Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Nen hijen e Dantes


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Nen hijen e Dantes
Permalink   


Ndersa prej vitesh i gezohemi te perkthyer ne shqip "Komedise Hyjnore", asnje veper biografike apo kritike nuk ekziston per te shpjeguar dhe per te na rrefyer vete gjeniun Dante


Ndofta mund te tingelloje si pakez e cuditshme, por libri qe ju propozohet eshte i pari qe botohet ne shqip e qe ne qender te vet ka Danten. Dante bashke me Shekspirin ndajne pothuajse ne menyre te barabarte pushtetin e tyre mbi letetsine qe eshte botuar prej qindra e qindra vitesh ne boten tone. Askush shkrimtar tjeter pervec te lartpermendurve nuk ka arritur ta cenoje sadopak kete te vertete. Kanoni yne letrar i perendimit ka ne themel te vet vepren e fuqishme te Dantes dhe ate te Shekspirit. Vete moderniteti yne eshte shpikur e nenshkruar nga keta dy emra. Vepra me e rendesishme e Dantes "Komedija hyjnore" eshte perkthyer e botuar ne shqip per here te pare me 1960 nga Pashko Gjeci, ne pragun e shtateqind vjetorit te poetit. Prej kesaj date e deri ne ditet tona jane te njohura edhe perkthime te tjera te kesaj vepre, por asnjera nuk ka arritur te kete shkelqimin e perkthimit te Gjecit. Mirepo ndersa kemi patur disa perkthime alternative, eshte ndjere perhere mungesa e librave biografike dhe kritike mbi Danten. Mendoni nxenesit e vitit te dyte te shkolles se mesme qe ndersa ia del te mesoje permendesh ndonje tercine, mbetet akoma dhe me i paqarte me ato simbolika te cilat sapo i ruajti ne kujtesen ende te njome. Biografia e Leonardo Orsinit eshte nje liber ideal per lexuesin e ri te Dantes. Ai nepermjet edhe elementeve te letrarizuar dhe atyre biografike ka arritur te na jape portretin njeriut dhe poetit Dante. Dhe vertete nuk mund te kuptohet sadopak vepra perhere ne zhvillim e Dantes, pa ditur e kuptuar dinamikat e jetes ae tij. Jeta e Dantes ze fill me vitin 1274 dhe me qytetin e Firences. Nje prej ngjarjeve me mbreselenese qe i ngjau ne jeten e vet pesedhjete e gjashte vjecare, qe njohja me Beatricen, a me mire me thene me imazhin e Beatrices. Ky imazh do te rrenjosej thelle ne vetedijen e pavetedijen e Dantes se vogel dhe fale tij ai do te arrinte me vone te zbulonte strukturen e "Komedise hyjnore". [Disa biografe mbrojne idene se ne moshen nente vjecare Dante ka provuar nje pervoje tronditese seksuale, pasi vetem kesisoj mund te perligjet ai obsesion i gjithe jetes pas imazhit te Beatrices]. Veprat e rinise, "Gostia" dhe me vone "Jeta e re" qene reflektime te viteve te ngjeshura te studimeve nga me te pasurat e kohes se vet, por edhe asaj jete te fshehte, intime dashurore ku cdo fytyre e re gruaje do te kalonte permjet tipareve te Beatrices. Dante me vone do te merrte pjese ne shume levizje te trazuara politike qe zhvilloheshin ne Firencen dhe Italine e atehershme. Ndersa udhetimi i tij shpirteror njihte ngjitje perhere e me te panjohura per kufijte e atehershem te dijes e shpirtit njerezor, politikisht ai njohu deshtime te medha, njohu mergimin, njohu mosmirenjohjen e qytetit te vet Firences ku u denua te mos shkele kurre me. Botimi i "Komedise hyjnore" do t'i jepte Dantes qe ne gjallje nje fame europiane, pse per here te pare ne letersi u shfaq mendja me kontinentale e deriatehershme. "Dante" thote Elioti ? eshte padyshim poeti me europian qe njeh deri me sot letersia... Mesimi i madh qe na jep ne Komedia eshte se Ferri, Purgatori dhe Parajsa nuk jane kurrsesi vende gjeografike, porse jane thellesisht gjendje metafizike mendore nepermjet te cilave njeriu persoset per takimin final, njohjen e drites se perendise".

Orsini ne librin e vet ben kalime te perkryera sa ne jeten vetjake te Dantes po aq edhe ne zberthimin e enigmave qe fsheh vepra e tij. Udhetimi jetesor i Dantes mbaron ne Ravena qyteti i vetem ne bote qe i ofroi qetesine e paqen poetit. Pas mbeti vepra me e rendesishme qe shkroi ndonje njeri ne kete bote, per kete bote. "Te gjithe i jemi borxhlinj Dantes", thote Borges ne njeren prej nente ligjeratave te tij per Danten. Me te bota e shkrimit gjeti modelin me te volitshem te saj, pse qe ai qe i dha imazhin e vet letersise qe do te shkruhej me pas ne driten e botes, nen diellin perhere te ri, nen hijen dashamire te Dantes".


Perktheu Gent Osmani

Shtepia botuese "Naim Frasheri"

150 F, 450 L



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard