Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Unė apo ajo!?Rivale pėr motive personale. Apo thjesht pėr hir tė karrierės. Ku suksesi i njėrės ėshtė dėshtim i tjerės. Zajmina apo Ēiljeta


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Unė apo ajo!?Rivale pėr motive personale. Apo thjesht pėr hir tė karrierės. Ku suksesi i njėrės ėshtė dėshtim i tjerės. Zajmina apo Ēiljeta
Permalink   






Rivale pėr motive personale. Apo thjesht pėr hir tė karrierės. Ku suksesi i njėrės ėshtė dėshtim i tjerės. Zajmina apo Ēiljeta, Jonida apo Mariza, Ambeta apo Enada, Eva apo Aulona? Disa ish- mikesha. Dhe tė tjerat "armike" pėr kokė. Historitė personale, me mėrira dhe prapaskena tė vajzave tė televizioneve


Nje zenke si ajo mes Adelina Ismailit dhe Leonora Jakupit nuk eshte dicka qe mund te ndodhe cdo dite. Perkundrazi, i ka te gjitha permasat per t'u kthyer ne nje nga ato ngjarje te destinuara te qendrojne sa me gjate ne kujtesen e njerezve: te dyja kengetare te njohura, te dyja teper seksi, ngjarja zhvillohet pas kuintave te nje spektakli, ne sherrin ku nuk kane munguar sigurisht as shkuljet e flokeve perfshihet motra e Adelines dhe e ema e Leonores dhe perfundimi eshte gjykata. Pra te gjitha detajet per te bere buje. Pikerisht ate lloj buje, qe asnjera nuk e ka dashur, por as qe e ka cuar neper mend teksa i ka shkrepur ne koke deshira qe t'i shkulte se paku nje here floket rivales se saj... Nje deshire e papermbajtshme ndoshta, nje deshire qe shumica e vajzave te ekranit e ndrydhin cdo dite brenda vetes vetem e vetem per te mos dale ne faqet e gazetave apo per te mos perfunduar dyerve te gjykates. Sepse ne te vertete asgje nuk eshte ashtu sic thuhet neper intervista, ku gjithsekush rrefen se eshte e rrethuar me mikesha dhe se rivaliteti nuk ekziston. Ekziston, e cfare rivaliteti se! Sepse edhe nese nuk arrijne deri ne kapje per flokesh, vajzat tona te ekraneve nuk jane dhe aq "mikesha" me rivalet e tyre te verteta. Nese u ze ne goje emrin e tyre pershembull, rrudhin buzet. Mund te derdhin nje lume pakenaqesish. Apo te thone "mos ma permend emrin e saj", sic thote pershembull e ema e Ciljeta Xhilages, nese dikush i permend Zajminen, rivalen e te bijes. Ose zemerohen pershembull, si Jonida Mailiqi, nese ndodh qe te perfshihet ne te njejtin shkrim me Mariza Ikonomin. Apo t'i shmangen bisedes, sic ben Enada Hoxha kur dikush kerkon ta krahasoje me Ambeta Toromanin. Askush nuk ka deshire te flase hapur per rivalet. Por shumekush ua njeh pikat e dobta, shumekush e di se ndonese vajzat e ekranit thone se nuk e ndiejne rivalitetin, apo me keq akoma, se ky rivalitet i ndihmon te ecin perpara, jo rralle here i kap nje deshire e brendshme qe t'i lajne njehere e mire hesapet me rivalen e tyre ne karriere. Dhe do ta benin sigurisht, nese ne nje moment te vetem do te kishin ndoshta guximin qe pati Adelina Ismaili.

E megjithate ka qene nje kohe kur Ciljeta nuk e llogariste Zajminen si rivale, perkundrazi e konsideronte si mikeshen me te mire. Ishte dukur e kenaqur kur kjo e fundit vuri ne koke kuroren e bukurise, ndanin bashke te njejten dhome dhe te gjitha te fshehtat e zemres. Ne ato biseda Ciljeta i ishte rrefyer edhe per nje peng, nje te dashur me te cilin s'kishte shume kohe qe ishte ndare... Nje djale i cili jo shume kohe pas atyre bisedave intime do te behej molla e sherrit mes tyre. U be i dashuri i Zajmines. Nje tradhti kjo qe Ciljeta nuk e ka kaperdire lehte: atij edhe mund t'ia falte, asaj kurre. Keshtu nisi nje rivaletet qe me teper se me karrieren kishte te bente me problemet personale. Ciljeta mori menjehere pozicionin e vajzes se lenduar, nuk i foli me me goje ish- mikeshes dhe nisi ta sfidonte ne njemije menyra te tjera. Foto ne kopertina revistash, drejtimi i nje spektakli ku nje vit me pare Zajmina ishte shfaqur vec si figurante, ndryshime te herepashershme ne "look" qe binin gjithmone ne sy, nje kenge, nje videokliip per t'u pasur zili... Aq sa per pak kohe shumekush harroi qe Ciljeta ne fakt nuk e kishte fituar kurre cmimin e "miss"-it. Duke harruar nderkohe qe Zajmina e kishte fituar kete trofe. Dhe kjo e fundit duhet ta kete ndjere me mire se kushdo peshen e popullaritetit te rivales, jo me kot filloi ta konkurronte me cdo menyre: ne fillim nje reklame qe posterat e saj te ishin te pranishem ngado, veshje ekstremisht te shkurtra neper rruget e Tiranes, ndryshim i ngjyres se syve (nga kafe ne bojeqielli, sigurisht si te Ciljetes) dhe pastaj i erdhi radha gjoksit me silikon, per te kapur permasat e rivales. Pastaj edhe nje kenge ne "Top fest". Dhe ndonese shumekush mund te kujtoje ende "Tekilen", apo "Vetem ti", kenget e Ciljetes te kthyera ne hit, Zajmina, qe kaloi pa buje nga studiot e "Top Fest"-it po ben planet e revan**** te ardhshem. Jo duke u perpjekur te behet me e mira, por thjesht duke u rrekur t'i perngjasoje rivales qe dikur e kishte mikeshe.

Kaq shume mikesha nuk kane qene ne vogeline e tyre Jonida Maliqi me Mariza Ikonomin, ndonese ishin shoqe klase qe kishin te perbashket pasionin, kengen. Ishin thjesht shoqe klase dhe asnje lidhje me teper, ne fotografite e asaj kohe nuk shfaqen as prane njera - tjetres. E megjithate ishin te ngjashme ne llojin e tyre, dy vajza te vogla qe te tjeret u thoshin se kishin vesh per muzike dhe qe ato perpiqeshin se kush do te binte me teper ne sy kur te kendonte perpara klases. Dhe pastaj perpara njerezve qe merrnin vesh nga muzika dhe qe do te kishin ne dore te ardhmen e tyre artistike. Jonida ne ate kohe dukej me e privilegjuara. Ajo fitonte vazhdimisht cmimet e para ne festivalet e te vegjelve, duke qene e bindur ndoshta se keshtu do te ndodhte edhe ne te ardhmen. Ku ajo do te ishte kengetarja me e spikatur. Por nuk do te ndodhte keshtu qe ne fillim. Mariza, micka me syze, kishte qelluar me me fat. Ose me e zonja ndoshta. Nga festivalet ne Pallatin e Pioniereve, ajo u gjend drejt e ne Festivalin e te medhenjve, ne skenen e Pallatit te Kongreseve, ku me Francesk Radin do te kendonte nje kenge qe pelqehet ende edhe sot e kesaj dite. Nje duet qe mbeti ne mendjen e njerezve, suksesin e te cilit asaj vazhduan t'ia perserisnin edhe me vone, atehere kur micka e dikurshme me syze dhe corape te bardha ishte shnderruar ne nje zonjushe simpatike, qe filloi te merrte cmime per vokalin e saj, fillimisht si pjese e grupit "Ilirianet" dhe pastaj ne nje karriere si soliste qe shenonte vetem ngjitje. Krejt e kunderta qe ngjau me shoqen e dikurshme te klases, Jonida Maliqin, e cila gjithashtu pati shansin te ngjitej ne skenen e te medhenjve per te shoqeruar nje here nje tenor jo shume te njohur, e nje vit me pas edhe Sherif Merdanin. Por qe askush ne vitet ne vijim nuk e lidhi imazhin e asaj cupke me faqet bullafiqe, me imazhin e nje vajze te hirshme qe kishte filluar te shfaqej neper festivale, me nje ze interesant por me kenge qe nuk po shnderroheshin dot ne hite. Komente qe Jonida duhet t'i kete ndjere shume, jo me kot nje here, pas festivalit te vitit 2001, nxitoi te jepte intervista neper gazeta, per te akuzuar drejtuesit e festivaleve per korrupsion te ndarjen e kengeve... Si kenga "Buze detit" e Marizes pershembull, qe vec ekraneve transmetohej edhe neper radio. Bashke me nje kenge tjeter "Nuk dua te jem", qe jepej ore e pa ore, si per t'i kujtuar Jonides mungesen e nje hiti te sajin ne tregun muzikor. Nje hit qe ne fakt vazhdon te mungoje edhe pse kengetarja ka filluar te marre revansh ndaj "rivales" se saj qe prej kohes se femijerise. Sepse shume shpejt Jonida arriti te behej e degjuar ne saje edhe te lojerave me "look"-un e saj, me pjesemarrje ne te gjitha festivalet dhe se fundi me pjesemarrjen ne spektaklin me popullor televiziv "Njeqind kenget e shekullit". Ku, edhe nese nuk do te mund te fitoje ndonje cmim te pare, si ai qe fitoi dy vjet te shkuara Mariza ne "Maratonen e kenges popullore", (po ne "Tv Klan") ka perparesine qe gjithsesi te jete e pranishme ne ekran per njembedhjete jave rresht. Kohe ne te cilen rivalja - Marize nuk po shfaqet gjekundi.

Nuk po shfaqet me as Ambeta Toromani ne ekranet shqiptare por e ka fituar ne distance konkurencen e saj me Enada Hoxhen. Le te vazhdoje e pashqetesuar Enada te jete balerina e pare e Teatrit te Operes dhe Baletit, Ambeta eshte bere e njohur ne Itali, ka fituar vendin e dyte ne Akademine "Amici", ka fituar votat televizive te mijera shikuesve italiane, ka nje kontrate pune (qe s'krahasohet me rrogen e TOB-it shqiptar) ne spektaklin e Maria de Filippit dhe ky fakt e ka bere qe ne Shqiperi te shihet si nje idhull i vertete, qe bashke me balerinet e tjere qe kercejne ne Itali te marre gati - gati statusin e heroit nacional. E megjithate ka qene nje kohe kur ajo dhe Enada Hoxha haheshin dhemb per dhemb se cila prej tyre do te spikaste, kush do te merrte rolin kryesor ne shfaqjet e baletit. Fati ne ate kohe ishte ne anen e Enades, kjo ndoshta edhe sepse ajo ishte cift me Gerti Vason dhe te dy bashke ktheheshin ne nje cift te suksesshmem "showbiz"-i. Kurse Ambeta nuk kishte nje partner fiks per te kercyer, ankohej se ishte me e gjate se c'duhej dhe prandaj nuk pershtatej me asnje nga balerinet e TOB-it. Nderkohe te dyja mbanin rolin e prima - balerinave te spektakleve ne dy grupe baleti ne televizioneve rivale, Enada ishte kthyer ne personazh te dashur televiziv me "Telebingon Kombetare" kurse Ambeta, ca me vone do te njihej si kercimtarja kryesore te "Portat e Fatit". Nderkohe qe i tronditi rende Enades edhe postin e balerines kryesore ne skenen klasike: nje perplasje e heshtur mes ciftit Hoxha- Vaso dhe drejtoreshes se teatrit, i shmangu te dy nga skena dhe ketu erdhi rasti i arte i Ambetes: nje festival si ai "Marie Kraja" ku soliste ishte vec ajo, pastaj nje recital sic nuk kishte bere askush perpara saj... Dhe menjehere pas ketyre sukseseve, duke pare qe skenes shqiptare nuk kishte c'ti merrte me, Ambeta zgjodhi Italine. Duke i lene perfundimisht Enades vendin e balerines se pare, qe tani ajo nuk e ndan me asnje. Prandaj edhe ne cdo interviste ajo nuk harron te thote se kurre nuk do te ike per nje karriere jashte Shqiperise.

Edhe Eva Idrizllari preferoi ikjen, ndonese jo jashte, kur e pa qe nuk kishte me asnje shans per te mbizoteruar mbi rivalen e saj ne ekranin e TVSH-se, Aulona Mingen. Per disa vite te dyja kishin provuar te benin nje pune paralele, te drejtonin te njetin emision duke ndare ditet e javes, pa u takuar asnjehere bashke brenda te njejtes studio. Pune qe nuk duhet te kete qene aspak e lehte kur u duhej te ndanin idete, te ftuarit... Perplasjet nuk kishin munguar, nje te ftuar qe njera e mendonte per diten e vet te emisionit, e merrte tjetra me pare, nje ide qe njera mendonte ta realizonte ne nje menyre, tjetra e bente krejt ndryshe. Pastaj vinin dhe parapelqimet e te tjereve: Dikush pelqente brunen, Aulonen, qe i linte te gjithe te flisnin e te flisnin pa i nderprere kurre. Ndonje shikues pelqente bionden, Even, qe fliste e fliste vete... Ceshtje zgjedhjesh sigurisht. Por jo vetem kaq: Aulona ne punen e saj mund te mbeshtetej edhe tek i ati, regjisori Albert Minga. Mbeshtetje qe nuk mund ta llogariste kurrsesi Eva Idrizllari, qe mendoi se kishte ardhur dita dhe ne TVSH nuk mund te bente me asgje. Keshtu u largua perfundimisht nga televizioni shteteror dhe per ca kohe nga emisioni i mengjesit. Iu kushtua nje spektakli te mirefillte televiziv per t'iu kthyer serish emisioneve te mengjesit shume kohe me pas, kesaj radhe ne nje tjeter ekran. Per te ndare per se largu serish idete dhe te ftuarit me Aulona Mingen, qe vazhdon te beje te njejten gje ne TVSH. Rivalizohen per se largu por pa fjale armiqesore, pa zenka dhe largqofte... pa shkulje flokesh. Sepse ndonese dine te rivalizojne mjaft mire, vajzat e ekraneve nuk mund te rrezikojne kurrsesi qe te dalin neper faqe gazetash si Adelina dhe Leonora.

Kur rivalizojne djemte

Thuhet se Flori iku nga "Dreams"-at qe grupi te humbte pa te. Dhe keshtu ndodhi per ca kohe. Derisa Ermali (paksa i ngjashem ne pamje) u bashkua me ta dhe grupi u be me i famshem se ne kohen e Florit? Po ky c'beri? U mori djemve te grupit te famshmin Andy Dj dhe me te beri ca kenge qe i bene "Dreams"-at te fundosen fare. Pastaj i erdhi radha Ermalit te hidhte hapin tjeter: Ne fillim ne "Select" dhe pastaj ne "Portokalli" ku u be "blete punetore", "rrushi i bukur", "Gjergj melankoliku"... dhe ja ku eshte, personazhi me simpatik i bllokut. Flori? Kapi edhe ai ekranin: nje emision i perditshem si "Energy arena" dhe ja ku eshte edhe ai, me famen e djalit te batudave, teper te pelqyer. Sepse kur rivalitetin e bejne djemte, dine edhe te shpikin gjera. Dhe te pelqehen.



__________________
none


Fillesetar

Status: Offline
Posts: 1
Date:
RE: Unė apo ajo!?Rivale pėr motive personale. Apo thjesht pėr hir tė karrierės. Ku suksesi i njėrės ėshtė dėshtim i tjerės. Zajmina apo Ēiljeta
Permalink   


E lale ka i di ti gjithe kto gjona??

__________________
O Sa Mire Me Qen Shqipetar
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard