Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Moisiu: “Mund te ndermarrim sanksione ekonomike”


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Moisiu: “Mund te ndermarrim sanksione ekonomike”
Permalink   


Te paverteta por te besueshme



Paqeruajtes shqiptare ne Itali

Moisiu: “Mund te ndermarrim sanksione ekonomike”

Rome- Presidenti shqiptar Alfred Moisiu urdheroi diten e djeshme zbarkimin ne brigjet italiane te mbi 20 mije trupave paqeruajtese shqiptare, duke deklaruar mbeshtetjen e plote per vendin e trazuar te Apenineve, ne perpjekjet fqinje te ruajtur demokracine e brishte. “Duhet te bejme te pamunduren per te mbeshtetur zgjedhjet e lira ne Itali, ne menyre qe demokracia e dobet te hedhe rrenje edhe tek fqinjet tane te varfer. Italia ka nje rol te rendesishem ne gadishullin Apenin dhe stabiliteti i ketij vendi eshte jetesor per interesat e Shqiperise ne ate rajon”, theksoi Moisiu per mediat. Presidenti shqiptar i beri thirrje kreut te opozites italiane, Silvio Berluskoni, te njohe rezultatin e zgjedhjeve te fundit parlamentare dhe te mos mbaje peng proceset demokratike. “Zoti Berluskoni duhet ta pranoje vullnetin e zgjedhesve dhe te pranoje humbjen. Derisa figurat politike italiane te mesojne te respektojne institucionet demokratike, ky vend nuk do te behet kurre nje demokraci e vertete. Deri me sot, Italia vetem gjeografikisht eshte ne Europe”, theksoi Moisiu. Forcat shqiptare jane stacionuar ne gjithe Italine, por me te perqenduara jane ne zonat problematike te Milanos, Torinos, Romes, San Remos dhe Porto Cervos. Rreth 5 mije trupa te tjera te kaskave te kuqe shqiptare, pritet te mberrijne ditet e ardhshme ne portin primitiv te Barit.

Megjithese Moisiu u shpreh se do te kerkoje bashkepunimin e lidereve politike italiane, ai nuk e perjashtoi mundesine e sanksioneve ekonomike nese kriza italiane nuk merr fund shpejt: “Nese Italia nuk jep prova se ka hyre ne rrugen demokratike, komuniteti nderkombetar do te detyrohet te ndermarre masa me te ashpra”, theksoi Moisiu.

Zbulohet Shqiperia e Mesme


Shkoder-Gjirokaster. Nje ekip miks eksporatoresh i perbere nga shkencetare, gjeografe, biologe, te dy kryeqyteteve respektive te Shqiperise se Veriut dhe asaj te Jugut, shpallen se fundi per mediat, zbulimin e nje rajoni misterioz dhe te panjohur me pare. “Kjo toke ndodhet midis dy republikave tona autonome, Shqiperise se Veriut dhe te Jugut”, tha per gazetaret kreu i ekipit te shkencetareve, gjirokastriti Beqir Beqiri, “ndaj me konsensus vendosem ta quajme Shqiperia e Mesme”. Beqiri sqaroi se kjo treve e virgjer u zbulua pas gjetjes se disa manuskripteve te vjetra qe flisnin per nje qytet mitologjik te lashtesise, te quajtur Tirrhane, Trahana apo dicka e tille. “Ne te gjithe kemi udhetuar shpesh me avione nga Shkodra ne Gjirokaster e anasjelltas apo jo, “iu drejtua Beqiri gazetareve me intonacion triumfues, “e pra, ju ka shkuar ndonjehere ne mendje se midis dy vendeve tona dicka duhet te kete, ne mos toke, te pakten det?”. Ne vazhdim ai sqaroi se ekspedita zbuloi disa vendbanime aborigjenesh, ndersa perpjekjet e para per te vendosur kontakt me popullaten primitive, rezultuan jo te kenaqshme: “Ata kishin objekte te cuditshme te quajtura pasqyra, te cilat ne kerkuam t’i kembenim me floririn e shumte qe kishim me vete, por nuk pranuan”, tha Beqiri.

Raportet e para mbi zbulimin e ri thone se qendra kryesore e tokes se re duhet te jete Tirana, vendbanimi i ngritur mbi rrenojat e Trahanase. Sipas shkencetareve, marredheniet me njerezit e Shqiperise se Mesme nuk jane te pamundura, megjithese diferencat kulturore jane te theksuara. “Ata jane shume te prapambetur”, tha Beqiri, duke shtuar se aborigjenet nuk e fitonin jetesen si gjithe bota e qyteteruar, pra duke ngrene pasurine e prinderve apo duke tregtuar bime mjekesore si ne rrethinat e Gjirokastres apo te Shkodres. “Per cudi, ata jetonin me dicka qe e quanin ‘pune’ ose ‘zanat’. E imagjinoni pra, se ne cfare stadi jane?”, perfundoi Beqiri.

Sociale

Puna e niperve

Tirane-Burimet konfirmuan diten e merkure se Beqo dhe Shegushe Tarasi, gjysherit e konsulentit te sistemeve kompjuterike Tahir Tarasi, 29 vjec, nuk kane as idene me te vogel se me cfare e nxjerr buken e gojes nipi i tyre i dashur. “Jemi shume krenare per Tahirin dhe punen e tij”, tha Beqo Tarasi, “ai sec merret me ca televizore te medhenj dhe me…eeeh, me ca kompani me duket, apo jo Shegushe?” “Po te keqen, po, ashtu”, e mbeshteti te shoqin gjyshja e Tahirit. Cifti i moshuar, gjithashtu ben sikur ka njohuri te thella edhe per punen e mbeses se tyre, Luljetes, e cila eshte menaxhere e burimeve njerezore ne nje kompani te huaj, aty ku me pare punonte si supervizore e sistemeve operative.

Fabrika e re

Fier- Sipas zyrtareve te bashkise se Fierit, fabrika e re e materialeve plastike e sapohapur ne rrethinat e qytetit, do te garantoje mbi 250 vende pune dhe rreth 150 raste kanceri ne qytet dhe fshatrat perreth. “Pervec vendeve te punes aq te nevojshme per banoret e zones, eshte e sigurte se kjo fabrike moderne do te inicioje edhe raste te panumerta tumoresh malinje, te cilat vetem per vitin e pare eshte llogaritur te prodhojne rreth 150 raste kanceri”, theksoi zedhenesja e bashkise se qytetit myzeqar. Ajo shtoi se ujrat e perpunuara nga kjo fabrike, ka shume pak gjasa te mos bashkohen me sistemin e ujesjellesit. Nga ana tjeter, punesimi pritet te shtohet edhe ne spitalin e qytetit, ku vetem ne repartin e onkologjise do te hapen 35 vende pune.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard