Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Furrtarėt: Ēmimi i bukės mund tė rritet me 10 lekė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Furrtarėt: Ēmimi i bukės mund tė rritet me 10 lekė
Permalink   


Prej tri javėsh furrtarėt deklarojnė se janė pėrballur me ēmime mė tė larta tė miellit


Furrtarėt: Ēmimi i bukės mund tė rritet me 10 lekė


Peshkopia: Ēmimi i miellit po rritet dhe kjo do tė bėjė njė kilogram bukė 10 lekė mė tė shtrenjtė



TIRANĖ- Ēmim i bukės nė vend rrezikon tė ngrihet me tė paktėn 10 lekė pėr kilogramė. Prodhuesit e bukės kanė paralajmėruar dje se ēmimi i grurit dhe i miellit, si dhe vėshtirėsi tė tjera kanė kushtėzuar shumė prodhimin e bukės dhe ēmimin e ****jes. Gėzim Peshkopia, kryetari i Shoqatės sė Prodhuesve dhe Tregtuesve tė Bukės, ka bėrė tė ditur pėr “Shekullin”, se ėshtė rritja e ēmimit tė miellit qė do tė ndikojė nė rritjen e ēmimit tė bukės. Kryetari i Shoqatės sė Furrtarėve ka shpjeguar dje se qė prej 20 ditėsh ēmimi i grurit dhe miellit ka pėsuar rritje tė ndjeshme, duke rritur ndjeshėm kostot e prodhuesve tė bukės dhe produkteve tė brumit. Peshkopia, i cili prej vitesh punon nė prodhimin e bukės dhe produkteve tė tjera, shprehet se tri javėt e fundit ēmimi i grurit dhe miellit ėshtė rritur ndjeshėm. Sipas tij, ēmimi i njė kilogrami miell ėshtė rritur me tė paktėn rreth 6 lekė pėr kilogramė, ndėrsa ēmimi i grurit nė tregjet ndėrkombėtarė ėshtė rritur me rreth 80 dollarė pėr tonė.
Ēmimet
“Qė prej rreth 20 ditėsh ēmimi i grurit dhe miellit po pėson rritje tė vazhdueshme. Ēdo dy-tri ditė ēmimi rritet duke na kushtėzuar dhe detyruar tė mendojmė seriozisht pėr rritje tė ēmimi tė bukės”, - thotė Peshkopia. Ai, si njohės i kėtij tregu dhe lidhjeve qė ka me importues tė grurit dhe prodhues tė miellit, tregon se ēmimi i njė ton grurė ėshtė rritur me 80 dollarė. “Ēmim i grurit, para rreth njė muaji ishte 200 dollarė pėr ton, ndėrsa tani njė ton ****et me 280 dollarė. Kjo ka sjellė rritjen e ēmimit tė miellit. Njė kilogram miell qė pėrdoret pėr prodhimin e bukės blihej nga ne me 29-29,5 lekė pėr kilogram, ndėrsa tani blihet me tė paktėn 35 lekė pėr kilogram”, - thotė Gėzim Peshkopia. Ai thotė se, nėse tendenca e ēmimit tė miellit dhe grurit do tė jetė kjo e 20 ditėve tė fundit, atėherė ēmimi i bukės do tė shkojė drejt rritjes, duke u rritur sė pari me 10 lekė pėr kilogram. “Aktualisht, njė kilogram bukė ****et me 70 lekė dhe ēmimi mund tė arrijė farė mirė deri nė 80 lekė, nėse situata nuk normalizohet”, thotė Peshkopia. Rritje tė ēmimit kanė pėsuar edhe llojet e tjera tė miellit qė pėrdoren pėr ėmbėlsira, byrekė apo dhe ushqime tė tjera. Mielli me rreze 45-50, ka pėsuar njė rritje tė ēmimit prej gati 20 pėr qind. Njė kilogram miell me kėtė rreze ****ej para 20 ditėsh me 30 lekė kilogrami, ndėrsa dje njė kilogram kushtonte 35,5 lekė. Po kėshtu ka ndodhur edhe me miellin pėr prodhimin e petėve, ku njė kilogram miell ****et me rreth 43 lekė nga 37 lekė qė ka qenė para disa ditėsh.
Ndryshimi
Pėr sa i pėrket rritjes sė ēmimit tė bukės, prodhues tė tjerė dhe kryetari i shoqatės sė tyre shprehen se pas pak ditėsh kjo mund tė ndodhė. Sipas tyre, gjithēka ėshtė nė varėsi tė ēmimeve tė lėndės sė parė, qė ėshtė mielli. Ata shprehen tė sigurt se rritja e ēmimit tė do tė jetė tė paktėn dhjetė lekė pėr kilogram. “Minimalisht rritja do tė jetė 10 lekė tė reja pėr kilogram, nėse situata vazhdon kėshtu. Rritja do tė ndodhė, pasi nuk ka mundėsi tjetėr”, - thotė Peshkopia.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard