Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Sekretaritė e fakulteteve, hapur me 5,6,7 dhe 8 tetor, Universitetet, regjistrimet vazhdojnė deri nė fundjavė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Sekretaritė e fakulteteve, hapur me 5,6,7 dhe 8 tetor, Universitetet, regjistrimet vazhdojnė deri nė fundjavė
Permalink   







Sekretaritė e fakulteteve, hapur me 5,6,7 dhe 8 tetor



 



Universitetet, regjistrimet vazhdojnė deri nė fundjavė












Edhe katėr ditė tė tjera nė dispozicion tė regjistrimeve nė universitete. Ministria e Arsimit ka nxjerrė dje udhėzimin e fundit, i cili parashikon tė tjera raunde regjistrimesh, tė cilat startojnė sot dhe mbyllen ditėn e diel. “Sipas udhėzimit tė ri tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, gjatė katėr ditėve nė vazhdim do tė ketė raunde tė tjera regjistrimesh pėr kandidatėt nė universitet sipas rendit zbritės tė pikėve”, - tha zėdhėnėsja e dikasterit tė Edukimit. Vendimi ėshtė marrė dje pas njė takimi qė ministri Genc Pollo pati me rektorėt e universiteteve, tė cilėt sugjeruan qė pranimet pėr vendet e mbetura bosh nė degėt me kuota tė mbyllura, tė vazhdojnė sipas rendit zbritės tė pikėve nė tė njėjtėn mėnyrė edhe pėr 4 raunde tė tjera  nė datat 5, 6, 7 dhe 8 tetor. Ndėrkohė, rektorati i Universitetit tė Tiranės ka sqaruar dje se regjistrimet do tė vijojnė sipas udhėzimit tė Ministrisė sė Arsimit dhe nuk do tė pranohen regjistrime bazuar nė kėrkesat e kandidatėve pėr studentė, por vetėm duke iu referuar kandidatėve tė shpallur fitues nga fakultetet. Sipas udhėzimit, vetėm pėr sot regjistrimet do tė startojnė nga ora  12.00 deri orėn 19.00 pranė sekretarive tė fakulteteve sipas rendit zbritės dhe listave tė afishuara nė universitete. Pas pėrfundimit tė orarit, fakultetet do tė shpallin menjėherė vendet e mbetura bosh dhe nėse do ketė sėrish vende tė mbetura bosh, regjistrimet do tė vazhdojnė nė datat 6, 7 dhe 8 tetor, nga ora 09.00 deri 15.00. Udhėzimi sqaron se pėr secilėn nga kėto ditė, nė pėrfundim tė orarit tė regjistrimeve, fakultetet do tė shpallin kuotat e paplotėsuara. Ndėrkohė, Ministria e Arsimit u ka bėrė thirrje tė gjithė kandidatėve tė ndjekin kėto ditė me kujdes ēdo zhvendosje tė listės sė tė regjistruarve. Njė ditė mė parė Universiteti i Tiranės ka deklaruar plot 597 vende tė paplotėsuara nė 15 degė, ndėrkohė qė tre ditė mė parė kuota e vendeve bosh ishte 541. Rektorati i Universitetit tė Tiranės sqaroi se rritja e kuotave bosh ka ndodhur pėr shkak tė ēregjistrimeve tė kandidatėve, tė cilėt kanė hequr dorė prej tyre dhe janė regjistruar nė degėt e tyre tė preferuara.


       Pergatiti:Arbi Hoxha                       Arbi_1999@hotmail.com



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard