Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Jeta e Ingrid Gjonit & Foto


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Jeta e Ingrid Gjonit & Foto
Permalink   


Ingrid Gjoni
Datelindja: 24.12.1982
Vendlindja: Tirane
E njohur si nje nga fotomodelet e para ne Shqiperi. Qe ne moshe te vogel spikat talenti i saj si
nje balerine dhe regjizore ku me pas do ta shikoni si nje show girl.
Kryen nje sere spektaklesh qe ne moshe te vogel te organizuara nga vete ajo. Ne vitin 1998
vendoset ne Greqi per te punuar me nje afat te shkurter si fotomodele.
Vite me vone, do ta shohim dhe si kengetare ku ne kete fushe ka patur sukses. Momentalisht
ndodhet ne Amerike ku ushtron profesionin e saj si fotomodele. Ka deshire te vazhdoje
Akademine e Arteve te Bukura si aktore. Ne vitin 2002 eshte cilesuar eedhe si vajza me e
sukseshme e kopertinave.


 Intervista:


- Ju tashme keni krijuar nje fizionomi te
cuditeshme edhe pse jeni kaq e re, per cfare synoni qe te beheni?

Pasi te mbaroj gjimnazin, dua qe te vazhdoj per aktore. Ka qene endrra ime e femijerise qe te
marr rrugen e kinematografise, e lidhur kjo dhe me besimin qe kam tek mundesite dhe talenti
im. Dua domosdo qe te studioj diku ne perendim, per arsye te njohura te kushtezimeve qe ka
vendi im. Me kete deshire nuk do te thote se syte nuk do ti mbaj nga Shqiperia, nga njerezit
dhe te afermit e mi me te cmuar.
- Me sa dihet dueti Inis dhe Ingrid do te konkurroje tek "Kenga Magjike"
2001, si e prisni dhe e vleresoni kete eveniment?

Eshte kenaqesi dhe vlere te kendoj me motren time Inisin. Fteses te te njohurit Ardit Gjebrea iu
pergjigjem pozitivisht dhe tani po punojme per te dale me sukses. Kemi nje kenge qe une e
vleresoj, por titulli akoma eshte sekret. Eshte nje bashkepunim me Kristi Popen, i njohur
natyrisht per talentin dhe vlerat e tij ne fushen e muzikes.
- Ka nje kuriozitet, gjithmone i cuditshem se si e kalojne kohen e lire njerezit
publik. Pra, si e kalon kohen e lire Ingrid Gjoni dhe a ndjehet e "ngacmuar" ajo nga
njerezit?

Paraditja eshte ne shkolle. Pasdite dhe pjesen tjeter me te madhe te kohes jashte shkolle e
kaloj ne shtepi dhe e ingranuar ne aktivitete te tjera. Kam prinderit qe me duan dhe me
inkurajojne shume ne nismat e mija dhe dy motrat e mia te dashura.
Kam ftesa te shumta. Fund-javen kam deshire te shetis me makine nen shoqerine e te
preferuarve te mi. Ndersa per "ngacmimet", kur ato jane te pranueshme dhe me shije,
s'kapse te mos te te pelqejne. (qesh)
- Cili eshte hobi juaj?
Jane dy, kercimi dhe kenga, te cilat jane te pazevendesueshme tek une. Arti eshte nje magji,
qe t eperpin dhe te lumturon me boten e tij.
- Per njohje, ju duhet ta dini se gazeta jone ka nje linje te ndjeshme per
ceshtjen tone kombetare. Cfare perben per ty ndjenja e te qenit dhe te te menduarit si
shqiptare, pra shqiptarizma?

Une jam e ndjeshme per vendin tim. Shqiperia i ka dhene vlera vetes qe cdo shqiptar te jete
krenar per ate qe eshte. Kjo eshte nje teme, e cila duhet te preke dhe te vere ne seder cdo
njeri qe i therret vetes shqiptar.
Eshte shume e cmuar dhe e nevojshme qe ta duash vendin tend. Prandaj dhe Rilindasit tane
jane kaq te cmuar dhe qe ndjehen gjithmone afer nesh dhe pse po kalon nje shekull kur ata
krijonin me aq madheshti, me aq dhimbje, por edhe krenari per Shqiperine. E kam enderr qe te
prezantoj nje spektakel madheshtor ku te kete pjesemarres me shqiptare nga te gjithe trojet
etnike dhe kudo qe jane ata sot.
- A mund ti zbuloje sadopak Ingrid Gjoni planet e saja per te
ardhmen?

Dua te bashkepunoj me kengetare te njohur per te pergatitur albumin e pare, te cilin do ta
shoqeroj edhe me video. Te fundit dua ta realizoj jashte vendit. Eveniment dhe angazhim i imi
maksimal, eshte shkolla, pastaj dhe karriera ne fushen e artit.
Per "Trojet Shqiptare" Saimir Gega

 





 

Të tradhëtosh me Ingridin




Ingrid Gjoni ka kapërcyer çdo parashikim. Jo vetëm fotomodele dhe këngëtare, por ajo vazhdon të japë prova të tjera të talentit, koncepteve të reja dhe suksesit. I tillë është videoklipi i ri me një fabul të fortë tradhtie, gjë që pak kush do të guxonte ta bënte në jetën reale. Por edhe kësaj here, asaj i ka pëlqyer të eksperimentojë ashtu siç është mësuar të bëjë zakonisht, duke i lënë njerëzit të çuditur
Gratë e vogla rriten. Koha rregullon gjithçka, madje ka “rritur” edhe një vajzë “të çmendur” si Ingrid Gjoni. Kanë kaluar gjashtë vjet nga ‘boom’-i saj i parë dhe rrallëkush mund të harrojë vajzën sygjelbër që marramendi njerëzit duke pozuar përherë të parë ‘topless’ dhe zbuluar hiret e saj. Atëherë ishte 16 vjeç dhe donte të hapte me çdo kusht dyert që akoma nuk kishte guxuar t’i shkundte kush nga vendi: të sfidonte gjithë mentalitetin dhe shoqërinë shqiptare. T’i trondiste, t’i shokonte, të bëhej argumenti delikat i ditës dhe të tregonte se ishte një vajzë vizionare, që shihte larg, përpara dhe bënte gjëra të papara. Ndonëse atëherë ajo mbante veshur një bluzë të tejdukshme që te gjoksi ishte e bërë me baltë, përsëri format e saj dilnin mjaft mirë në pah, imazhi ishte i parezistueshëm dhe krenaria ishte vetëm për të: të parën vajzë që fotografohej ‘topless’, ndërkohë që fotografia e saj ****ej si faqe e parë e një reviste. Nëse Valbona Selimllari ka hyrë në historinë rozë të ‘show’-ut shqiptar, si ‘miss’-i i parë, një tjetër sybukur, por shumë më e re se e para në moshë, më seksi, tërheqëse dhe fare pa komplekse, një ditë do të flakte diku në një studio çantën e librave të shkollës dhe do të zhvishej para fotografit. Ishte viti 1998. E guximshme kjo vajzë apo jo?
Ishte Ingrid Gjoni.
Por jo më kot thamë se gratë e vogla rriten. Rriten fizikisht, rriten me vitet, rriten si personalitet, por edhe profesionalisht. Nëse dikur kishte rëndësi që ajo të dukej, të shfaqej, të bënte diçka që shumë të tjerë do ta quanin herezi, sot kjo i ka lënë vendin një përpjekje tjetër edhe më të madhe. Nuk është e lehtë të ruash emrin që ke mbi shpatulla. Aq më tepër kur ky emër peshon.
Bukuroshja Ingrid Gjoni ndihet aq krenare me veten e saj, sa gati mallëngjehet kur flet për videoklipin e fundit, i cili mbase nuk do të kishte kuptim të diskutohej edhe aq, sikur ai të ishte një prej atyre videoklipeve të zakonshëm që shoqërojnë rëndom këngët e reja të artistëve. Por, jo. Klipi i saj nuk mund të kalohet aq pa vëmendje. Jo aq për faktin se ka kushtuar 5 milion lekë dhe e gjithë kjo shumë ka dalë nga buxheti i familjes Gjoni, (lekë që vajza e mbarë po përpiqet t’i rikuperojë me koncertet e saj), por pse ai prej shumë kujt, prej syrit të specializuar dhe profesional, cilësohet si më i miri, realizuar ndonjëherë në studiot shqiptare të produksionit. Ka punuar plot dy muaj për një videoklip që zgjat më pak se pesë minuta, është ropatur shesheve të xhirimit dhe studiove të montazhit, ka studiuar çdo detaj, çdo mizanskenë dhe mbi të gjitha ka zgjedhur një fabul intriguese. “Në qendër të klipit, thotë Ingridi, është një personazh vip (Ingridi vetë), që tradhëtohet nga i dashuri i saj në sy të gazetarëve, por që në fund të klipit të gjithë kuptojnë se, vipja jonë veçse u ka punuar një reng paparacëve që e gjurmojnë hap pas hapi dhe se në fund të fundit, ajo nuk është tradhtuar prej askujt, sepse vajza me paruke që dilte me të dashurin e pabesë, ishte Ingridi vetë. Në fakt, teksti i këngës “Përse me mua”, shkruar nga Gjergj Jorgaqi me muzikë të Gramoz Kozelit, është tipik një tekst tradhtie, ndërsa videoklipi paraqet komplet një gjë tjetër, shpjegon Ingridi. Pasi ajo nuk ka dashur një klip thjesht ilustrues për këngën e saj. Përkundrazi, si një studente e vitit të fundit të dramës, ashtu si në një pjesë surreale, ka dashur një klip me intrigë dhe të paparashikueshëm në zhvillimin e ngjarjeve, gjë që e ka realizuar në studiot e BBF-së.
“Ky është një prodhim shumë i suksesshëm që i ka hapur rrugën të gjithë këngëtarëve të tjerë. Unë e mora iniciativën që të punoja. Më duhej një staf i mirë të cilin ma dhanë, më vunë në dispozicion të gjitha kamerat, u treguan shumë të gatshëm për idenë time që e thithën menjëherë, kam pasur çdo lloj shesh xhirimi që kam kërkuar dhe në fund jam ndjerë e kënaqur me punën time”, thotë ajo.
Veç para një viti Ingrid Gjoni nxori në treg albumin e parë me titull “I ziu ti”, tek i cili kishte të ftuar si mysafire edhe motrën e madhe, Inis. Inis Gjoni edhe pse jo këngëtare në profesion, ka një emër mbi shpatulla dhe vetëm emri i saj e ka bërë motrën e vogël të ketë edhe më tepër përgjegjësi për diçka që ajo në vazhdimësi do ta bënte vetëm. Prandaj, edhe videoklipi duhej të ishte i arrirë që të justifikonte punën e mëparshme. “Arritja e këtij viti besoj se ka qenë klipi dhe jam e pangopur kur e shikoj”, shprehet Ingridi. Jo se kam rënë në dashuri me punën time, por thjesht puna më pëlqen. Nuk them se është perfekte, por në tërësi është shumë e kompletuar. Mund të them me plotë gojën se është klipi i vetëm i prodhuar në Shqipëri kaq i realizuar. Dhe mua më ka pëlqyer gjithmonë të eksperimentoj. Tani janë hapur rrugët për të gjithë këngëtarët të eksperimentojnë me gjëra të tilla. Unë e bëra e para, ashtu siç më pëlqen gjithmonë të eksperimentoj”.
Siguria që vjen nga Inisi
Kur ke një motër të famshme më të madhe, për motrën e vogël nuk është edhe aq e lehtë të ecë në rrugën e vet. Pasi të gjithë presin që ajo e vogla të bëjë ato që janë mësuar të shohin nga motra e madhe, të njëjtin stil, të njëjtat pasione, të njëjtin ‘look’, sepse në fund të fundit kanë të njëjtin gjak. Por ja që me motrat Gjoni nuk ndodh tamam kështu pasi për “Ingridin e vogël”, Inisi ka qenë vetëm shembulli, së cilës dikur Ingridi ka dashur t’i ngjasojë, ndonëse ato dallohen nga njëra tjetra prej shumë gjërash. Sado të mundohemi që në këtë shkrim të fokusohemi veç te personazhi ynë, është e pamundur që gjërat të mos lidhen edhe me motrën e saj. Pasi të kesh një motër të famshme është edhe fat. Prej aty vjen edhe spuntoja e parë. Duke pasur një model shumë të mirë në shtëpi, kush nuk do të ishte ndjerë i përkëdheluri i fatit? Kush është ai që nuk do të kishte nevojë për një model të tillë? Kjo bëri që në moshën nëntë vjeçare, Ingridi të dilte duke kërcyer në skenë, me ëndrrën që të bëhej si motra e madhe. Mirëpo vjen një kohë kur çdo njeri krijon personalitetin e tij. Dhe Ingridi nuk e gjeti atë personalitet aty ku Inisi e kishte gjetur. Por diku tjetër. Inisi nuk ishte marrë asnjëherë me fotot, për shembull. Dhe në moshën 16-vjeçare Ingridi e kapi këtë gjë. Asaj gjithmonë i ka pëlqyer të bëjë gjëra të reja ndaj guxoi me fotot ‘topless’, që te ne nuk ishin bërë ndonjëherë. Edhe pse bëri bujë dhe kishte një titull shumë më të madh për atë kohë. Kjo gjë asaj i interesonte dhe që atëherë nisi të etiketohej si “motra e vogël e Inisit”.
“Mua kjo gjë nuk më ka bërë keq, tregon Ingridi, pasi unë vërtet isha një vajzë e bukur, që kisha guxim dhe pozoja, por është fakt që vajza të bukura ka plot. Dhe titulli i një shkrimi “Mos më thërrisni motra e Inisit!”, është një titull që e kam kërkuar vetë. Ishte një mundësi më shumë për t’u njohur. Edhe pse më pas u bë shumë bajate pasi përmendej kudo se jam motra e Inisit. Ndërkohë unë kisha filluar e po bëja një shkollë, kisha eksperimentuar në këngë falë ftesës së Kristit dhe mbështetjes së Gjebresë. Pra, kisha dy fusha shumë të ndryshme nga Inisi, fotot dhe këngët. Mirëpo nuk më ka ngacmuar asnjëherë fakti se jam motra e Inisit. Në fillim më ka interesuar vetë, pastaj u bë pak e sikletshme, ndërsa tani ndihem mirë kur bashkëpunoj me Inisin, sepse Inisi më jep siguri.
A është Ingridi një femër e suksesshme? Shpejt për ta thënë, sepse është ende shumë e re dhe ka akoma për të bërë. Nesër ajo mund të jetë në një skenë teatri ashtu siç ëndërron për jetën e saj të ardhme profesionale. Por, nëse i referohemi asaj që deri tani ka bërë, mund të themi pa frikë që Inisi është një vajzë që e kërkon suksesin.
“Një femër të suksesshme e bëjnë shumë komponentë, thotë ajo, ndërsa beson se puna është kryesorja. Pa punë nuk arrihet asgjë. Pastaj janë edhe komponentë të tjerë si paratë dhe media. Shtypi ndonjëherë bën të suksesshëm edhe njerëz të pamerituar, apo disa të tjerë që u ka ikur koha. Por, sigurisht, që ai ka pjesën e tij drejt suksesit. Pa harruar publikun. Publiku është ai që të ngre dhe që të ul kur nuk e meriton”.

Ingridi për Ingridin
Të tjerët njohin shumë Ingrida, pasi edhe mendje ka shumë dhe secili pretendon se e njeh sipas mënyrës së tij. Ndërsa ajo vetë e njeh Ingridin me të mirat dhe të metat e saj, por që nuk i prish punë njeriu. Ka shumë të mira brenda vetes që ndonjëherë e shtyjnë të kërkojë një përgjigje brenda vetes duke thënë “pse?” Ingridi është një vajzë që ka ambicie për mirë, që do të punojë, që mendon çdo ditë të sjellë diçka të re. Ndihet keq kur në çdo tavolinë dëgjon thashetheme për kolegët e saj dhe beson se të njëjtat gjëra thuhen edhe për të, por që nuk beson se i interesojnë kujt, pasi janë pjesë e jetës private. Pranon se është tip nevrik, por kjo s’ka lidhje me mënyrën e sjelljes. Është impulsive, çdo gjë kërkon ta bëjë në moment. Por e di se rruga për të mbërritur diku nuk është e thjeshtë. Thuhet se femrat e kanë më të lehtë, por nuk beson se është kështu. “Të mos shohim katër-pesë vitet e fundit, ku femra ka filluar të dominojë. Pasi zakonisht dominuesi është mashkulli, megjithëse femrat janë mjaft të pranueshme për skenën. Për femrën është e vështirë të ecë përpara, por edhe kjo varet sa krahë ke, çfarë femre je, si e kërkon këtë”, thotë Ingridi.
Prania dhe shikimet e njerëzve që e shoqërojnë sidomos në rrugë dhe lokale nuk e kushtëzojnë më. Në fillimet e saj edhe ngurtësonin disi, komplekset bënin të vetën, por tani nuk ndikohet më, që nga atletet që vesh paradite, deri te puna e përditshme. “Nuk jam tip që mohoj diçka që bëj, nuk bëj gjëra që më bëjnë të dal nga tipi im”.
Megjithëse mendon se mund të kishte më shumë mundësi për të ecur përpara nëse do të jetonte diku në një vend tjetër, ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri. “Shqipëria është një vend i vogël dhe njerëzit të njohin, paragjykimet janë, për veshjen, jetën private, por unë përpiqem të çlirohem prej tyre”. Ingridi mendon se në Shqipëri nuk jetohet keq dhe se kudo tjetër do të ndihej e huaj. E vetmja gjë që e bën ta tradhtojë ndonjëherë mendimin për Shqipërinë me ndonjë vend tjetër lidhet me dëshirën për të fituar pak më shumë para dhe për të eksperimentuar diçka më mirë.

Ëndrra e një nate vjeshte
Vetëm para pak ditësh ka parë një ëndërr të bukur që ka vrapuar t’ia tregojë në telefon mamasë se vet, meqenëse flinte te një mike e saj. Megjithëse thonë se ëndrrat nuk duhen treguar, ëndrra e Ingridit ishte aq e bukur sa ndjesia e saj e mirë e kishte mbështjellë për gjithë atë ditë. Sikur ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë. Kjo shije e ëmbël e ka shoqëruar gjithë ditës, por ngelet në kuadrin e ëndrrës. Pasi mungon njeriu i martesës. “E mendoj martesën, por nuk e ëndërroj, sepse është ende shpejt për mua dhe është totalisht në dorën time. Po ta marr si koncept, e dua martesën, pasi në martesë jeton me njeriun që do. Dua edhe dy fëmijë. Por pikërisht këtu çalon puna. Akoma nuk kam dikë. Aktualisht, jam pa lidhje”, thotë Ingridi”, dhe kjo nuk ndodh si pasojë e punëve të mëdha, por ja që kështu qëlloi. Kam pasur edhe unë lidhjet e mia, por që prej katër pesë muajsh nuk i kam më. Prandaj, këtë kohë preferoj të rri me miqtë e mi, në lokalin tonë të preferuar, deri në orët e vona. Nuk kam miqësi me artistë, por janë njerëz të zakonshëm që mua më bëjnë të ndihem mirë”. Ingridi mendon se ajo do të shkonte mjaft mirë me një djalë serioz, të qetë, por me kusht që ai të përkushtohet totalisht ndaj saj. “Mund të jetë edhe defekt, por e dua totalisht të përkushtuar gjatë gjithë kohës. Nuk jam tip që do ndërpres karrierën, por dua që ai të më kuptonte në këtë drejtim”.
Megjithatë, Ingridi si vajzë bukuroshe që është, ka kërkesat e saj edhe për pamjen e jashtme të të dashurit të ardhshëm. S’ka rëndësi të jetë i bukur për të gjithë, mjafton të jetë për syrin dhe guston e saj. Jeta dhe kontaktet e deritanishme i kanë dhënë mundësinë të takojë mjaft djem të bukur, biles edhe top model, por që nuk e ndien veten të tërhequr pas tipave të tillë. Do një njeri më të zakonshëm, një tip serioz dhe sportiv. Dhe sigurisht që do ta ketë shpejt një tip të tillë. Ajo është e bindur se mund të bëjë për vete çdo mashkull, sikur të jenë edhe njëqind të tillë. Me lëkurën në ngjyrën e çokollatës, sytë jeshil të mëdhenj në formën e bajames, format e derdhura bukur, flokët e gjata dhe natyrën e shpenguar, ajo beson se askush nuk mund t’i thotë “jo”.
Po nëse dikush, vërtet do i thotë “jo”, atëherë ajo do të kthejë Botën përmbys derisa ta bëjë për vete. S’ka mashkull që asaj t’i thotë “jo”. Megjithatë Ingridi sheh mjaft defekte te meshkujt shqiptarë. Pasi sipas saj, ata paragjykojnë atë që zgjedhin vetë dhe të paragjykosh atë që zgjedh vetë, do të thotë të paragjykosh veten tënde.
Në kohën kur televizioni jep gjithë ditës videoklipin e saj të ri, Ingridi shëtit rrugëve të Tiranës me makinë (një prej hobeve) dhe shijon suksesin e punës së saj. Shkolla është preokupimi i përditshëm, por veç punës dhe shkollës, herë pas here pëlqen të shkojë të kërcejë me miqtë. Dy-tre tekila sa për nxehje dhe ajo, rrëzëllitëse si asnjëherë, është gati të rrotullohet me muzikën dhe të kalojë një tjetër mbrëmje të bukur të jetës së saj, mes miqve, muzikës dhe dëshirës për të jetuar.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard