Një grua e re franceze, lindi fëmijën e saj kur gjendej në një autobuz linje në Paris. Vajza, emri i së cilës nuk u bë i ditur, e dinte se dita e lindjes nuk ishte larg por nuk mund ta mendonte kurrë se mund të lindte në një mjet publik. Problemet i filluan kur autobuzi i linjës ishte afër she**** të republikës. Shoferi i autobuzit kur e shikon se çfarë po ndodhte bëri që çdo pasagjer të zbriste nga autobuzi dhe me shpejtësi u drejtua për në spitalin më të afërt. Ecja me shpejtësi nuk vleu për asgjë, sepse pas 5 minutash vajza lindi fëmijën e saj. Me të arritur në spital mjekët nuk bënë gjë tjetër vetëm të kontrollonin gjëndjen shëndetsore të vajzës dhe fëmijës së saj. Shoqëria që kontrollon trasportin urban të Parisit vendosi t’i dhurojë të sapolindurit një abonim për gjithë jetën.