Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Sa kushton nje euro?


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Sa kushton nje euro?
Permalink   


















Flasin: Ridvan Bode, Anastas Angjeli, Selami Xhepa dhe Luan Bregasi. Nisma e re e qeverise synon shfrytezimin maksimal te aseteve shqiptare prej investitoreve, rritjen ekonomike, punesimin, zhvillimin. Por dalin disa pyetje. Pergjigjen specialistet e fushes


Cmimi simbolik u tingelloi keq shume veteve. Ndoshta per shkak te analogjise me me uljen drastike te cmimeve neper butike me kalimin e sezonit, apo te se njejtes analogji kur ne tregjet e fruta-perimeve afron mesdita. Por “Shqiperia nje euro”, me ose pa slloganin ne fjale, presupozon lehtesimin maksimal te hallkave penguese per afrimin e investitoreve. Keta te fundit u krijua ideja se duhej te ishin me patjeter te huaj, ndaj biznesi vendas kerkoi sigurime se edhe ata mund te ishin perfitues. Megjithate, pertej kesaj menjehere u ngriten pikepyetjet e para, te cilat po me kaq shpejtesi moren pergjigjet e para. Opinionet pro dhe kunder vazhdojne: A i ka penguar vertet qiraja dhe cmimi i lendeve natyrore apo sherbimeve, parate e huaja te derdheshin me pare ne Shqiperi? A mos duhet te shqetesohen ish pronaret qe ende nuk jane kompensuar? Apo kjo politike, qofte dhe me terma te tjere, ka ekzistuar edhe me pare dhe thjesht nuk i eshte bere “yzmeti” i duhur? Pyetjet jane te shumta, por kemi perzgjedhur kater, te cilave u japin pergjigje me shifra e argumenta, ministri i Financave Ridvan Bode, ish ministri i Ekonomise Anastas Angjeli, Keshilltari ekonomik prane kryeministrit Selami Xhepa dhe kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Luan Bregasi.

“Shqiperia-nje euro”, paketa e re e qeverise perkufizohet si nxites ekonomik e fiskal per investitoret e huaj dhe vendas, por duket se theksi i eshte vene investimeve te huaja direkte. A do te vlejne te njejtat kushte dhe per biznesin vendas?

Ridvan Bode: “Shqiperia nje euro”, me shume se nje platforme per te nxitur pjesmarrjen e investitoreve te huaj, eshte nje ftese per te konkuruar me projekte qe kane efektivitet te larte per ekonomine shqiptare, qe mundesojne nje permiresim te te gjithe treguesve te ekonomise se vendit, punesimin me ritme me te larta te shqiptareve dhe nje rritje me te mire ekonomike te vendit. Pra mendoj se me shume se origjina e kapitaleve, do te jete efektiviteti i investimeve ai qe do te orientoje dhe rrise preferencen per pjesemarrjen ne kete nisme.

Anastas Angjeli: Mendoj se pervec slloganit dhe zhurmes propagandistike, kjo nisme pergjithesisht nuk sjell ndonje gje te re. Kjo sepse ne 8 vitet e qeverisjes socialiste, prona publike eshte menaxhuar me instrumente te tregut qe ajo tashme te jete konkuruese dhe atraktive ndaj investitoreve te huaj dhe vendas. Keshtu, mjetet publike jepen aktualisht me qera me nje cmim jo me shume se 3 dollare m2, dhe nese qiramarresi per nje periudhe nje-dy vjecare ploteson kushtet per investimin qe ai ka marre dhe per fuqine punetore qe duhet te punesoje, kjo qera mund te pergjysmohet, dmth 1.5 dollare. Pra, praktikisht 1 euro. Toka gjithashtu jepet me qera per 99 vjet dhe subjektet vendase dhe te huaja qe investojne sidomos ne fushen e turizmit perfitojne statusin e personit te stimuluar. Si rrjedhoje e ketyre politikave, duhet pranuar se qe prej vitit 2001 e me pas pati nje fluks te konsiderueshem investimesh vendase dhe te huaja. “E reja” qe sjell kjo nisme eshte shtyrja e saj edhe mbi token bujqesore te paperdorur. Por mendoj se arsyet e verteta te marrjes se kesaj nisme nga qeveria Berisha jane: Se pari, plotesimi i kushteve dhe objektivave te MSA-se, per vazhdimin e zhvillimit te nje ekonomie te hapur per terheqjen e investimeve te huaja, rritjen e standardeve te prodhimit dhe per te perballuar konkurencen ne tregun nderkombetar. Se dyti, si rrjedhoje e nje politike agresive gjate nje viti dhe me shume ndaj shume investitoreve te huaj qe qeveria ndoqi si psh projekti AMBO, ndaj Petrolifera, General Electric, rruga Levan-Tepelene nga BERZH, privatizimi i Albtelekom etj, u vu ne dyshim ambienti ekonomik shqiptar per investitoret e huaj. Per kete flasin dhe shifrat e shtatemujorit te ketij viti. Investimet e huaja nuk u realizuan me shume se 15% e planit vjetor. Ndersa investimet gjithsej, rrjedhoje e nje menaxhimi joefektiv te shpenzimeve publike, nuk i kane kaluar te 23%. Pa keto investime nuk ka zhvillim ekonomik, punesim dhe prandaj shpresoj qe qeveria ta kete kuptuar kete. Se treti, nevoja per te plotesuar interesa te caktuara te lobeve te biznesit eshte nje element tjeter qe besoj se ka nxitur slloganin “Shqiperia 1 euro”. Por natyrisht ketu nuk mund te lihet jashte vemendjes zbatimi me pare i ligjit per kthimin dhe kompensimin e ish pronareve. Me ne fund, zbatimi dhe shtrirja e nje nisme te tille pavaresisht se sa “e re” eshte, nuk mund te jete efikase pa nje stabilitet politik, pa vazhdim te stabilitetit makroekonomik, permiresim te klimes se biznesit, sidomos ndaj investitoreve vendas dhe te huaj, zbatim te politikave liberale te hapjes se ekonomise dhe te vazhdimit te luftes te korrupsionit dhe ekonomise informale.

Luan Bregasi: Tek kjo iniciative, une shoh nje oferte per te nxitur investimet e huaja dhe kapitalin vendas ne administrimin dhe menaxhimin me mire te pasurive publike. Eshte ne filozofine e sipermarrjes private qe shteti, kur nis nje pune, duhet te krijoje edhe lehtesi, ndersa pjesen e vet ta marre nga sistemi i tatimeve e taksave. “Shqiperia nje euro” do te thote qe disa mundesi, disa potenciale, disa asete qe ka Shqiperia, t’u afrohen lire me qellim qe te terheqe investitoret e huaj dhe vendes. Cdo gje qe eshte e mire, nuk mund te gjykohet nese eshte e nxituar, e vonuar, e shpejtuar. Por qe ky projekt te funksionoje, duhen disa gjera: Se pari, duhet nje pakete e plote ligjore, me qellim qe te shmangen spekullimet e korrupsioni, sepse kete projekt do ta drejtoje administrata shqiptare, jo e ardhur nga Bashkimi Europian. Se dyti, ky projekt duhet te jete transparent dhe ne te duhet absolutisht te perfshihen investitoret vendas. Se treti, duhet te percaktohen disa sektore prioritare, sic eshte prodhimi, turizmi, apo prodhimi i energjise elektrike. Se katerti, te jete nje projekt-bonus per ata qe do te vine te investojne ne Shqiperi, dmth te funksionoje shperblimi. Psh, ai qe investon 10 milione euro; ai qe investon ne sektorin e prodhimit; ai qe puneson 100 punetore; perfiton keto lehtesi. Disa asete te fjetura duhet te aktivizohen. Kjo mund te behet ne fushen e licensimit te kompanive. Pra nisma nuk eshte qe cdo gje te ****et nje euro. Problemi eshte qe te lehtesohen licensat, ato te mos kene kosto. Nje license e telefonise celulare mund te jepet nje euro. Dhe kjo mund t’u ofrohet investitoreve vendas. Nese licensa kushton 40 milione euro, cfare te investoje ai me pas? Ne raste si ky, biznesi vendes investon ne kete telefoni dhe shteti do t’i marre ato 40 milione euro me taksa dhe tatime. Kjo te jete filozofia apo politika, qe kompanite private te mos investojne per letra, por te investojne teknologji.

Selami Xhepa: Studjuesit e ekonomise kane verejtur me shqetesim prirjet renese te ritmeve te rritjes ekonomike. Sipas nje studimi te thelluar, te sponsorizuar nga Banka Boterore gjate vitit 2005, te realizuar nga disa prej studjuesve me te mirenjohur ne fushen e teorive te zhvillimit, rezulton se, ritmet mesatare te rritjes ekonomike kane rene respektivisht: 9.25% per periudhen 1993-1996; 7.35% per 1998-2001 dhe 5.35 per 2002-2003. Eshte ky trend, dhe ne vecanti faktoret qe qendrojne pas tyre, ato qe shqetesojne qeverine dhe qe duhet te shqetesojne te gjithe ekonomistet dhe studjuesit e fushes. Studimi te cilit ju referova me siper nenvizon se qe Shqiperia te ruaje dhe t’i pershpejtoje ritmet e rritjes ekonomike, duhet te adoptoje politika qe nxisin investimet private dhe qe rrisin shkallen e integrimit ekonomik. Kjo e fundit nenkupton politikat qe nxisin rritjen e eksporteve dhe investimeve te huaja direkte. Besoj se jemi ne kohen e duhur per te ndaluar trendet. E citoj kete pasi dhe ne raport me vendet e rajonit, Shqiperia ndodhet ne vendin e fundit ne treguesin e GDP/fryme: sa 59% e mesatares se rajonit, nderkohe qe vendi i dyte me poshte eshte Mali i Zi, qe qendron ne 70.1% te mesatares se rajonit.

Kjo nisme nuk ishte shpallur gjate fushates elektorale te vitit te kaluar. Mos eshte reflektim paraprires i iniciatives se re edhe ndryshimi i qendrimit te qeverise per investitore te medhenj si Club Med apo Calik Enerji (Gjiri i Kakomese dhe Albtelekom)?

Selami Xhepa: Synimet tona per te adresuar ne menyren me te plote shqetesimet serioze te rritjes ekonomike, jane te refektuara gjeresisht ne programin e qeverise qe bazohej ne platformen elektorale. Megjithate, ndersa nga vete natyra e vet programi eshte pergjithesues, realizimi ne praktike i tij konkretizohet ne veprime te politikave ekonomike qe reflektojne kushtet dhe rrethanat konkrete te vendit, por dhe te konkurrences rajonale dhe globale. Nga ana tjeter, qendrimi ndaj projekteve konkrete qe ju pyesni, nuk mendoj se ka as lidhje rastesore, ler menjane lidhjet shkakesore. Projektit te firmes Riviera, me operator turistik Club Med nga ana e qeverise i eshte ofruar garanci maksimale per cdo ceshtje qe eshte ngritur prej tyre ne takimin me kryeministrin, me perjashtim te problemeve te pronesise, qe nuk jane ne kompetencen e qeverise. Qendrimi ndaj privatizimit te Albtelekomit nuk ishte gjithashtu i papritur. Me ardhjen ne pushtet, eshte respektuar ne pike per pike qendrimi qe ishte shpalluar qe ne fushate.

Cdo qendrim qe eshte mbajtur nga qeveria ndaj disa projekteve konkrete qe kane qene ne qender te debatit publik gjate vitit te fundit, ka patur ne qender te vet respektimin e interesave kombetare te vendit dhe nje zhvillimi te qendrueshem te saj edhe ne afat te gjate, pertej interesave momentale qe politikisht mund te kishin qene me te leverdisshme.

Ridvan Bode: Sigurisht qe nisma eshte pjese e programit elektoral te PD, sepse ne thelbin e saj, ajo ka pikerisht ate qe eshte programuar nga PD gjate fushates elektorale dhe qe eshte pjese thelbesore e programit te qeverise aktuale, krijimin e nje ambjenti te favorshem dhe konkurues per investime, ne tregun e brendshem dhe pastaj me gjere ne tregun rajonal. Dhe si e tille, nisma “Shqiperia nje euro”, eshte thjesht pagezimi me nje emer i atij vellimi pune qe eshte bere ne vijimesi gjate kesaj periudhe. Nisma nuk merr ne konsiderate asnje rast te vecante, konkret dhe as qe mund te lidhet me ndonje hamendesim te tille. Por ne teresi une mendoj qe pavaresisht se ky pagezim nuk ekziston konkretisht me emer ne programin e PD dhe programin e qeverise, ajo ekziston si thelb, si fryme dhe si orientim i pergjithshem i qeverisjes.

Anastas Angjeli: Realisht per kete duhet pyetur qeveria. Por, une mendoj se strategjite dhe taktikat agresive te ndjekura gjate fushates elektorale dhe gjate ketij viti, nuk dhane ndonje efekt pozitiv. Perkundrazi sollen demtimin e imazhit, por ndryshimi i qendrimit nuk mund te konsiderohet “shkopi magjik” i shpetimit, por thjesht nje pranim disi i fshehur dhe i vonuar i gabimeve te ketj viti.

Luan Bregasi: Fakti qe nuk eshte shpallur gjate fushates, nuk do te thote qe institucionet shteterore te mos marrin, rast pas rasti, inisiativa qe cojne ne nxitjen dhe zhvillimin e ekonomise. Nuk mendoj qe qendrimi ndaj Club Med dhe Calik Enerji ka reflektuar nje mentalitet te caktuar te qeverise shqiptare. Une mendoj qe, ne te dy rastet biznesi vendes ka qene per t’i hapur rruge investimeve te huaja. Kur behet fjale per fushen e turizmit, kompani te tilla si Club Med i bejne nder vendit. Kjo ndoshta vlen edhe per Calik Enerji. Por opinioni im eshte qe per ndermarrje te medha, te cilat kane kontributin e brezave, sic eshte ne rastin konkret Albtelekomi, do te ishte shume mire qe edhe kapitali vendes te ishte pjese e ketyre privatizimeve. Por ai, per shkak te procedurave, cuditerisht u perjashtua nga konkurrenca. U vu kusht qe “te kete 20 vjet eksperience“, kur dihet se biznesi shqiptar nuk ka me shume se 15 vjet. Kjo do te thote qe, eshte automatikisht i perjashtuar.

A mendoni se arsyet kryesore te deritanishme qe penguan investimet e huaja (apo dhe vendase te fuqishme) ne vend ishte cmimi i tokes apo i sherbimeve dhe jo situata e paqarte politike apo pasiguria e investimit? Gjykimi juaj?

Luan Bregasi: Sigurisht Shqiperia gjate ketyre viteve ka kaluar ne nje periudhe me ulje-ngritje. Edhe investimet e huaja kane shkuar krahas tyre. Sigurisht, arsyet qe investimet e huaja nuk kane ardhur ne Shqiperi, nuk kane qene tek cmimi i tokes ose i sherbimeve. Edhe oferta e re qe behet, nuk eshte fjala per te ulur cmimin. Kjo oferte ka lidhje me ate se Shqiperia eshte drejt nje stabiliteti politik, duke vendosur rregulla loje, dhe nje legjislacion modern. Ketu eshte fjala qe kjo oferte behet ne kuadrin e nje situate te qendrueshme politike dhe ne kuadrin e nje baze ligjore europiane.

Selami Xhepa: Vendimi per te investuar ne nje vend, eshte nje proces kompleks. Ketu nderhyjne faktore qe nga stabiliteti politik, e deri tek afeksionet personale te sipermarresit. Pa dyshim, para se te beje fitim, investitori kerkon siguri fizike, dhe kjo e fundit varet nga stabiliteti politik i vendit. Por, politikat ekonomike qe adopton nje vend per te terhequr investimet private, ne vecanti investimet e huaja, nuk ndjekin rendin kronologjik dhe parimin “nje politike ne nje kohe”. A duhej te prisnim, per shembull, perfundimin e luftes ne Ballkan dhe pastaj te ftonim investitoret e huaj? Kur konsiderohet se nje vend ka stabilitet politik? Perse duhet te jete i debatueshem stabiliteti politik ne nje qeveri te ardhur ne pushtet ne menyre te ligjshme? A mund te thuhet qe nje vend qe sapo nenshkruajti MSA-ne nuk gezoka stabilitet politik? Dhe me tej pastaj shtrohen pyetjet se cfare politikash duhen adoptuar pasi ky stabilitet eshte siguruar? A duhet filluar nga taksat apo nga trojet?

Sipas studimeve per faktoret qe ndikojne per investimet private, mendoj se faktoret me themelore jane paqartesite mbi pronesine mbi token dhe respektimi i kontratave; gjendja e renduar e infrastruktures dhe problemet fiskale, ku perfshihen si problemet e administrimit dhe kultures se administrates, nga njera ane, ashtu dhe te barres fiskale. Problematika per token, ka dy aspekte: Pasiguria mbi titujt e pronesise mbi te cilat ngrihet investimi, e nga ana tjeter kostot e larta ne terrenet private. Nisma nje euro ndihmon te dy argumentet: Rrit sigurine mbi pronesine dhe ul koston e investimit. Ne lidhje me infrastrukturen, nuk eshte vetem amortizimi i saj nje pengese e cituar nga biznesi, por dhe kostot e larta te ofrimit te saj. Kjo eshte evidente si tek cmimi mjaft i larte i energjise per biznesin (prandaj beme reformen e cmimeve), tek tarifat me te larta ndoshta ne bote per internetin dhe sherbimet telefonike, etj. Po keshtu dhe kostot e transportit detar dhe tokesor, sic pohojne shume biznesmene, jane mjaft te larta ne raport me vendet e tjera. Pra, ekonomia e vendit tone eshte bere gjithnje e me shume nje ekonomi e kostove te larta, nuk jemi nje ekonomi konkurruese. Ne teresi politikat qe po adoptojme - ulje e barres fiskale, lehtesim i barrierave administrative dhe ulje e kostove te biznesit – synojne vetem te rrisin konkurrueshmerine e ekonomise dhe te nxisin investimet private. Kjo teme behet nje imperative kombetare ne kushtet e ashpersimit ne rritje te konkurences nga tregu europian per shkak te proceseve liberalizuese dhe te harmonizimit te keresave te tregut te brendshem me direktivat europioane ne kete fushe.

Ridvan Bode: Ne krijimin e nje klime te pershtatshme per biznesin dhe investimet ne nje vend, dhe aq me teper ne Shqiperi, nuk mund te abstragohet nga teresia e faktoreve qe e bejne vendin atraktiv dhe qe i japin avantazhe investimeve. Edhe risku me karakter jo teresisht ekonomik, eshte nje risk qe duhet konsideruar dhe bizneset e konsiderojne. Tashme Shqiperia ka krijuar nje ambjent te pershtatshem edhe nga pikepamja e zhvillimit te strukturave demokratike, me nje risk gjithnje e me te ulet. Rotacioni i pushteteve ne menyre paqesore ne 2005-en, sigurisht qe perben nje ngjarje qe nuk mund te kalonte pa terhequr vemendjen edhe te investoreve. Mendoj se ne kushte te tilla, ku gjithnje e me shume garancite politike dhe siguria ne Shqiperia dhe ne rajon vjen duke u stabilizuar dhe duke marre nje qendrueshmeri perspektive, teresia e faktoreve dhe treguesve ekonomike dominon gjithnje e me shume strategjite investuese te te interesuarve. Ne keto kushte mendoj se krahas krijimit te kesaj sigurie ne Shqiperi dhe ne rajonin tone, hapja e perspektives europiane edhe per Shqiperine perkrah antaresimit ne NATO, perben nje terren te favorshem per te krijuar njekohesisht edhe atraksione me karakter ekonomik, sic eshte edhe kjo nisme, e cila eshte komplete.

Anastas Angjeli: Cmimi nuk ka qene dhe nuk eshte pengese, por natyrisht propagandimi i mundesive per te investuar ne Shqiperi eshte gjithnje pozitiv.

Ne bazen “materiale” te nismes se re figurojne 8 mije ha troje, mbi 40 objekte shteterore te lira, 20 mije ha toke bujqesore dhe rreth 100 mije ha toke joproduktive e refuzuar nga fermeret, nderkohe qe se pari duhet punuar per ndryshimin e bazes ligjore. Pas sa kohesh dhe cfare efekti eshte llogaritur te sjelle kjo nisme; a mund te menaxhoheshin keto ne destinacion te biznesit vendas?

Anastas Angjeli: Shqiperia kaloi nje tranzicion 15 vjecar te cilin e kurorezoi me sukses me nenshkrimin e MSA. Pranimi i Shqiperise ne BE, mesojme se eshte afati i te gjithe politikave dhe i fitimit te statusit te plote te Shqiperise si Shqiperi europiane, pra kaq kohe duhet per te pare efektin real. Nga ana tjeter, ne menyre te padiskutueshme keto resurse jane shfrytezuar dhe duhen shfrytezuar edhe nga biznesi shqiptar.

Luan Bregasi: Ne kemi kerkuar qe biznesi vendas, s’po themi te privilegjohet, por te trajtohet ne menyre te barabarte, bile po qe e mundur, te kete edhe kushte me lehtesuese per pjesemarrjen e kapitalit vendas. Ai ka avantazhin se te gjitha investimet i ben ketu; te ardhurat, fitimet, riinvestohen ne menyra te tjera ne ekonomi. Nga kjo pikepamje kane rendesi lehtesite per biznesin vendes. Mendimi im eshte se ketu nuk behet fjale per ca hektare toke, per ca magazina, per ca kullota. Por behet fjale per nje politike dhe per nje projekt te ri, ku perfshihen, pervec aseteve te lira, te cilat jane te mundura per t’u vene ne pune, edhe nje politike qe te mos e ngarkoje me investime biznesin ne fazen e pare. Kjo do te thote, licensa me te lira, me kosto te lire; cka do te thote leje pune pa kosto. Keshtu psh, po te marresh nje leje ndertimi, qe ne momentin qe fillon nje pallat, duhet te paguash 5% te te gjithe investimit, kur ne nje objekt me 10 mije m2, duhet te paguash gati 200 mije euro. Lehtesia per biznesin eshte kur keto 200 mije euro shteti i merr, por jo pa filluar. Te krijohen lehtesi qe te shmangen ne kete menyre edhe monopolet. Nismen e re nuk e kuptoj ne aspektin sesa hektare toke, sa m2 kullota e magazina te lira jepen me 1 euro, por si si nje mundesi, si nje pakete e plote per te thithur investimet ne sektoret ku mungojne. Pra, nuk eshte fjala per te ****ur Shqiperine e as per te ****ur toka. Por mendojme qe ndoshta qeveria, shume mire qe e hapi kete oreks, por tani duhet te ulen specialistet, te flasin cfare mundesish ka, dhe me kete filozofi te lehtesojme ato investime, ato sektore qe sjellin kapitale ne Shqiperi, qe sjellin punesim ne Shqiperi, qe nuk veshtiresojne biznesin ne fazen e pare.

Selami Xhepa: Ideja e futjes ne qarkullim te aseteve shteterore te paperdoruara e drejt degradimit, do pershendetur dhe mirepritur nga te gjithe. Kur i referohemi shifrave qe ju cituat, ne kemi synuar te theksojme se ka asete te pashfrytezuara dhe qe jane potencialisht nje burim i fuqishem ekonomik. Tokat malore te refuzuara, per shembull, do te ishte shume pozitive te perdoren per kultivimin e bimeve mediciale, qe jane eksporti yne kryesor, madje me te cilin kemi nje avantazh konkurrues te shfaqur. Interesat e investitoreve ne kete industri jane tashme te shprehura dhe ne besojme se ndryshimet e kuadrit ligjor normativ, keto iniciativa do te materializohen ne vazhdimesi. Paralelisht, mbi keto troje, mundesisht te paperdorshme per zhvillimin e bujqesise, do te krijohen parqet industriale, nepermjet te cileve duam te vendosim dhe infrastrukuren e dedikuar dhe te modernizuar per zhvillimin e projekteve prodhuese, qofte per prodhimin e produkteve te zevendesimit te importeve apo te rritjes se eksporteve.

Suksesi i iniciatives do te varet ndjeshem nga aktivitetet tona promovuese. Ne mes te muajit shtator, Reiffaisen Bank dhe The Economist Conferences (pjese e The Economist Group) se bashku me qeverine shqiptare do te zhvillojme ne Tirane konferencen per investimet; do te promovojme keto iniciativa ne forume te tjera biznesi bilaterale, rajonale dhe globale ne te cilat ne do te marrim pjese. Ne shpresojme qe interesat e shfaqura nga investitoret e huaj do te misherohen ne me shume investime, punesim, eksporte dhe ne teresi ne pershpejtim te rritjes ekonomike te vendit dhe integrimit te saj ne ekonomine europiane.

Ridvan Bode: Sigurisht kjo nisme pritet te kete nje shtrirje te gjate. Eshte nje levizje strategjike, qe synon rritje ne menyre te qenesishme te kapitaleve dhe investimeve ne Shqiperi. Dhe kjo nuk mund te kete data apo ngjarje te paracaktuara e te parapritura. Ajo qe pritet me siguri eshte rritja e dukshme e investimeve direkte ne ekonomine shqiptare me kapital vendas apo te huaj. Dhe se dyti, ne hapim nje perspektive te qarte per te gjitha zhvillimet ekonomike dhe marrim po ashtu nje angazhim te drejtperdrejte per te bere permiresime te ndjeshme nisur edhe ne koston e produkteve shqiptare. Kjo do te beje te mundur qe Shqiperia te paraqitet me atraktive jo vetem nga pikepamja e favoreve qe ofron, por edhe si nje vend konkurues, per tregun vendas e ate rajonal dhe me gjere. Nderkaq, konkretizimi nuk arrihet me nje faze te vetme, ai zhvillohet dora-dores duke zgjeruar mundesite, fushat dhe aspektet qe do ta benin Shqiperine nje vend atraktiv per investime direkte.





__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard