Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Fabien Barthez braktis futbollin


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Fabien Barthez braktis futbollin
Permalink   


                                                                                                           6,tetor,2006


Fabien Barthez ka lajmėruar tė enjten largimin e tij nga futbolli.  Portieri 35-vjeēar i cili kishte fituar titullin e kampionit tė botės me kombėtaren franceze nė botėrorin e vitit 1998 e ka konfirmuar vetė lajmin nė njė emision televiziv tė kanalit francez TF1.

“Po largohem nga kombėtarja franceze, po largohem fare nga futbolli”, ka thėnė Barthez, i cili ka zhvilluar ndeshjen e tij tė fundit me “Les Bleus” nė finalen e botėrorit “Gjermania 2006” kishte mbetur pa skuadėr prejse Marseille e kishte liruar nga kontrata nė fund tė edicionit tė kaluar. Barthez, i cili ka luajtur mė parė me Toulouse, Monaco dhe Manchester United ka thėnė se “do tė vazhdoj tė kėnaqem me jetėn edhe pa futboll”.

Pėrveē triumfit nė Botėrorin 1998, Barthez ka fituar edhe Kampionatin Evropian nė vitin 2000 dhe ka qenė portier i Marseille kur skuadra e Lorik Canės kishte fituar Kupėn e Kampionėve nė vitin 1993. Titulli i ishte marrė skuadrės mesdhetare pasi ishin shpallur fajtor nė njė aferė tė ngjashme me atė qė ka ngjarė sė fundmi nė Serie A.

Barthez e kishte filluar karrierėn e tij profesioniste nė vitin 1990 me skuadrėn e Toulouse. Nė vitin 1995 i ishte bashkuar skuadrės sė Monacos, ndėrsa pesė vite mė vonė largohet nė drejtim tė Manchester United. Nė sezonin 2003-04 rikthehet nė Marseille.

Pas pėrfundimit tė Botėrorit “Gjermania 2006’ Barthez kishte kėrkuar qė ti bashkohet skuadrės sė tij tė parė, Toulouse, por palėt nuk kishin rėnė dakord pėr njė gjė tė tillė.

“Klubi i vetėm ku dėshiroja tė shkoj nuk mė deshi”, tha Barthez. “Gjėra tė tilla ndodhin dhe unė duhet ta pranoj kėtė. Dėshiroja edhe njė aventurė”. Tullaci Barthez i cili ishte i njohur pėr reflekset e jashtėzakonshme por edhe pėr gabimet e tij qesharake, ka zhvilluar 87 ndeshje me kombėtaren franceze.

                                            Pergatiti: Arbi: Arbi_1999@hotmail.com

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard