Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Barcaleta te lezetshme


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Barcaleta te lezetshme
Permalink   


Nje fshatar, ne kohen e kaluar, vete te dentisti te nxjerre nje dhemballe. E merr ndihmesi dhe i nxjerr dy pernjeheresh. Fshatari zu te qahet, se i nxorri dhe nje dhemballe te mire, po ndihmesi i thote:
- Mos bej ze, se te del ustai e te kerkon te paguash per dy!



Nje matrapaz kishte varur prapa ne mur, karshi peshores, nje pasqyre te madhe. Nje shok i tij e pyeti:
- Habitem me ty; pse e ke varur ate pasqyre te madhe prapa?
- Nuk e kupton? Qe kur te vijne njerezit te blejne, te shifen ne pasqyre, ndersa une peshoj.



Njehere u kthye ne fshat nje kurbetli. Porsa e moren vesh, u ckulen te gjithe nga qene e nuk qene, e bot! e bot! kush ta pyeste me pare:
- A s'na thua - i thoshin - me cfare pune merreshe atje?
- Me shushaine (1) - pergjigjej kurbetliu.
- Shushaine? Galiba, ndonje pune e madhe, apo jo?
- C'pyet!
Ne darke e pyeti edhe e shoqja, po ay ja preu shkurt:
- Eh, moj budallaqe! A thua se ne kurbet te bejne minister? Llustraxhi ishja.


1) Nga anglishtja shuuz (kepuce) + shajn (llustroj)



Nje fshatar i varfer shkoi per nje pune te agai i fshatit; mirepo, kur hyri, vajti u ul dhe e harroi deren e dhomes hapur.
- Ngrehu mbyll deren - e urdheroi agai - apo s'ke dere ne shtepi!
Fshatari i varfer, qe e dinte sa cingun ishte agai, ju pergjegj:
- Jo, kam dere aga; po dera ime rri hapur gjithmone (1) prandaj edhe nuk u kujtova te bej zakonin tend.


1) Kuptimi eshte metaforik, behet aluzion per mikpritjen.



Nji pasanik i madh asht kah mbytet ne det, por, per baft, e pshton nji trim.
Pasaniku, per shperblim, nxjerr e i nep nji gjyse leku. Te gjithe cuditen e zemerohen, por trimi qi e kishte pshtue nuk nxehet aspak e... thote:
- Paj, zotnia e din se nuk vlen ma teper.



Qerositakoi njehere ne rruge me nje aga. Ky agai donte ta tallte Qerosin dhe i tha:
- Mu krimb kripa o Qeros, si t'ja bej?
- Hidhi pak qumesht mushke - i tha Qerosi.
- Po a ka qumesht mushka, ore?
- Po kripa, o aga, a ze krimba?



I kishte dhane zotnija Nastradinit nji skyfer (skifter) me dale per gjoje (gjah) me njimi porosi me e ruejte fort. Porsa pau nje shpend te madh [Nastradini] t'ja lshon skyferin shpines, por shpendi e coptoi dhe e lau ne gjak.
"Si me ja ba tesh?"
Kthei te zotnija dhe skyferin e mbajti mbshehe nen xhybe.
- He Nastro, si u dave?
- Ca me kene, bre zotni! Erdhi nji alamet shpendit e ndenja e mendova: "A ta lshoj, a mos ta lshoj, a ta lshoj, a mos ta lshoj?..."
Dhe kete e perseriti nja disa here. Zotnija, i merzitun, ja bani:
- Po ta kishe lshue, bre!
Nastradini, tuj nxjerre skyferin ba cope e grime, ja pret:
- Qe, mor zotni! E lshova dreqin, por kqyr si ma bani!



Nje here Nastradin efendiu kish mbetur fyshek pa leke dhe shkoi nen penxhere te nje cifuti te pasur dhe atje unjet ne gjunje e i lutet zotit:
- Me jep njeqind leke se, sikur te me japesh, nentedhjete e nente nuk i marr, ngaqe nuk mbaroj dot pune me aq!
Cifuti qe mbante vesh permbrenda penxheres, e degjoi dhe tha me vete: "Do ta provoj njehere cdo te beje, do ti hedh vetem nentedhjete e nente leke; valle a do ti pranoje?"
Dhe i mbeshtolli vertet aq leke ne nji shami dhe i hodhi perpjete mesa fuqi pati, pa i rene ne sy te Nastradinit. Dhe shamia me leke ra pastaj poshte, perpara Nastradinit, tamam sikur zbriti nga qielli. Ahere Nastradini zgjati doren e i mori dhe zgjidhi shamine e i numeroi:
- Nje, dy, tri, ... nentedhjete e nente dhe shamia njeqint! Tamam aq sa me duheshin!
Dhe i futi ne xhep e shkoi.




- Pjeter - i bertet zotnija me furi sherbetorit - ketu njani asht i marre; o ti o une!
- Zotni - pergjigjet Pjetri - po t'ishem une i marre, zotnija jote nuk kishte me me mbajte ne sherbim.




Nji mbret kishte dale nji here tebdil, me rrobe te panjohuna, per te pa punet e mbretnise se tij. Rruges takon nje nepunes te vogel edhe hyni ne kuvendim me te:
- Si shkoni me qeverri, si i ke hallet?
Nepunsi ju pergjegj shkurt:
- Une per veten teme jam keq! Kam nji tufe fmije e s'po mundem me i mbajte me rrogen e vogel qi marr. Bile jam nise me shkue ke mbreti me i qa hallin.
- Po nuk t'dha gja? - e pyeti mbreti.
Nepunsi i vogel fshatar, qi nuk e njofti, ju pergjegj si pa te keq:
- Po s'me dha gja, ne djall vafte! - Dhe i futi nji te shame te madhe mbretit.
Mbas ktyne fjalve mbreti i muer ne shenim emnin dhe u largue.
Kur shkoi fshatari ne nesret te mreti, e njofti me njihere qi paska qene mbreti vete aj qi paska takue dje me te dhe e paska sha keq fort, prandaj po mendohesh se si t'i pergjigjesh sot e te lante te shamen e djeshme.
- Ckemi - i tha mbreti - pse qenke mundue deri ktu?
- Jam shume ngushte, kam nji tufe fmije, rroga e vogel...
- Mirepo, n'qofte se nuk t'jap gja? - e pyeti mbreti me dinakeri.
Fshatari ju pergjegj:
- Per ate u muerem vesht dje, madhni.





Mbreti hapi fjale se kush do ta zinte me genjeshtra, dmth t'i thoshte nje genjeshter qe ai te mos mund ta kundershtonte, do te fitonte 100 napolona flori.
Vajten tre veta:
- Une, madheri - tha njeri - mbreme arnova qiellin.
- S'eshte gje kjo genjeshter - i tha mbreti ) se mbreme ra shi; pra, qielli ishte i shpuar.
- Une - tha tjetri - mbreme u lodha shume, se u mat te binte hena dhe vajta i vura nje furke ta mbaje.
- Edhe kjo s'eshte gje - tha mbreti - se hena sot ne mengjes dolli. - Po ti - i tha te tretit, nje fshatar - pse ke ardhur?
- Une - i tha ky - dua ate qypin me flori qe te la im at para se te vdiste per ta ruajtur.
- S'eshte e vertete! - u hodh mbreti. - Yt at s'me la ndonje qyp.
- Atehere me jep 100 napolonat, se te munda - i tha fshatari(1)


1) Po te pranonte mbreti se kerkesa e fshatarit eshte e drejte, duhet ti jipte qypin me florinj; po te mos e pranonte, dmth ta quante genjeshter, do te humbiste bastin dhe do paguante 100 napolonat. Ne te dyja rastet fshatari del fitues.




Nje patriot ishte burgosur ne Tirane per "faje politike". Aso kohe ishte minister i puneve te brendeshme Mehdi Frasheri.
Nje dite ky shkon te vizitoje burgun. Patrioti as qe tundet nga vendi. Atehere Mehdiu i drejtohet dhe i thote:
- Mos u merzit se do te zgjidhet dhe puna jote.
- Jo zoti minister - i thote ky - vetem me vjen keq qe u kam zene vendin.




Nje ushtar i dehur, ne kohen e Zogut, takoi nje oficer.
Ushtari kerkoi leje:
- Me leje zotni oficera, te kaloj?
- Kaloni, po nje nga nje - u pergjegj oficeri. (1)


1) Duket se dhe oficeri kishte te njejtin hall me ushtarin, gjersa dhe ai shikonte jo nje, por disa ushtare.




Ne nje rruge te Uashingtonit dy police arrestuan nje qytetar dhe e shpune perpara gjyqit.
- Kush te futi ne burg? - e pyet gjykatesi.
- Policet qe kini ketu - u pergjegj i pandehuri.
- E di, po perse? Mos valle per shkak dehjeje?
- Tamam, zoti gjykates; qe te dy ishin bere thumb!



Nje i varfer ngjitet maje nje mali dhe i lutet perendise:
- O perendi, me thuaj, c'eshte per ty nje minute?
- Nje perjetesi! - i pergjigjet perendia.
- Po nje solde? - e pyet prape i varferi.
- Nje milion! - pergjigjet perendia.
- Atehere te lutem, o perendi, me jep nje solde, se jam i varfer.
- Prit nje minute...(1)


1) Duhet patur parasysh se c'eshte minuta per perendine.



Nje prift kishte mjekerr te gjate. Nje here njeri e pjeti:
- Urate, se s'te kam pyetur, ku e mban, zotrote, tere ate mjekerr naten kur fle, ndene jorgan apo mbi jorgan?
Prifti mblodhi supet, se s'e kishte vene re kete gje. Po ate nate, si ra per te fjetur, ju kujtua kjo pjetje dhe zuri te cqetesohej, se kur e fuste nen jorgan sikur s'bente rehat, e nxirrte mbi jorgan, s'i dukej mire. Vazhdoi keshtu tere naten. Ne mengjes i foli gruas i nevrikosur:
- Gersheren, se vdiqa pa gjume tere naten!



Burre e grua rrinin n'oborr. Kendezi kendoi me ze te forte. Gruaja uli perēen shpejt e shpejt.
- C'pate? - i tha burri. - Ketu s'ka burra te huaj?
- Po pse, kendezi nuk eshte mashkull?



- A ndjeve, mori? - i bertet burri grues.
Por ajo nuk lot vendit.
Burri, i zemruem, shkon e kape per krahit e i thote:
- Andjeve se po te thrras?!
- Une kujtova, besa, se po thrret Morine, se mue me thone Dile.



Nji burre poterrexhi i bertet grues:
- Si ma plase shpirtin, moj grue! Ti po me shtjen ne dhe per se gjallit!
- Deksh e mos u njallsh!
- Ti njate don, se merr burrin tjeter.
- S'di kur po vjen ajo dite! Do ta ve mire gishtin ne temth se ke me marre.
- Merr edhe dreqin, ne dac!
- Jo, s'ban, se kam pase te birin.



- Nastradin! - e shkundi nje nate gruaja Nastradinin.
- S'te vjen keq qe kam tere naten pa gjume duke tundur djalin qe qan? Tunde dhe ti njecike, se fundja, djali s'eshte vetem i imi, eshte dhe i yti.
- Ti tund gjysmen tende - i tha Nastradini - gjysmen time lere te qaje.



- Dje mbrema - i thoshte njeri shokut - hyri nje kusar ne shtepine tone, por gruaja rrembeu fshesen dhe e shqepi ne dru...
- Keshtu, he?
- Po! Pandehu se mos isha une, qe kthehesha naten vone nga kafeneja.



Shkoi burri ne pazar dhe bleu dy kile mish qengji dhe ja shpuri se shoqes per ta gatuar. Burri u kthye ne punen e vet. E shoqja, qe paskish ndodhur llupese, e poqi mire e mire mishin dhe e hengri. Kur erdhi ne darke i shoqi i tha:
- Pa na e shtro ate mishin ta hame.
- U, mor burre, ate e hengri macja!
- Mire, ma sill macen ketu ta peshoj.
Gruaja e zuri macen dhe ja shpuri te shoqit. Ky e peshoi macen dhe doli plot dy kile. Atehere i thote te shoqes:
- Mire qe mishi na qenka ketu, po macja ku eshte?



Nje femije, tue shikue me vemendje floket e babes, pa disa qime te bardha dhe e pyet:
- Babe, pse disa qime nga floket e tu jane te bardha?
- Se babes i del nje qime e bardhe, sahereqe djali i tij ben nje te keqe - i pergjigjet i ati.
Femija mejtohet pak e pastaj pergjigjet:
- Atehere gjyshi duhet t'i kete pase shume te keqinj femijte.



Nje grua vajti per vizite tek shoqja e saj. Gruaja pyeti femijen qe doli dhe i hapi porten:
- Ne c'ore hahet dreka te ju, vogelushi im?
- Mamaja tha se ne do te hame dreke kur te ikni ju.



Mbasi i kishte shpenzue te hollat nder qefe, pa ja vue mendjen mesimit, i biri i con telegram babes, tuj i kerkue pare:
"Babe, gjindem ne rruge te madhe".
I ati i pergjigjet po me telegram: "Rueju mos te xane automobilat!"



Nje here nje plak kthenej nga pylli ngarkuar me dru edhe ecente me gjithe ato, po, nga te lodhurit e teper, i shkarkoi me nje vent dhe i thrite vdekjes. Vdekja me te ardhur, e pyet perse e thriti, po ky, nga frika, i thote qe:
- Te thrrita per te ngritur njecike barren.



E thirren Nastradinin, qe dinte te shkruante e te kendonte, te bente listen e te ftuarve ne nje shtepi qe kishte dasme.
Dhe ai zuri te shkruaj:
- Nastradin ....
- Jo, zotrote je qe je - i tha i zoti i shtepise - shkruaj keta qe te them une, me rradhe.
- Une e di qe jam qe jam, po le te jem dhe ketu ne liste... se mendje eshte e me harrojne.



Pasi u vizitua njeri, i tha mjekut:
- Zoti doktor, cfare semundje kam?
- Ti pi shume dhe punon pak.
- Atehere te lutem thuajma latinisht emrin e semundjes, se dua t'ja them gruas.



__________________
none


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Nje femi i vogel pyet te emen e vete..

- O mami,po ajo teta pse e ka barkun aq te madh?

- Mami - Sepse pret nje bebe te vogel te keqe mamushi.

Pasi hecin te dy "Mama" e " Bire" shkojne pran stacionit te autobuzit.

Djali i habitur shef nje burr me barkun deri ke goja dhe shkon e pyet ter kuriozitet!!

Djaloshi - O Xhaxhi,o xhaxhi!!

Xhaxhi - Po xhane i xhaxhit!?

Djaloshi - Po ti cfare po pret ?!

Xhaxhi - Une!Autobuzin te keqen xhaxhi.

Djaloshi - uuuuuu sa qefffffffffff..PO DOLI BICIKLET DO MA JAPESH MUAAAAA

__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Nje djale i ri hyn ne nje farmaci dhe i thote farmacistit : "Miredita, mund te me jepni nje prezervativ? e dashura ime sonte me ka ftuar per darke dhe mendoj se pret dicka prej meje ! farmacisti i jep prezervativin dhe kur eshte per te dale djali kthehet perseri dhe thote:
''me falni , me jepni edhe nje tjeter.
Motra e te dashures time ma shkel gjithmone kemben poshte tavolines dhe me provokon kur me sheh.
Mendoj se edhe ajo po pret dicka prej meje sonte ".
Farmacisti i jep prezervativin e dyte djalit i cili , ndersa eshte duke dale kthehet serisht dhe thote : " e di c'ke ti ? me jep edhe nje tjeter sepse e ema e te dashures time eshte shume seksi dhe me ben gjithmone aluzione kur flet me mua...
Besoj se edhe ajo po pret dicka prej meje sonte "
Ne mbremje djali shkon ne shtepine e te dashures . Ne tryeze ne te majte ka te dashuren , ne te djathte te motren dhe perpara mamane .
Sapo vjen babai , ul fytyren dhe fillon te lutete ;
"Zoti yne , bekoje kete darke , terci , verci..."kalojne disa minuta dhe djali eshte akoma duke u lutur: " Faleminderit o Zot per bujarine tende , terci verci"kalojne dhjete minuta dhe djali lutet ende me koken e ulur . Te gjithe shikojne njeri tjetrin te habitur.Vajza e shqetesuar ul koken dhe i thote ne vesh : " Nuk e dija qe ishe kaq besimtar" dhe djali :"Nuk e dija qe babai yt ishte farmacist ".

__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Djali kthehet nga shkolla i merzitur.E shikon i jati dhe e pyet:
- hė,pse mi ke varur turinjt ashtu .
- se m'vuri m'susja kater ne matematike,i thote djali.
- po pse?
- po ja m'pyeti n'fillim se sa bejne 2x3 dhe une ju pergjigja 6.
- po shume mire aq bejne,ja kthen i jati.
- epo pastaj me pyeti se sa bejne 3x2 dhe .....nderkohe babai ja nderpret llafin duke thene:
- po ku eshte ndryshimi?
- eee,kėt gje i thash dhe une ja priti djali.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Ditari...

Nje gruaje te ciles i vdes burri, shkruajti ne ditar:
-" Dhimbja eshte aq e madhe, sa s'mundem te jetoj me........."!
Pas nje viti, kjo gruaja u martua prape dhe shtoi ne ditar:
- .........vetem !!!...

__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Gruaja dhe burri...

Nje grua, kishte arritur qe tia mbushte mendjen te shoqit qe te lente alkolin, dhe tani ndihej shume e gezuar, dhe me te gjithe e bente kete bisede.
Nje dite se si i shkrepet ne mendje dhe i thote burrit.
Gruaja :- O burre, ti e le qe e le alkolin, a nuk po e len edhe duhanin ?!
Burri :- Oj grua, une duhanin e le, por dije se pastaj e ke ti radhen !!!...

__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Hajduti...

Nje hajdut, qe kishte vjedhur ca rroba ne nje dyqan, del qe ti shese ne treg, tek firma gabi.
Mirepo, per fat te keq, ia vjedh nje hajdut tjeter, dhe kthehet ne shtepi i merzitur.
E shoqja kur e sheh, e pyet.
Gruaja :- He more burre, nuk fitove gje sot, ne treg, me ato rrobat?
Burri :- Sot i ****a, me c'mimin qe i pata marre !!!...

__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Magjistari...

Nje femi kthehet nga shkolla, tere gjak nga hundet, dhe e ema kur e shikon tmerrohet, dhe e pyet, nese ishte zene me njeri.
Por djali pergjigjet qe i kishta fajet magjistari.
E ema :- Cfare te berei magjistari?
Djali :- Erdhi duke dhene shfaqje ne shkolle, dhe me mori mua ne skene, dhe duke bere magji, me nxori nje 10 000 lekeshe nga hundet.
Pasi iku magjistari, te gjithe shoket e klases mu sulen mua, duke kerkuar ne hunden time se mos kishte ngelur ndonje lek tjeter !!!...

__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Genci:Nene,kur linda un ku ishte babai?
Nena:ne pun.
Genci:Po ti ku ishe?
Nena:Ne spital.
Genci:Po ju dinit qe un do te vi?
Nena:Po sigurisht.
Genci:E prapseprap askush s'ka qen ne shtepi.




__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Martesa ne fshat ...

 Po martoheshin nje cift i ri,e ndersa ishte pak dite para martese nena e nuses i thote te bijes:-Ki kujdes bija ime se ti si ke lare dhembet qe kur ke lindur dhe te vjen era kerme.Keshtu qe te pakten naten e pare te marteses mos fol fare.
Mire mama, thote e bija.Ndersa mamaja e dhendrit o i jepte keshilla te birit.Mos bej gabim te heqesh corapet asnjehere,se do vdesesh nusen me ate ere qe mbajne kembet e tua!Me ne fund erdhi nata e pare e marteses dhe te dy te rinjte i zbatuan me perpikmeri keshillat,keshtu dhendri u shtri me corape ndersa nusja nuk foli asnje fjale.U fik drita dhe filloi qejfi por gjate kesaj kohe dhendri ndien qe se kishte njeren corape me.Keshtu qe ngrihet dhe po e kerkonte neper krevat me nxitim.Pyet nusen:-Mos ma more ti corapen?Jo i thote nusja une spash gje.Po ti mi budallaqe ne goje e ke fut???????



-- Edited by gishteza at 18:21, 2007-01-19

__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard