Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Seria A:Toti: Jemi më mirë se Roma e titullit


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Seria A:Toti: Jemi më mirë se Roma e titullit
Permalink   




                                                                                                    5,tetor,2006

Toti: Jemi më mirë se Roma e titullit


Tetë muaj më parë, dëmtimi i rëndë, në maj rikthimi në fushë. Françesko Toti nuk është kthyer ende të jetë kampioni që ishte para asaj ndeshjeje, Roma-Empoli në shkurtin e shkuar, por është në rrugë të mbarë dhe tani bën një bilanc të parë, përfshirë dhe debatin mbi kombëtaren dhe mungesën e tij për ndeshjen me Ukrainën (të shtunën në "Olimpiko") dhe ndaj Gjeorgjisë. "E dija që rikthimi në nivele të tilla do të kërkonte një punë të vështirë dhe shumë durim, - thekson Toti. - Por më jep kënaqësi fakti që çdo ditë ndihem gjithnjë e më mirë. Luajta në botëror për mirënjohje drejt trajnerit dhe atij grupi, madje edhe duke rrezikuar; kjo tregon dashurinë time ndaj fanelllës "axurre". Asnjë nuk mund të dyshojë për respektin që kam ndaj kombëtares, edhe pse gjatë botërorit disa kritikë më kishin cilësuar ish-futbollist. Dhe nuk kuptoj si tani, këta vëzhgues nuk kuptojnë motivin e zgjedhjes sime që duhet të merrja një pushim për t'u kthyer në gjendjen më të mirë fizike pas dëmtimit tim."
Toti kundër Ukrainës nuk do të jetë, por është i sigurt që "Roma do t'i qëndrojë afër kombëtares, e cila mbetet skuadra e të gjithë italianëve." Nuk mbetet që të urohet që Toti të arrijë të rikthehet sa më mirë për të dhuruar ende shumë emocione me fanellën italiane.
Më pas, Toti vazhdon të sqarojë gjendjen e tij aktuale: "Këto dy javë do t'i shfrytëzoj për të ndjekur një program stërvitjeje specifike dhe jam i sigurt që përmes punës, do të gjej formën më të mirë. Jam optimist." Një optimizëm që kapiteni verdhekuq e zgjeron edhe te skuadra e tij: "Jemi të parët në renditje, një objektiv që stimulon punën dhe përkushtimin tonë. E dimë që rruga është e gjatë dhe që dy skuadrat milaneze janë gjithnjë kundërshtaret më të frikshme dhe që nuk dorëzohen. Roma me të rinjtë që ka, po bën detyrën e vet, unë ndihem thuajse i vjetër për të parë stolin e Romës kaq të ri. Por kjo është një skuadër që zbavitet dhe i bën të tjerët të zbaviten, që di të luajë një futboll të bukur dhe që mund të arrijë deri në fund."
Titulli i fundit i fituar nga Roma është disi larg (2000) dhe nuk janë të paktë njerëzit që mendojnë se kryeqytetasit kanë mundësi të fitojnë titullin e katërt në këtë sezon: "Në krahasim me vitin e titullit, - deklaroi numri 10 verdhekuq, - ka më pak kampionë, por skuadra është më e organizuar në lojë dhe më e bashkuar si grup. Të rinjtë e shumtë, të ardhur në skuadrën e parë, janë fryt i punës së mirë të zhvilluar në të shkuarën dhe të tashmen, që ndonjëherë nuk mbahet në konsideratën që meriton. Ky pushim do të na japë mundësi për të riaftësuar të dëmtuarit dhe do të na lejojë t'i përballojmë përkushtimet në gjendjen më të mirë të mundshme. Në këtë periudhë, të rinjtë kanë bërë punën e tyre, duke treguar se e meritojnë të jenë pjesë e grupit."


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard