Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Kapelo: “Puma” duhet te levize!


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Kapelo: “Puma” duhet te levize!
Permalink   










                                                                                   tetor,7,2006





Fabio Kapelo, trajneri i Real Madridit, ne nje deklarate per shtyp te dhene ne ambjentet e klubit madrilen foli per skuadren, formen e saj dhe sidomos per Emersonin, me te cilin e nisi kete biesede. “Eshte e vertete qe tani Emersonit i mungon shpejtesia dhe forca per te dyluftuar nje kunder nje. Kjo eshte ajo qe i mungon ne keto momente, qe tani eshte pak i ngadalte. Por nuk mund te diskutojme per nje lojtar si Emerson apo si Raul”, tha Kapelo.

Trajneri italian foli per mundesine e blerjeve te reja: “Ne qofte se gjejme nje lojtar te mire ne merkaton e dimrit atehere do ta blejme. Tani qe kemi kohe do te perpiqemi qe ta gjejme. Ky klub eshte shume i disiplinuar dhe skuadra eshte gjeja me e rendesishme ne bote dhe une kam te drejte te zgjedhe per lojtaret e mi. Tifozet po presin te shohin nje Real Madrid te forte dhe te pamposhtur”.

Persa i perket rolit te Rejes, Kapelo tha: “Rejes mund te luaje ne te dyja krahet. Ne Realin e viteve te fundit ne krahun e majte ka qene Roberto Karlos qe gjithmone luante fort. Ishte njeriu me i rendesishem si ne mbrojtje ashtu edhe ne sulm. Sulmet me te rrezikshme te Realit te Madridit ishin kur ne keto merrte pjese edhe Roberto. Tani po mundohemi t’i bejme gjerat pak me ndryshe”, tha Kapelo. Trajneri i Realit tregoi se skuadra e tij duhet te permiresohet qe te arrij objektivat e saj: “Reali i Madridit eshte nje skuader e re dhe ka nevoje per kohe. Kemi lojtare te rinj dhe duhet te permiresohemi akoma. Shpresoj qe te jemi ne nivel te lart- ne ndeshjet me te rendesishme te sezonit”, perfundoi Fabio Kapelo.




__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard