Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: MORANDI, hitet ndėrkombėtare tė djemve rumunė nė Tiranė pėr “Mikrofonin e Artė”


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
MORANDI, hitet ndėrkombėtare tė djemve rumunė nė Tiranė pėr “Mikrofonin e Artė”
Permalink   


Morandi, banda pop qė ka futur muzikėn rumune nė Evropė



Ata janė 14 dhe vijnė nga Rumania pėr tė performuar hitet e tyre mė tė fundit qė janė edhe ndėrkombėtare. Njė bandė rumune e muzikės pop qė dėgjohet edhe nė Shqipėri, ndėrsa e anasjella fatkeqėsisht nuk ndodh, siē tregon kėngėtari i kėtij grupi qė dje nė mbrėmje mbėrriti nė Tiranė. Kėnga e tyre “Love me” ishte hit edhe nė Shqipėri kėtė verė, ndėrsa hiti i tij i ri ėshtė “Falling Asleep”. Solisti i bandės rrėfen se bashkė me bandėn e tij do tė sjellė tė shtunėn nė mbrėmje 30 minuta nga sukseset e tyre tė fundit nė skenėn e Mikrofonit tė Artė.
Njė vend qė po ndėrtohet e quan ai Shqipėrinė, ndėrsa shton se Rumania tanimė ėshtė njė vend qė po pėrfundon sė ndėrtuari. Vjen pėr herė tė parė nė Tiranė, por jo nė Shqipėri, pasi ka kėnduar edhe nė qytetin e Vlorės nė festėn e MTV. Ėshtė vetėm 24 vjeē, por ėshtė edhe kompozitor dhe i pėlqen tė bėjė pak politikė nėpėrmjet muzikės, duke thėnė se ky ka qenė viti i Rumanisė dhe pėrparimi ndėrkombėtar qė po bėn vendi i tij ėshtė shėnuar edhe nga sukseset muzikore rumune.
Nė fakt, pėrveē suksesit nė Rumani, grupi Morandi ka qenė nė majat e listave muzikore nė MTV Europe dhe nė World Chart Express. Morandi ėshtė nominuar pėr “Best Romanian Act” nė MTV Europe Music Awards 2005, edhe pse nuk doli fitues, ndėrsa nė “MTV Romania Music Awards 2006”, Morandi fitoi pėr kėngėn mė tė mirė dhe (“Beijo”) dhe videon mė tė mirė (pėr “Falling Asleep”). Nė shtator versioni i Beijo ėshtė lanēuar edhe nė Britaninė e Madhe pėrmes Apollo Recordings.


Hitet e Morandi:
Love Me (2005)
Beijo (kėngė nė portugalisht, 2005)
Falling Asleep (2006)
A La Lujeba (2006)


Njė bandė, jo mė sekrete
Morandi konsiderohet si banda qė ka revolucionarizuar kohėt e fundit industrinė muzikore nė Evropėn Lindore. Ata fillimisht ishin njė studio projekt qė donin tė mbeteshin anonimė dhe mė vonė u shndėrruan nė njė bandė. Ata thonė se kanė dashur tė mbeten sekret sepse donin tė demonstronin qė muzika ka nevojė pėr diēka mė shumė sesa thjeshtė tė listohet: ajo duhet shijuar.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard