Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Procesi ndaj te akuzuarit per pedofili,avokatja, lirojeni, s'eshte i afte te bej seks


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Procesi ndaj te akuzuarit per pedofili,avokatja, lirojeni, s'eshte i afte te bej seks
Permalink   







Procesi ndaj tė akuzuarit pėr pedofili.Tregohet dokumenti pėr Braun



 



Avokatja: Lirojeni anglezin, s’ėshtė i aftė tė bėjė seks





 



 


 


Administratori i dikurshėm i qendrės "Fėmijėt e tij", 55-vjeēari David Braun, nuk ėshtė i aftė tė kryejė marrėdhėnie seksuale dhe rrjedhimisht akuza e ngritur ndaj tij pėr abuzim seksual me fėmijėt ėshtė e pabazuar.


Ky qe pretendimi i ngritur dje nė Gjykatėn e Tiranės nga avokatja e Braunit, e cila ka pretenduar se klienti i saj vuan nga impotenca seksuale dhe se ėshtė akuzuar nga Prokuroria padrejtėsisht. Deklarata u bė nė njė seancė, ku u shqyrtua kėrkesa pėr revokim tė masės ndaj shtetasit anglez, David Braun. Avokatja e anglezit, Kristina Galloshi, tha para gjykatės sė klienti i saj ėshtė i pafajshėm dhe duhet tė lirohet sa mė parė. Po dje gjykata i kishte vėnė nė dispozicion tė pandehurit pėrkthyesin e licencuar tė gjuhės angleze, pas kėrkesės sė vetė tė pandehurit njė seancė mė parė. Me anė tė pėrkthyesit, 55-vjeēari i kėrkoi gjykatės tė lirohej me pretendimin se ėshtė i pafajshėm dhe se nuk kishte kryer asnjė abuzim me tė miturit, pėrveē faktit se kishte kryer bamirėsi me ta.


SEANCA NE GJYKATE
"Ne kemi bėrė njė akt-ekspertimi, nė tė cilin vėrtetohet se Braun nuk mund tė kryejė marrėdhėnie seksuale", deklaroi avokatja Galloshi. Sipas saj, tė gjitha aktet e Prokurorisė duhet tė deklarohen tė pavlefshme, pasi nuk janė bėrė nė pėrputhje me ligjin. Ndėrkohė qė, sipas prokurorit tė ēėshtjes, pavarėsisht faktit se Braun nuk mund tė kryejė marrėdhėnie seksuale, ai ka pėrdorur qendrėn e tij pėr tė shfrytėzuar seksualisht fėmijėt ndaj personave tė tjerė. Avokatja e Braun ka kundėrshtuar edhe vendimin e Prokurorisė pėr tė shtuar afatet e hetimit edhe pėr tre muaj tė tjerė, pasi, sipas saj, ky institucion ka pasur kohėn e mjaftueshme pėr tė pėrfunduar kėtė hetim brenda kėsaj periudhe. Ndėrkohė qė prokuroria dy javė mė parė zgjati afatet e hetimit edhe pėr 3 muaj tė tjerė, i akuzuari si pedofil, anglezi 55-vjeēar David Braun dhe njėkohėsisht drejtuesi i fondacionit "Fėmijėt e tij", nuk ka mundur tė shpėtojė nga "arresti nė burg" edhe pas kėrkesės qė bėri nė Gjykatėn e Apelit pėr ndryshim tė vendimit tė dhėnė nga Shkalla e Parė. Prokuroria pret njė letėr-porosi nga Anglia pėr ish-kujdestarin e fondacionit, Dino Kristodulo dhe tė Robin Arnold pėr tė ballafaquar faktet. David Braun, i mbėshtetur edhe nga njė pjesė e fėmijėve tė fondacionit qė drejtonte, i ka shpjeguar gjykatės se nuk ėshtė fajtor pėr kėtė ngjarje, madje ai ka thėnė se dy vjet mė parė ka denoncuar abuzimet te "PAMECA". Nga ana e tij, organi i Prokurorisė ėshtė shprehur se David Braun ka pasur dijeni pėr kėtė "skandal", por nuk ka bėrė denoncim zyrtar, duke u mjaftuar vetėm me dhėnien e disa fakteve gojarisht. Akuza me tė cilėn Braun do tė qėndrojė nė arrest burgu ėshtė ajo e "marrėdhėnieve seksuale me tė mitur". Ndėrsa mbrojtja e Braunit pretendon se atij i ka kaluar afati tremujor i hetimit dhe rrjedhimisht duhet tė lirohet, pasi Prokuroria e kishte kohėn e mjaftueshme pėr tė vėrtetuar akuzat nė ngarkim tė tij.


 


                                                                       A.Hoxha: Arbi_1999@hotmail.com



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard