Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Konviktet, katėr studentė nė dhomė. Pagesat pėr akomodimin kryhen nė llogari bankare. Qiraja e strehimit, 25 mijė lekė pėr 9 muaj


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Konviktet, katėr studentė nė dhomė. Pagesat pėr akomodimin kryhen nė llogari bankare. Qiraja e strehimit, 25 mijė lekė pėr 9 muaj
Permalink   


                                                                                      Tetor 7, 2006





 


Pagesat pėr akomodimin kryhen nė llogari bankare. Qiraja e strehimit, 25 mijė lekė pėr 9 muaj






Konviktet, katėr studentė nė dhomė





Brovina: Regjistrimet nė QS, brenda kapaciteteve









Numri i madh i studentėve tė rinj, ka detyruar drejtorinė e Qytetit Studenti tė akomodojė katėr studentė nė njė dhomė. Nga 1700 vende tė deklaruara zyrtarisht nė fillim tė regjistrimeve, brenda njė jave nė Qendrėn e Trajtimit tė Studentėve janė strehuar 300 mė tepėr. “Kemi pranuar 2 mijė studentė nė vitet e para, ndėrkohė qė kapaciteti total ėshtė 6880 studentė pėr tė katėrta vitet”, - tha Bujar Brovina, drejtor i Qytetit Studenti. Pritet qė nė ditėt nė vijim ky proces tė vijojė ende jo vetėm pėr regjistrimet e reja, por edhe me ēregjistrimet qė mund tė kryejnė studentėt nga njėra degė nė tjetrėn. Drejtori Brovina theksoi se pėrpos numrit tė madh tė kėrkesave, procesi i regjistrimeve ka vijuar mėse normal dhe pa radha tė gjata, siē ka ndodhur pėr ēdo vit. Regjistrimet e sivjetshme tė parashikuara nga tre shtretėr nė ēdo dhomė, janė rritur me njė mė shumė dhe kjo sipas drejtuesve tė Qytetit Studenti, ka ardhur pėr shkak tė fluksit tė madh tė studentėve tė pranuar nė vitin e parė.
Regjistrimet
Brenda tetė ditėve tė fundit tė regjistrimeve nė konvikte, Qendra e Trajtimit tė Studentėve nr.1 nė kryeqytet, ka akomoduar rreth 2 mijė tė rinj tė vitit tė parė. “Nuk ka pasur asnjė problem, pasi tė gjithė studentėt vijnė me vėrtetim nga fakultetet dhe regjistrohen nė godinat pėrkatėse, tė cilat ndryshe nga vitet e shkuara sivjet janė tė ndara sipas fakulteteve”, - tha Bujar Brovina, drejtor i Qytetit Studenti. Sipas Brovinės, numri i madh i studentėve tė vitit tė parė, i ka detyruar ata qė tė mos lėnė asnjė student pa akomodim, pėr kėtė qėllim janė marra masa qė nė njė dhomė tė ketė nga katėr studentė. Vetėm pėr kėtė viti akademik, numri i pranimeve tė reja nė Universitetin e Tiranės arrin nė 3200, ku mė shumė se gjysma e tyre vijnė nga rrethet. Gjatė kėtyre ditėve fluksi i regjistrimeve ka ecur me ritme normale, veēanėrisht pėr vitet e ndėrmjetme, tė cilat ndryshe nga vitet e shkuara nuk kanė pėsuar asnjė ndryshim nė dhoma, por janė akomoduar aty ku kanė qenė strehuar mė parė. Ndėrkohė qė janė pėrjashtuar nga e drejta e strehimit tė gjithė studentėt qė vijnė nga rrethinat e kryeqytetit apo Durrėsi dhe kjo ka ndodhur pėr shkak tė numrit tė kufizuar tė kapaciteteve tė Qytetit Studenti.
Pagesat
Ndryshe nga vitet e shkuara, drejtoria e Qytetit Studenti sivjet ka disiplinuar pagesat e tarifės sė akomodimit. Studentėt e viteve tė ndėrmjetme, pra atyre tė dyta, treta dhe tė katėrta, kanė kryer pagesat pėrkatėse nė numrin e llogarisė bankare tė Qendrės sė Trajtimit tė Studentėve nr.1, pėr tė evituar pagesat nėn dorė qė mund tė kryheshin me kujdestarėt e godinave. “Sivjet ka njė disiplinim tė akomodimeve dhe pagesave pėr vitet e ndėrmjetme, kjo pėr faktin se pagesat kryhen nė njė numėr llogarie bankare tė caktuar dhe studentėt duhet tė paraqesin vetėm mandatpagesėn pėr t’u regjistruar”, - tha drejtori Brovina. Kreut i Qytetit Studenti ka sqaruar se tarifa e regjistrimit nė Qytetin Studenti edhe pse ka pėsuar njė rritje, duke arritur nė 25 mijė lekė tė reja, tė gjitha detyrimet janė shlyer nė bankė. “Kjo procedurė nuk ėshtė ndjekur me vitet e para, por nė konvikte. Edhe ky proces ka qenė tejet transparent, pasi drejtoria ka vendosur njė dublant pėr kujdestarėt jo vetėm pėr kryerjen e pagesave, por edhe pėr tė ndihmuar nė akomodimin e shpejtė tė studentėve”, - theksoi drejtori i Qytetit Studenti.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard