Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Skandali dhe ndodhite e fundit te Inis Gjonit..

WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Skandali dhe ndodhite e fundit te Inis Gjonit..
Permalink   

TIRANE

Certifikata e falsifikuar e artistes Inis Gjoni, dyshohet se nuk është bërë nga një gabim njerëzor, por me paramendim. Aktualisht, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për këtë rast të denoncuar nga policia dhe nga të dhënat e para hetimore, ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një falsifikim. Burime pranë organit të akuzës janë shprehur për Gazetën, se edhe në formularin që plotësohet kur shtetasit aplikojnë për pasaportë, ishte shënuar e njëjta datë lindjeje e ndryshuar si ajo në certifikatë. Sipas të njëjtave burime, formulari për aplikimet për pasaportë të re plotësohen nga vetë personat e interesuar, të cilët në pamundësi për të qenë vetë të pranishëm, duhet të autorizojnë me një prokurorë të posaçme një tjetër person. Për rastin konkret rezulton se formulari pranë Komisariatit nr.2 është plotësuar nga vetë Gjoni, ku është shënuar e njëjta datë lindjeje e falsifikuar si ajo në certifikatë. Ky fakt ka rritur akoma më shumë dyshimet se nuk kemi të bëjmë thjesht me një gabim njerëzor të punonjëses së gjendjes civile, por me një akt falsifikimi të paramenduar. Ndërkohë, bëhet e ditur se sistemit të kompjuterizuar të pasaportave, nëse për të njëjtin person dhe me të njëjtin emër i jep të dhëna të ndryshme që kanë të bëjnë me datën, muajin apo vitin e lindjes, atëherë ky sistem regjistron një tjetër pasaportë edhe pse personi është i njëjtë.
Hetimi
Për të vërtetuar dyshimet e ngritura, grupi i hetimit pritet që së shpejti të thërrasë në Prokurori artisten Inis Gjoni si dhe punonjësen e gjendjes civile që ka plotësuar certifikatën, Tatjana Male. Të dyja këto janë të akuzuara për falsifikim të akteve të gjendjes civile dhe para hetuesve do t'u duhet të argumentojnë me fakte bindëse veprimin e tyre. Një tjetër veprim procedural që pritet të kryhet nga organi i akuzës, është edhe ekspertimi grafik i shkrimit të certifikatës si dhe formularit të plotësuar nga Inis Gjoni. Ndërkohë, kjo e fundit nëpërmjet avokatit të saj është shprehur se denoncimi i policisë mbi falsifikimin e certifikatës, është thjesht një gabim njerëzor i bërë nga punonjësja e gjendjes civile dhe se nuk ka pasur asnjë arsye për të falsifikuar muajin e lindjes. Avokati i Gjonit është shprehur se klientja e tij duhej të merrte një tjetër pasaportë, pasi dispononte një vizë greke 5-vjeçare, në një kohë që afati i pasaportës që kishte nuk ishte kaq i gjatë. Madje, ai është shprehur se ka qenë vetë Inisi ajo që ka njoftuar punonjësin e policisë për gabimin e kryer në muajin e saj të lindjes.

PASAPORTA

Denoncimi i artistes nga komisariati numër 2

Mospërputhja e datëlindjes së vërtetë me certifikatën e paraqitur për t'u pajisur me pasaportën e re, i ka kushtuar hetimin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve artistes Inis Gjoni. Denoncimi është kryer katër ditë më parë nga Komisariati i Policisë nr.2 në kryeqytet. Artistja e njohur në botën e spektaklit kishte aplikuar për t'u ripajisur me pasaportën për përdorim jashtë shtetit në Komisariatin numër 2 të Policisë së Tiranës. Verifikimi i të dhënave nga sistemi TIMS i policisë, ka zbuluar edhe moskorrespondimin e të dhënave të kërkesës për pasaportë, me ato që rezultonin në zyrat e gjendjes civile. Veprimi i parë i policisë ishte bllokimi i pasaportës. Precedenti i është referuar Prokurorisë. Organi i akuzës ka nisur menjëherë hetimin për falsifikimin e dokumenteve zyrtare nga ana e këngëtares 30-vjeçare dhe punonjëses së gjendjes civile të njësisë bashkiake numër 7 të kryeqytetit, Tatjana Male, 48 vjeçe

Procesi/Regjisorja kërkon dëmshpërblim nga Prokuroria

Videoja e Inis Gjonit, bllokohet gjyqi
Gjykata: Vonoi konfirmimi për pagesën e 5 mijë eurove

TIRANE - Do të hidhet sërish në short padia civile e ngritur nga Inis Gjoni dhe Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, lidhur me publikimin e videos erotike. Pak javë më parë, padia e depozituar në Gjykatën e Tiranës u hodh në short. Pas shortit dosja kaloi në kompetencë të gjyqtarit Altin Shkurti. Por ky i fundit i kërkoi palës paditëse që të depozitonte 1 përqindëshin e 500 mijë eurove të kërkuar si dëmshpërblim, që e detyron regjisoren të paguante një shumë 5 mijë euro para se të niste gjykimi. Burime nga gjykata bënë të ditur se vonesa e konfirmimit për pagesën ka bërë që dosja të dalë jashtë afatit ligjor dhe si e tille duhet të kalojë edhe njëherë tjetër në short. Regjisorja Gjoni është e përkrahur në këtë padi nga Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, ndërsa e paditur është Prokuroria, e cila sipas paditëses ka publikuar pamjet e videos së gjetur në celularin e të dashurit të Inis Gjonit, Arjan Selimi. Pala paditëse pretendon se në momentin që Prokuroria ka lancuar këtë video, i ka shkaktuar artistes një dëm të madh moral, por edhe material, pasi ajo ka humbur nënshkrimin e disa kontratave. Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut pretendon se do të provojë në gjykatë se Prokuroria e ka shpërndarë e para videon, me qëllim që t’i bënte presion për ta përdorur në rastet që i nevojiteshin. Në padi është cilësuar se si dëmshpërblim, nëse vërtetohet se ka qenë Prokuroria ajo që ka shpërndarë pamjet filmike, do t’i kërkohen 500 mijë euro. Hetimet paraprake të Prokurorisë së Tiranës, kanë konkluduar në pamundësinë e identifikimit të autorit.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us

Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard