Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Anēeloti, nė kėrkim tė "shokut" tė Ronit


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Anēeloti, nė kėrkim tė "shokut" tė Ronit
Permalink   


Pas barazimit nė Skoci me Gllazgou Rejnxhėrsin, shumė i rėndėsishėm pėr ecurinė nė Ligėn e Kampioneve, Milani pėrqendrohet te kampionati. Ėshtė njė vend i katėrt i gjithi pėr t'u arritur dhe Milani, para sė gjithash pas ardhjes sė Ronaldos, duket nė gjendje pėr ta arritur kėtė objektiv. Fitorja e javės sė shkuar kundėr Sienės ka nxjerrė nė "dritė" njė Ronaldo tė shkėlqyer, autor i njė dygolėshi kundėr toskanėve. Kėsisoj, Karlo Anēeloti shpreson nė njė pėrsėritje tė paraqitjes sė "Fenomenit". "Nė Sienė, njerėzit mendonin se nuk ishte nė formėn e duhur, por ai shėnoi dy gola, - shpjegon trajneri kuqezi. - Shpresoj tė mund tė shėnojė edhe dy tė tjerė sot nė mbrėmje. Me kė do tė luajė dyshe nė sulm? Zgjedhja mė e vėshtirė e imja ėshtė pėr lojtarin qė duhet tė luajė nė krah tė Ronit, sepse edhe Xhilardino, pasi ka luajtur nė Gllazgou, ėshtė mirė. Nuk ėshtė njė zgjedhje e lehtė, por duhet bėrė.
Inzagi nga ana tjetėr ėshtė mirė, luajti edhe nė ndeshje stėrvitore tė mėrkurėn me skuadrėn e tė rinjve. Gatuzo e Gurkuf janė shėruar, ndėrsa pėr sonte nuk janė tė gatshėm Maldini dhe Kalaxe. Nė mbrojtje do tė luajnė Bonera e Simiē, ndėrsa nė mesfushė kthehet i gatshėm edhe Sedorfi."
Sampdoria nuk po pėrjeton njė moment tė mirė: pezullimi i Franēesko Flakit, qė ka dalė pozitiv me kokainė, ka qenė njė telash i vėrtetė pėr trajneri blukaltėr, Novelino. "Sampdoria ėshtė njė skuadėr qė e njohim mirė, - komentoi Anēeloti, - Novelino luan gjithnjė me tė njėjtėn skemė. Atyre do t'u mungojė njė lojtar i rėndėsishėm si Flaki, por kanė njė tjetėr edhe mė tė mirė si Kualjarela, qė po zhvillon njė kampionat tė rėndėsishėm. Kanė pasur ndonjė problem vazhdimėsie, por kohėt e fundit kanė marrė rezultate tė mira dhe janė edhe ata pėr vendin e katėrt. Ēėshtja e Flakit sigurisht qė u ka shkaktuar telashe, por pėr ta mund tė jetė edhe njė stimul."
Njė koment pėr momentin e Milanit. "Po marrim rezultate tė mira, edhe pse loja s'ėshtė shumė ekzaltuese, por nė Ligėn e Kampioneve jemi kthyer tė luajmė mirė, ndaj duhet t'i ekuilibrojmė tė dyja gjėrat, rezultatet e kampionatit dhe lojėn nė Europė."
Kapitulli i fundit ėshtė pėr ecurinė e "kushėrinjve" zikaltėr: "Nė kampionat Interi po bėn gjėra tė rėndėsishme, pėrgėzime, por Championsi ėshtė tjetėr gjė, ėshtė gjithnjė kėshtu. Megjithatė, besoj se Interi mund t'ia dalė me Valencian, ndonėse s'do tė jetė e lehtė. Ēėshtja "Adriano"? Do t'i kishte sistemuar gjėrat, duke u bazuar vetėm tek ajo qė shoh nė stėrvitje. Jetėn private secili e bėn siē e do, por ekziston njė rregullore e brendshme e nėnshkruar nga tė gjithė lojtarėt, nė tė cilėn ka orare qė duhen respektuar."


Dida, drejt Barēės nė fund tė sezonit?
Ėndrra e ndaluar e Milanit nuk ėshtė njė mister, quhet Ronaldinjo. Berluskoni e do me ēdo kusht dhe prej muajsh ka nisur gjuetia pėr yllin brazilian. Por deri mė sot Barcelona ka rezistuar mirė, duke iu shmangur ēdo pėrpjekjeje pėr lojtarin. Njė lėvizje qė nuk i ka befasuar shumė katalanasit, qė nė pritje tė "goditjes" janė hedhur nė kundėrsulm duke iu drejtuar Didės. E ardhmja e portierit dukej e shėnuar prej kohėsh. Ēdo pėrpjekje e Milanit pėr tė rinovuar kontratėn ishte nėnvlerėsuar nga braziliani qė dėshiron tė kthehet nė Brazil. Por interesimi i presidentit Laporta ia ka prishur mendjen Didės, qė duket gati tė largohet nė fund tė sezonit te Barcelona.

-- Edited by ArBi at 17:02, 2007-02-25

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard