Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Te pathenat e mia: Flet Alketa Vejsiu..


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Te pathenat e mia: Flet Alketa Vejsiu..
Permalink   


Te pathenat e mia


Me nje kenge dhe klip te ri, ne nje duet me Mirjam Canin, popstarin e “Preluders”, Alketa Vejsiu i rikthehet ekranit. Dhe jo vetem kaq. Per here te pare, vajza e spektakleve rrefen te vertetat ne lidhje martesen e saj te shpejte, marredheniet me miqte, por edhe projektet e reja ne biznes


Keto kohe i ka ndodhur shpesh te udhetoje drejt Bullgarise dhe Gjermanise. Te mbetet mes dy vendeve per dite te tera, duke e lene Tiranen me gjate se zakonisht. Por edhe t’i thote “jo” ndonje projekti a iniciative te re ne boten e spektaklit. Ka preferuar te lere menjane, te pakten per disa jave, shume gjera, gjithsesi per nje qellim qe ia ka vlere barra qerane. Sepse pas prezantimit te konkursit evropian “Euro Video Grand Prix”, kenga ka qene impenjimi me i fundit artistik per Alketa Vejsiun. Aq me teper qe kete radhe vajza e ekranit nuk ka qene krejt e vetme. Por nuk eshte shoqeruar as nga bashkepunetoret e zakonshem me te cilet jemi mesuar ta shohim ne show-et e radhes. Kete here Alketa ka parashikuar deri ne detaje nje imazh te ri. Jo me ne spektakle, por ne muzike. Me nje kenge dhe klip te ri dhe me nje partnere qe i eshte bashkuar mesazhit miqesor qe Alketa do te percjelle se shpejti, ne nje bashkepunim me Mirjam Canin, popstarin e grupit “Preluders” ne Gjermani, biondja e spektakleve do te rikthehet ne ekran. Eshte nje kenge qe i kendon te ardhmes ku njera mike i jep kurajo tjetres per te nisur nje jete te re, per te rilindur ne nje dashuri tjeter e per te mos e burgosur veten ne historine e se kaluares. “Don’t Surrender”, eshte titulli qe do te sjelle ne ekranet muzikore shqiptare Alketa Vejsiun dhe Mirjam Canin. Dhe jo vetem ketu. Dy vajzat e botes se spektaklit ruajne ambicjen qe tingujt qe i kane kushtuar miqesise t’i percojne deri ne kanalet e muzikes evropiane. Nje projekt ambicioz qe synon VIVA-n gjermane.

Por nese mendoni se te rejat e Alketes fillojne e mbarojne me artin, spektaklin, biznesin, e keni gabim. Kjo duket se eshte koha e vendimeve te medha per vajzen e lakmuar te spektakleve. Thene me pak fjale, ajo qe lakohej ne kronikat roze te kryeqytetit eshte e vertete. Tanime Alketa Vejsiu eshte gati te thote “po”-ne e madhe para altarit qe do ta bashkoje perfundimisht me te zgjedhurin e jetes se saj. Ndersa zerat me tej flasin edhe per nje femije qe pritet te vije… Megjithese vazhdon te mbetet e vendosur per te mos rrefyer hollesite e ceremonise ose te zbuloje te pakten personazhin qe i ka rrembyer “per fare” zemren, Alketa Vejsiu sqaron per Klan, ose sic thote ajo, “filtron”, ato lajme qe per disa jave qarkulluan ne formen e thashethemeve. Por edhe synimet per nje karriere ne fushen e biznesit, marredheniet me miqte dhe jeten pertej spektaklit.

-Do te riktheheni ne ekran me nje kenge dhe klip te ri. Dicka me shume, per cfare behet fjale?

-Fillimisht me vjen mire qe e nisem keshtu. Aktualisht kjo eshte e reja me e fundit qe ka lidhje me punet e mia artistike, pavaresisht se keto kohe jam vene ne qender te vemendjes per fakte nga jeta private, ku ka shume informacion te pafiltruar. Kenga eshte pjese e kontrates se imazhit me kompanine AMC, e cila ka mundesuar realizimin e ketij klipi permes agjentit te saj studios Le Spot, ne Sofje te Bullgarise. Materiali muzikor eshte nje pune shume profesionale me kompozitorin Patt Anthony, i cili ka qene disa here protagonist ne Europian Top 20, Viva apo MTV, duke lancuar kengetare te ndryshem te Perendimit. Mirjam Cani, protagoniste e grupit “Preluders” eshte kujdesur per incizimin dhe realizimin e kesaj kenge ne Bonn. Ndersa une kam marre persiper realizimin e videos, e cila do te lancohet kete jave per te gjitha mediat.

-Me pak fjale, ky eshte konfirmimi juaj i pare?

-Revista Klan pervecse promovon e para kete lajm, eshte e vetmja reviste ne te cilen pas 4 muajsh qe nga prezantimi i “Euro Video Grand Prix”, une prononcohem ne nje interviste zyrtare. Kete do te doja ta theksoja sepse midis shume gazetareve profesioniste per punen e te cileve kam shume respekt, kane mbire edhe disa pseudo-gazetare qe botojne intervista fallco, apo shkrime te stisura shume te guximshme. Me ka rastisur te degjoj te vena ne gojen time fakte te cuditshme, intervista qe nuk i kam dhene kurre.

-Si reagoni kur perballeni me abuzime ne shtyp?

-Kam nisur bashkepunimin me nje studio ligjore qe mbron te drejat e mia. Per cdo cenim qe do te monitorohet, do te kete nje kunderpergjigje. ”…Mos rri, por duku shqipetar”. Eshte nje slogan qe te zgjon per shume gjera. Duket si nje thirrje patetike, por vetem me pak shpirt revolte mund te sjellesh nje ndryshim pozitiv.

-Kete here do te shfaqeni ndryshe. Me nje duet, ne nje bashkepunim me Miriam Canin, vajzen elbasanase qe u be e famshme si “popstar” ne Gjermani. Si lindi ky bashkepunim?

Lindi nga ideja per te bere nje kenge evropiane. Ndaj kenga kendohet ne anglisht, per t’i dhene nje frymemarrje me te gjere edhe jashte Shqiperise. Mirjami dhe studioja qe menaxhon karrieren e saj ne Gjermani, po investojne qe kenga te promovohet edhe ne VIVA-n gjermane. Nuk eshte e thjeshte sepse ne perendim, cdo perpjekje per sukses shoqerohet me kosto shume te larta. Nuk mund te behesh rastesisht i famshem… ka gjithmone nje strategji qe duhet ndjekur. Dhe komoditeti qendron ne ate qe nuk duhet te mendosh t’i per gjithcka… eshte nje eskorte me njerez qe punojne specifikisht per cdo detaj. Ty te takon vetem te besh art, te lodhesh sigurisht, dhe kur te jesh shume e lodhur te dish serish te buzeqeshesh sepse duhet te kujtosh qe je nder te paktit njerez te spikatur, qe ke kete fat… Duket si nje enderr, dhe kjo nuk eshte utopike, nese di te kuptosh qe bukuria e jetes qendron ne forcen qe kemi per te besuar ne endrrat tona. Kenga titullohet “Don’t Surrender”,(Mos u dorezo). Subjekti eshte i thjeshte, njera mike i jep kurajo tjetres per te nisur nje jete te re, per te rilindur ne nje dashuri te re, per te mos e burgosur veten ne historine e se kaluares.

-Ne cilin rol eshte Alketa?

-Kenga nuk bazohet ne nje histori te vertete, megjithate sipas ndarjes se strofave, jam ne rolin e asaj qe keshillon.

-Vete Alketa si i ka raportet me dashurine?

-Shume te mira. Me ler te te kujtoj nje shprehje paksa romantike nga nje liber qe kam lexuar. Dashuria leviz qiellin, yjet, njerezit, lulet, insektet dhe i detyron te gjithe te ecin mbi nje siperfaqe te rrezikshme me akull qe i mbush njerezit me gezim dhe frike, por qe i jep kuptim cdo gjeje.

-Nese do te mbeteshim tek dashuria dhe lidhja, neper kronikat roze te kryeqytetit prej javesh qarkullojne lajme se se shpejti do te martoheni. Madje thuhet se dita e dasmes eshte programuar data 24 e ketij muaji. Flitet edhe per nje bebe qe pritet te vije se shpejti… Si eshte e verteta?

-Martesa eshte ne planet e mia, por sigurisht kjo nuk do te ndodhe kur duan gazetat. Nese eshte shpejt apo vone, nese ka nje bebe apo jo, sigurisht qe nuk do te beja konference shtypi per ta pergenjeshtruar apo shpallur.

-Ne kete rast do ta pergenjeshtroni apo do te pranoni qe keto lajme jane te verteta?

-Sigurisht qe nuk e pergenjeshtroj, madje eshte nje nga stacionet me te bukura ne jeten e lumturise se nje vajze. Dashuria ime ka arritur ne nje stad per te bere nje hap me teper. Nje hap qe e kam filluar ta mendoj qe para pese vjetesh dhe jo sot. Gjithmone kam imagjinuar nje ceremoni shume private dhe elegante, ndryshe nga dasmat tradicionale shqiptare. Ne jete kemi gjithmone detyrime dhe ne respekt te prinderve do te behet nje feste familjare. Por, po te me pyesje mua se ku do te kisha deshire te behej, do te thoja qe do te doja ne nje ishull larg Tiranes, ku kronikat roze nuk do te mund te depertonin dot.

-Po bebja…

-Kur te kete nje bebe, do ta them…

-Si ndiheni perballe nje vendimi te tille?

-Martesa dhe familja mendoj qe jane finalizmi me i bukur i nje raporti dashurie. Familja eshte stadi me i emancipuar ne te cilin ka arritur zhvillimi i shoqerise njerezore. Eshte prioritet mbi cdo gje tjeter ne jeten time. Mua me pelqen qe njeriu te doje, te kete nje detyrim, nje person qe t’i rrije prane, per te diskutuar ne fund te dites, per te ndjekur nje film, per te pire nje kafe ne mengjes.

-Dhe kush eshte i zgjedhuri juaj?

-Eshte motivi kryesor sot ne jeten time. Nuk eshte personazh i spektaklit, ndaj nuk mund te zbuloj asgje me teper.

-Pse jeni gjithmone kaq e rezervuar mbi jeten private? Jeni ndoshta personi me pak i perfolur nga mediat…

Sepse ekspozimi per cdo gje ne kete profesion, eshte i lodhshem.

Nuk bej show me jeten time. Gjerat e shtrenjta nuk mund t’i ndash me kedo.

-Cfare raporti ka Alketa me familjen? Nga cili prind ka marre me shume?

-Them se kam trasheguar me te mirat e te dy prinderve, dhe dashuria ime e pakushtezuar ne jete mendoj qe eshte ajo qe kemi per familjen. Jane shume te shtrenjte per mua. Kur bejne bilancin e sjelljeve te mia dhe thone qe iu kam falur vetem gezime, mbushem me fryme dhe kenaqem. Sot ne keto gjurme te mbara, perpiqemi qe te jete edhe vellai im i vetem.

-Rikthehemi tek Alketa kengetare… Si keni hyre ne boten e muzikes? Eshte nje hobi apo mendoni se keni vertete talent per muzike?

-Madje nuk me pelqen te quhem kengetare. Nuk eshte pjese e vizionit tim per te ardhmen si profesion. Eshte nje pasion i hershem, kompleton nje figure ne teresi, por nuk eshte ambicje e imja per te fituar cmime ne festivale apo per te perqendruar energjite e mia ne kete fushe. Megjithate shpirti me kendon gjithmone, brenda apo jashte skenes. Muzika eshte nje menyre per te shpikur nje kenaqesi, per ta kthyer jeten ne nje festival te hareshem.

-Tanime jeni nje nga vajzat me te njohura te ekranit. Sa e veshtire ka qene te arrini deri ketu?

-Mjafton nje cifel per te shnderruar sasi te medha metali ne ar. Gjithcka nis me procesin e njohjes dhe besimit ne vetvete. Per veten time mund te them qe kam patur edhe fat, qe Zoti me ka hedhur drite ne rruge te asfaltuara mire. Nuk me eshte dashur te rrezohem e te ngrihem shpesh. Jam kujdesur per imazhin dhe dinjitetin tim gjate gjithe kohes. Por kam ndjekur dhe intuiten time. Sot ne zgjedhjet qe bej, arsyetoj me shume, konsultohem dhe degjoj me teper, jam me racionale dhe seleksionoj zgjedhjet e mia per te arritur ne ate me optimalen. Veshtiresia me e madhe ne procesin e te berit i famshem, qendron ne ate qe ne Shqiperi nuk ka udherrefyes, nuk ka nje far qe te tregon se ne cilin liman duhet te qendrosh. Ka aq shume vajza te talentuara, por qe nuk zgjedhin rrugen e duhur.

-Sa e ka ndjere Alketa rivalitetin dhe luften “e berrylave” gjate ketyre viteve?

-Nese i perkushtohem nje pune, e bej per t’i sherbyer kenaqesise sime. Nuk fokusohem tek te tjeret. Kam edhe nje avantazh tjeter: Median dhe spektaklet nuk i kam kthyer ne menyre jetese. Potencialet e mia kam deshire t’i shoh te shpalosen edhe ne fushen e biznesit. U bene vite qe investoj teorikisht dhe praktikisht ne kete fushe dhe te them te drejten, kjo ka qene e perditshmja ime. Si rezultat i kesaj, kam shume pak kontakt me personazhet e televizionit.

-Gjate kesaj karriere a ka ndonje moment qe do te donit ta fshinit nga kujtesa dhe cilat momente do te veconit si me te bukurit?

-Edhe te doja ta fshija nga kujtesa, s’do te mundesha dot. Ne fakt nuk kujtoj ndonje gje te hidhur... Vetem se nuk mund te mohoj qe jam kujdesur shume qe ta shkruaj historine e jetes time deri me sot, ashtu sic duhet. Ajo eshte e vetmja gje qe nuk fshihet, nuk ndryshohet, nuk kthehet prapa... Te bukur ka shume, intervista me Michael Douglas, prezantimi i Koncertit te Scorpions, Euro Video Grand Prix...

-Si eshte Alketa ne marredheniet me miqte dhe koleget? Po me armiqte?

-Miq kam shume pak. Ke degjuar per rrethin e besimit mbi te cilin flet De Niro ne nje film? Eshte nje koncept shume interesant. Ne kete rreth bejne pjese shume pak njerez, vertete shume pak. Une jam natyre afektive, mirenjohese, me pelqen t’i bej te lumtur ata qe dua. Koleget jane kolege. Marredhenie korrekte, distanca te kontrolluara, dashamiresi. Armiqte... le te bejne lufte me mullinjte e eres.

-A ka nje projekt te afert qe do t’ju riktheje ne ekran?

-Flitet per nje serial te mundshem. Megjithate perfundimi i shkolles mbetet paresor. Sa me pak ngarkesa te kesh mbi shpatulla, aq me thjesht noton. Kur merr persiper te besh shume pune paralel, do te lesh gjithmone dicka mangut, dhe keto gjerat e lena mangut kane gjithmone nje kosto qe shpaguhet ne nje forme apo tjeter. Racionalizimi i kohes eshte celes suksesi.

-Kete vit diplomoheni ne fakultetin e Ekonomise, ne degen Administrim Biznesi. Si eshte ne te vertete Alketa studente?

-Sapo kam perfunduar vitin e trete dhe mesatarja ime e ketij viti eshte afersisht 9. Eshte nje kenaqesi e vecante realizimi ne shkolle. Kete vit kam lene thuajse cdo impenjim tjeter, i jam perkushtuar devotshmerisht leksioneve dhe seminareve, kam patur dashamiresine e pedagogeve dhe mberrita nje rezultat te kenaqshem.

Po te me pyesesh sot, do te ktheja kohen mbrapa dhe do t’u perkushtohesha njesoj edhe dy viteve te para, te cilat i kam ndjekur me veshtiresi per shkak te impenjimeve intensive ne pune.

Ekonomiku eshte nje fakultet i shkelqyer... Do t’ja sugjeroja studenteve te vullnetshem qe duan te mesojne dhe te ecin perpara. Nese dikush e nis si argetim dhe mendon se provimet merren lehte, ta harroje. Duhet nje impenjim sistematik, sepse eshte shkolle shume impenjative. Lendet ekzakte nuk i kam pelqyer asnjehere, por dua t’ju rrefej vetem dicka te vogel: Ne ate shkolle kam mesuar te dashuroj matematiken. Asgje nuk eshte e paarritshme, duhet vetem pak kembengulje, dhe duhet te vendosesh gjithmone shume dashuri ne ate qe ben.

-Po ne fushen e biznesit, a ka nje projekt qe pret te marre jete?

-Sigurisht. Pas nje formimi te mire teorik, bukuria qendron ne realizimin praktik te ideve. Gjeneroj shume ide keto kohe, kjo vjen edhe pasi jam fokusuar shume ne ceshtjet e biznesit nderkombetar nga literatura me te cilen jam hasur. Do te doja te mos beja ekperimente. Nuk me nxiton asgje. Kam gjithe kohen qe me duhet perpara, ndaj po i bluaj mire gjerat se cfare mungesash dhe nevojash ka tregu ne Shqiperi, per te mberritur dicka te sukseshme. Sigurisht do te doja t’i perkushtohesha nje pune qe te me jepte shume kenaqesi. Biznes nuk do te thote para, ne cdo gje qe bejme duhet te kete pak art e mbi te gjitha te vendosim zemren tone.

-Alketa showgirl, kengetare, ekonomiste… Cilet nga keto do te zgjidhnit?

-Showbiz me pelqen.

-Cfare ben Alketa pertej spektakleve dhe jetes publike?

Perpiqet te jetoje bukur, t’i kushtoje vemendje atyre 1000 gjerave te vogla te jetes se perditshme. Mundohem te qesh shume, sepse jeta eshte shume e shkurter per te qeshur pak. Bej nje jete te rregullt, evitoj oret e vona te nates. Adhuroj zgjimin e shplodhur ne mengjes, bej sport, dhe mundohem te ushqehem mire. Qetesia mbi gjithcka tjeter. Reflektohet ne lekure…



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard