Prej tri javësh furrtarët deklarojnë se janë përballur me çmime më të larta të miellit
Furrtarët: Çmimi i bukës mund të rritet me 10 lekë
Peshkopia: Çmimi i miellit po rritet dhe kjo do të bëjë një kilogram bukë 10 lekë më të shtrenjtë
TIRANË- Çmim i bukës në vend rrezikon të ngrihet me të paktën 10 lekë për kilogramë. Prodhuesit e bukës kanë paralajmëruar dje se çmimi i grurit dhe i miellit, si dhe vështirësi të tjera kanë kushtëzuar shumë prodhimin e bukës dhe çmimin e ****jes. Gëzim Peshkopia, kryetari i Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Bukës, ka bërë të ditur për “Shekullin”, se është rritja e çmimit të miellit që do të ndikojë në rritjen e çmimit të bukës. Kryetari i Shoqatës së Furrtarëve ka shpjeguar dje se që prej 20 ditësh çmimi i grurit dhe miellit ka pësuar rritje të ndjeshme, duke rritur ndjeshëm kostot e prodhuesve të bukës dhe produkteve të brumit. Peshkopia, i cili prej vitesh punon në prodhimin e bukës dhe produkteve të tjera, shprehet se tri javët e fundit çmimi i grurit dhe miellit është rritur ndjeshëm. Sipas tij, çmimi i një kilogrami miell është rritur me të paktën rreth 6 lekë për kilogramë, ndërsa çmimi i grurit në tregjet ndërkombëtarë është rritur me rreth 80 dollarë për tonë. Çmimet “Që prej rreth 20 ditësh çmimi i grurit dhe miellit po pëson rritje të vazhdueshme. Çdo dy-tri ditë çmimi rritet duke na kushtëzuar dhe detyruar të mendojmë seriozisht për rritje të çmimi të bukës”, - thotë Peshkopia. Ai, si njohës i këtij tregu dhe lidhjeve që ka me importues të grurit dhe prodhues të miellit, tregon se çmimi i një ton grurë është rritur me 80 dollarë. “Çmim i grurit, para rreth një muaji ishte 200 dollarë për ton, ndërsa tani një ton ****et me 280 dollarë. Kjo ka sjellë rritjen e çmimit të miellit. Një kilogram miell që përdoret për prodhimin e bukës blihej nga ne me 29-29,5 lekë për kilogram, ndërsa tani blihet me të paktën 35 lekë për kilogram”, - thotë Gëzim Peshkopia. Ai thotë se, nëse tendenca e çmimit të miellit dhe grurit do të jetë kjo e 20 ditëve të fundit, atëherë çmimi i bukës do të shkojë drejt rritjes, duke u rritur së pari me 10 lekë për kilogram. “Aktualisht, një kilogram bukë ****et me 70 lekë dhe çmimi mund të arrijë farë mirë deri në 80 lekë, nëse situata nuk normalizohet”, thotë Peshkopia. Rritje të çmimit kanë pësuar edhe llojet e tjera të miellit që përdoren për ëmbëlsira, byrekë apo dhe ushqime të tjera. Mielli me rreze 45-50, ka pësuar një rritje të çmimit prej gati 20 për qind. Një kilogram miell me këtë rreze ****ej para 20 ditësh me 30 lekë kilogrami, ndërsa dje një kilogram kushtonte 35,5 lekë. Po kështu ka ndodhur edhe me miellin për prodhimin e petëve, ku një kilogram miell ****et me rreth 43 lekë nga 37 lekë që ka qenë para disa ditësh. Ndryshimi Për sa i përket rritjes së çmimit të bukës, prodhues të tjerë dhe kryetari i shoqatës së tyre shprehen se pas pak ditësh kjo mund të ndodhë. Sipas tyre, gjithçka është në varësi të çmimeve të lëndës së parë, që është mielli. Ata shprehen të sigurt se rritja e çmimit të do të jetë të paktën dhjetë lekë për kilogram. “Minimalisht rritja do të jetë 10 lekë të reja për kilogram, nëse situata vazhdon kështu. Rritja do të ndodhë, pasi nuk ka mundësi tjetër”, - thotë Peshkopia.