me tifozet marsejeze te shoqates. Faqja zyrtare e klubit shkruan se fundi i emisionit do te kete nje surprize per tifozet Yankee. Emisioni do te jete i permuajshem dhe, ne secilen seri do te jete i ftuar nga nje futbollist marsejez, ndersa do prezantohen grupe te ndryshem tifozesh.

Per mesfushorin shqiptar kjo eshte pjese e angazhimeve te tij jashte fushave te lojes, nder te cilat bejne pjese edhe fushatat publicitare apo kontratat me kompani te ndryshme te veshjeve.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard