Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Primera Divizion: Kapelo tregon per realin fitues...


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Primera Divizion: Kapelo tregon per realin fitues...
Permalink   





                                                                      5,tetor,2006


Kapelo: Jemi nė rrugėn e duhur




Trajneri i Realit, Fabio Kapelo, ka dalė dje pėrpara gazetarėve ku ka analizuar me gjakftohtėsi derbin e Madridit, tė barazuar 1-1 me Atletikon nė "Santiago Bernabeu". Italiani nuk ėshtė shprehur euforik, por beson se skuadra e tij edhe mund tė kishte fituar. "Don Fabio" pėrfiton nga rastin pėr tė shuar "zjarrin" mes tij dhe Fernando Torresit.
Loja e skuadrės. "Loja e skuadrės mė pėlqeu nė disa aspekte. Nė pėrgjithėsi, nė kėtė fillim sezoni, nuk mė ka pėlqyer ndeshja e Lionit, ndėrsa nė tė tjerat niveli ka ardhur nė rritje. Javė pas jave po pėrmirėsohemi. Jemi nė rrugėn e duhur. Nė ndeshjen e fundit ndaj Atletikos patėm probleme nė 30 minutat e para, sepse mbrojtja dhe mesfusha ishin nėn njė presion tė vazhdueshėm. Pati gjėra qė mė pėlqyen dhe tė tjera, jo. Atletiko bėri njė ndeshje tė mirė, por edhe ne patėm raste pėr ta mbyllur ndeshjen. I shkuam tri herė pranė golit, edhe pse mbetėm me dhjetė futbollistė nė pjesėn mė tė madhe tė 45 minutave tė dyta."
Ēėshtja Torres. "U duk qartė qė Torresi e ekzagjeroi rėnien, sepse pati faull, por Serxhio Ramos nuk bėri asgjė pėr tė merituar kartonin. Edhe kur isha nė Itali, jam ankuar shpesh pėr simulime tė tilla. Sidomos pėr ato raste kur njė kundėrshtar shtiret si i dėmtuar dhe tė detyron tė ndėrpresėsh aksionin, duke e nxjerrė topin jashtė. Nuk desha ta ofendoj Torresin, por nuk ka as pse t'i kėrkoj falje, pasi jam ende i mendimit se Serxhio Ramos u bė pre e sulmuesit tė Atletikos. Fernando bėri diēka qė e ndihmoi dukshėm skuadrėn e tij, por duhet ta pranojmė se nė futboll koncepti i kartonit tė kuq ėshtė shumė larg asaj qė bėri Serxhio Ramos.
Formacioni. "Deri tani kemi qenė me fat, pasi nuk kemi pasur shumė tė dėmtuar. Nė tė vėrtetė, Sisinjo dhe Salgado na kanė lėnė njė boshllėk nė krah tė djathtė, por Ronaldo po kthehet dhe skuadra ndeshje pas ndeshjeje po gjen ekuilibrat nė fushėn e lojės. Nga ana tjetėr, nuk mund tė fus mė shumė se 11 futbollistė nė fushėn e lojės, por njė pjesė e mirė e atyre qė nuk janė aktivizuar nė kėtė periudhė, do tė kenė mundėsi tė luajnė me kombėtaret e tyre tė shtunėn dhe tė mėrkurėn."
Ronaldo dhe Emerson. "Roni po punon shumė mirė. E rėndėsishme ėshtė qė gjuri nuk i jep shqetėsime dhe kjo do ta ndihmojė qė nė ndeshjet e ardhshme tė arrijė perfeksionin. Emerson? Pas debatit pėr aktivizimin e Raulit si titullar, tani ka nisur ky pėr Emersonin. Rauli ia dha pėrgjigjen nė fushė dhe tė njėjtėn gjė do ta bėjė edhe braziliani."
Pas 10 vitesh... "Futbolli ėshtė ndryshe, gjithēka ka ndryshuar. Si nė jetė, ashtu edhe nė sport gjėrat zhvillohen. Pėr shembull, dhjetė vjet mė parė nuk ekzistonte marketingu nė futboll, tani tė gjitha skuadrat e shfrytėzojnė pėr tė fituar paratė qė duhen pėr tė ndėrtuar njė skuadėr tė fortė. Njė gjė qė nuk ka ndryshuar, ėshtė kritika, gjithmonė gati pėr tė sulmuar."


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard