Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Arratisje nga liria: Monika Zguro & Historia e saj e plote.


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Arratisje nga liria: Monika Zguro & Historia e saj e plote.
Permalink   


Eshte dashuruar pas punes ne zyren e Protokollit te Shtetit, ne Ministrine e Jashtme. Vetes i ka vene nje qellim te ri: te behet diplomate. Ndersa pak kohe me pare mendonte vec arratisjen nga ky vend, per te ndjekur nga pas pasionin e cmendur per mod


Mberthyer pas krahut te te atit, me nje hap delikat dhe te ndrojtur, me 1999-en, Monika Zguro kaperceu pragun e zyres se ministrit te Mbrojtjes, Luan Hajdarages. Ate dite, vajza ende nuk e kishte shume te qarte pse duhej te shkelte ne ate zyre. I ati, thuajse e kishte terhequr pas vetes, ne orarin qe ministri i kishte caktuar per takimin. E gjithe kjo "mesele" kishte nisur ndoshta ne ndonje nga festat e ushtrise ku Zguro [i madhi], kengetar i Ansamblit te Ushtrise, i kishte kerkuar miqesisht ministrit t'i punesonte te bijen. Kerkese te cilen, Hajdaraga ia plotesoi menjehere, ndersa shikoi ate dite ne zyre Miss Moniken e bukur, elegante, studenten e juridikut, qe mbarte me vete edhe diplomat me rezultatet e shkelyqera te gjuheve te huaja dhe qe mbi te gjitha reflektonte nje seriozitet te mbrujtur nder vite.

Ministri e pranoi ne stafin e tij te punes, e punesoi pikerisht ne sektorin e protokollit.

Me shume se ajo vete, ishte babai qe u gezua. Ndoshta pse u sigurua per rrugen e duhur qe po merrte e bija, rruge te cilen ai vete po ia diktonte, si me te miren. Ndersa mendja dhe deshirat e vajzes ne ato dite, kishin mbetur diku gjetke, pertej detit. Monika sapo ishte kthyer nga Italia kur babai i rrefeu udhen drejt Ministrise se Mbrojtjes.

Kishte dashur te mos kthehej me, te vazhdonte punen si topmodele ne agjensine e modes ne Firence qe e kishte ftuar dhe pranuar. Por pamundesia e realizimit te dokumentave te qendrimit, e kthyen mbrapsht ate, dhe endrren e saj te vrare. Dhe nuk ishte cliruar ende prej ketij trishtimi, i cili e rendoi jo pak, kur i duhej te niste punen e re, qe nuk kishte asnje lidhje me pasionet e saj... spektaklin, moden, televizionin.

Ndaj ne cdo fillim dite ne zyrat e zhurmshme te Ministrise se Mbrojtjes, Monika Zguro ndjente cdo here e me shume se ai ambjent i panjohur, sikur po e mbyste. Punet qe kishin lidhje vetem me atashete ushtarake, e frikesonin. Mendonte se nuk do ia merrte dot kurre doren dokumentave, takimeve, ceremonive zyrtare.

Dhe mendonte: sa mire do kishte qene te mos ishte kthyer ne Tirane.

Deshira per t'u arratisur jashte kufijve e per te nisur nje jete te re ne nje tjeter vend, nuk do t'i zbehej aspak me kalimin e muajve te gjate. Edhe atehere kur brenda mureve te ngurte te zyrave te ministrise ajo arriti te pervetesoje me nje shpejtesi te paparashikuar gjithe proceset e punes, aq sa e emeruan dhe shefe te protokollit, nuk do te ndjehej per asnje cast e shkeputur nga ideja... per te ikur. Kenaqesia dhe komoditeti qe i ofronte puna ne ate ministri, ishin ende larg asaj cfare deshironte ne te vertete Monika Zguro. Angazhimet ne jeten politike [si nje eurosocialiste e zjarrte] e ne boten artistike [si prezantuese e spektakleve, koncerteve e emisioneve te ndryshme televizive, si nje topmodele e perzgjedhur disa here per reklamat televizive dhe per sfilatat e pakta qe zhvilloheshin ne Tirane] nuk ia ngopnin dot boshllekun. Aq me pak mund ta plotesonin ate, angazhimet e shumta ne trajnime te ndryshme per profesionin e saj te ri, zyrtar. Gjithcka e bente, si nje detyre te diktuar, qe do t'i vlente me pas per realizimin e figures se nje missi te bukur, qe nuk do te deshironte kurre te mbetej nje kukull e thjeshte mbi vitrine. Ishte shume e bindur, sistematike dhe serioze ne kete drejtim. Pergjegjesite e saj nuk i nevleresoi per asnje cast, edhe pse here pas here oferat qe i vinin nga bota tjeter [ajo e artit] ia cododisnin oraret, takimet, mendjen. U mesua shpejt te bashkejetonte me te dy jetet e saj, e bindur se nje dite do te shpetonte prej asaj qe nuk e deshironte dhe aq. Vetem pas nje viti te gjate pune ne ate ministri, arriti me ne fund ta leshoje me te vertete postin e shefes ne zyren e protokollit te Ministrise se Mbrojtjes. U arratis prej punerave zyrtare. Iku ne Amerike per te ndjekur nje kurs per pervetesimin e gjuhes angleze, per t'u kapur ne ndonje agjenci mode, per te nisur ndoshta jeten e enderruar jashte kufijve te Shqiperise.

Edhe kete here nuk i eci per mbare. Serish problemi i dokumentave, e detyroi te kthehej mbrapsht. Por jo aq e zhgenjyer sa ne kthimin e pare. Ndoshta pse Italine e kishte deshiruar me shume se Ameriken. Ndoshta pse kjo e fundit nuk i ofroi ndonje pune te leverdishme, shans te cilin Monikes ia dhane ne Firence. Nga Amerika, Zguro solli vetem ca fotografi te realizuara nga Fadil Berisha, si deshmi te te paktave momente kur u ndje edhe atje nje fotomodele e kendshme.

Pas Amerikes, Zguro e bindur se nuk do te kishte me ndonje shans per "arratisje", iu nenshtrua me hir e me pahir, realitetit shqiptar brenda te cilit nisi serish te ndjeje emocionet e nje spektaklit bukurie "Mbreteresha e detit", ku regjisori Bozo e ftoi si anetare te jurise. Me pas do t'i vinin te tjera oferta per prezantimin e nje koncerti te Alegreto Albania ne Akademine e Arteve, te recitalit te Met Beges se bashku me Reiz Cicon...Ngaterruar me keto angazhime, se ciles iu shtua dhe nje emision i perjavshem ne ekranin e Telenorbes Shqiptare "Jo vetem sport", Monika Zguro ishte e kenaqur. Ose ndoshta po mesohej krejt si pa e kuptuar, te genjente dhe veten e saj. Do e kuptonte kete ne nje cast te vetem, kur nga Ministria e Puneve te Jashtme do i kerkonin te paraqiste curiculumin e saj.

Kete here nuk ishte Hajdaraga [ne ate kohe zv/ minister ne ate ministri] qe do firmoste emerimin e Monika Zguros si specialiste ne Protokollin e Shtetit, por ministri Paskal Milo. Kete here vajza edhe pse serish e shoqeruar nga babai ne takimin e pare me ministrin Milo, nuk ishte me e ndrojtur. Kete here e dinte shume mire pse po shkelte ne ate zyre. Kete here po aq sa babai u gezua dhe vete ajo per ate emerim, ndoshta pse mendja dhe deshirat e saj nuk endeshin aty rrotull asaj zyre diplomacie. Ishte pikerisht kjo ndjesi kenaqesie qe ndjeu ne ato caste, qe e beri te kuptoje se vertet e kishte mashtruar veten me nje kanaqesi te rreme qe gjoja i vinte nga angazhimet ne boten artistike. Asgje nga keto nuk kishte mjaftuar per t'u ndjere vertet mire. Ndaj kjo oferte e re qe iu be ne gushtin e 2001-****, vetem tre muaj pasi ishte kthyer nga Amerika i pelqeu. Punen ne zyrat e Ministrise se Jashtme nuk e nisi me bezidine qe e karakterizonte ne '99 kur hyri ne Ministrine e Mbrojtjes. Perballjen e pare me diplomatet e vjeter te ketij vendi, e kaperceu lehte. Rutina e puneve e gllabaeroi te teren aq sa shume shpejt Zguro do te spikaste shume shpejt si nje vajze shume e perpikte dhe serioze.

Tashme kane kaluar me shume se dy vjet nga ato dite te para dhe Zguro nuk shpreh asnje shenje lodhje dhe merzitje. Ka ndodhur e kunderta e asaj qe pritej dhe e asaj qe ajo vete besonte kohe me pare.

Nese dikur krejt ne heshtje Moniga Zguro "mallkonte" babane qe e futi ne kete udhe, sot e bekon ne cdo cast te dites, pse arriti ta fuse ne "binaret" e duhur. Nese dikur deshironte me shume se gjithcka tjeter arratisjen, tani zor se do mund ta braktise punen e saj ne Ministrine e Jashtme. Ndersa ministrat vijne e shkojne, ajo vazhdon te punoje me seriozitetin e saj karakteristik. Te prese personalietet boterore qe mberrijne ne Tirane, zonjat e para te vendeve te ndryshme, ambasadoret....Te organizoje ceromonite zyrtare e samitet...Tashme eshte bere nje specialiste e vertete, fale dhe trajnimeve qe ka marre ne Itali dhe Egjipt ne fushen e diplomacise. Fale dhe kerkimeve dhe leximeve te shumta qe ajo ben ne kete fushe. Sepse tashme ka nje qellim te qarte ne mendijen e saj. Qe nuk ka te beje aspak me pasionet e saj te dikurshme. Monika Zguro deshiron qe ne nje te ardhme te afert te behet nje diplomate e zonja ne vendin qe dikur deshironte, aq shume, ta braktiste per hir te pasionit te saj per moden dhe spektaklin. Pasion ky qe gjithsesi, ende nuk eshte cenuar nga ky ndryshim qe pesoi rrjedha e jetes se saj. Qe vazhdon te ruhet me fanatizem nen aureolen e zyrtares se diplomacise. Qe vazhdon te marre jete ne oret e fundjaves kur Zguro zberthehet nga kostumet serioze [xhakete dhe pantallona-asnjehere minifund] per te qene disi ndryshe ne boten e spektaklit televiziv, pjese e se ciles u be qe nga 1994 kur dhe mori kuroren e me se bukur.

Ne "Jo vetem sport"-in e se djeles se Telenorbes Shqiptare, ajo gjen te vetmet ore, brenda se cilave mund te ndjehet gjithcka...edhe ajo volejbollistja e dikurshme qe enderronte te behej nje sportiste e dalluar, edhe ajo Miss Albania qe nisi te thurte me pas endrrat dhe deshiren per te ikur per fare nga ky vend, edhe Monika Zguro tashme e rritur dhe e ndergjegjesuar per arratisjen e mendjes dhe deshirave te saj ne nje tjeter bote... ne ate te diplomacise.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard