Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Meshkujt S'DUAN BIONDET


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Meshkujt S'DUAN BIONDET
Permalink   


                                                                                   4,tetor,2006     

Krejt ndryshe nga filmi i Merlin Monrosė, pėr meshkujt shqiptarė tė preferuara janė brunet. Me to mund tė martohesh. Kurse me biondet...


Krejt ndryshe nga filmi i Merlin Monrosė, pėr meshkujt shqiptarė tė preferuara janė brunet. Me to mund tė martohesh. Kurse me biondet... Ato janė tė bukura Historitė rozė tė familjes Kenedi nxorėn edhe shprehjen mė tė famshme sa i takon ndarjes sė femrave nė dy kategori tė mėdha: "Kenedit dashurohen me biondet, por nė fund martohen me brunet". Thuhet se floku i errėt tregon njė karakter femre, ku mund tė kesh mė shumė besim. Thuhet se biondet janė mė mendjelehta. Ka kaq shumė barsoleta pėr tė qenit bionde, sa biondet e tė gjithė botės kanė arritur tė ndihen deri tė diskriminuara.E megjithatė, kur vjen puna tek joshja, magjia e biondeve duket e paperėndueshme. Sepse ato bien menjėherė nė sy. Tė paktėn ata qė i pėlqejnė thonė se i pėlqejnė pikėrisht sepse bukuria e tyre spikat menjėherė. Kurse ata qė duan brunet, ndjehen edhe mė tė sigurtteksa thonė qė ato janė mė tė ėmbla, mė inteligjente dhe mė tė besueshme. Me pak fjalė, me to mund tė martohesh.

Andis Harasani, nė altar me njė brune

Brunet tė ngrohta, biondet "ok", kuqet tė liga. Ky nuk ėshtė pėrfundim universal, po ėshtė ajo qė ka arritur tė zbulojė njė 35-vjeēar beqar si Andis Harasani. Nė teori del kush e njeh mirė atė fushė, dhe Harasani duket se ėshtė nga ata qė merr vesh nga femrat dhe sigurisht s'ėshtė pėrvoja me dritat qė ia ndriēon kaq qartė idetė, por pėrvoja me femrat. Nė renditjen e parapėlqimeve tė tij kryesoj- nė brunet, por edhe biondet i pėlqejnė. Nėse tė parat fitojnė sepse janė tė ngrohta, tė dytat i ka pėr zemėr "sepse e marrin jetėn lehtė". Ndofta ėshtė koha ta besosh mė shumė, pėrderisa pėrforcohet edhe nga Andis Harasani. Duket se nuk ka pasur eksperienca tė mira me vajzat me flokė tė kuqe, aty duket se ndalet simpatia pėr gjininė femėrore, sepse i quan tė liga nė shpirt. Gjithsesi, kjo s'do tė thotė gjė pėr kokėkuqet nė pėrgjithėsi, por ato vajza qė ka njohur Andisi e kanė zhgėnjyer nė atė pikė sa t'i urrejė. Pėr ta lėnė urrejtjen dhe pėr t'u kthyer te ēdo gjė e bukur, flasim sėrish pėr biondet dhe brunet. Nėse ia kalon mire me tė dyja "ngjyrat", beqari deklaron se kur tė vendosė tė ndryshojė kėtė stil jete, pra do tė vendosė tė zgjedhė atė qė do t'i ndryshojė statusin e beqarit, ajo do tė jetė njė brune, njė brune e ngrohtė. Duket se nuk ka ndėrmend mesa duket tė qėndrojė gjithmonė i lirė, njė vajzė me njė vello tė bardhė mbi flokė tė errėta ndoshta do ta ēojė nė altar Harasanin.

Edi Paloka: "Votoj brunet"

"Preferoj brunet, ēėshtje shijeje". Duket si fraza mbyllėse e njė reklame, por nė tė vėrtetė ėshtė fjalia me tė cilėn fillon dhe mbaron idenė e tij Edi Paloka pėr sa u pėrket preferencave mbi ngjyrėn e flokėve tė femrave nė pėrgjithėsi dhe partnereve nė mėnyrė tė veēantė. Atij ėshtė e vėshtirė t'I nxjerrėsh arsye pėr kėtė argument, sepse mė tepėr se me mendimin, kjo preferencė ka tė bėjė me atė pjesė tė pandėrgjegjshme, ku tė vendosėsh "pse"-tė, s'bėn asgjė pėrveēse humb kohė aty ku s'duhet. "Kur shoh njė bionde dhe njė brune, mė tėrheq kjo e fundit". Ėshtė njė tėrheqje qė lind menjėherė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė e qė politikanin, qė s'mendon vetėm pėr politikė, ky instikt nuk e ka zhgėnjyer. Magjinė e bruneve ai thotė se e "ka provuar" plotėsisht dhe ndihet aq mirė me shoqėrinė dhe gjithēka tjetėr qė dinė tė dhurojnė kėto femra, sa s'ka pse hedh sytė nė kampin tjetėr. Megjithėse vėshtirė tė besosh se ka njė ndarje me thikė nė femrat e jetės sė njė mashkulli, aq mė tepėr tė njohur dhe tė lirė nė tė njėjtėn kohė. Sėrish kur bėhet fjalė pėr shije, ato mbeten tė padiskutueshme (ashtu si dhe ngjyrat dhe preferencat nė ushqim, sipas njė thėnieje tė vjetėr latine). Politika me brunet duket se i kanė ecur mirė Edit. Ato e tėrheqin shumė fillimisht dhe pėr mėnyrėn si janė dhe si vazhdojnė tė mbeten tėrheqėse edhe nė njohjen e mėtejshme. Ja pse ai nuk ka mėdyshje pėr votėn e tij, ajo shkon pėr brunet.



              Pergatiti:Arbi Hoxha: Arbi_1999@hotmail.com



-- Edited by ArBi at 18:29, 2006-10-04

-- Edited by ArBi at 18:30, 2006-10-04

__________________
none


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Permalink   

Luis Ejlli pushtohet nga biondet

Edhe pse shumė i ri, nuk ėshtė fėmijė tė besojė nė pėrralla. Qė biondet janė mendjelehta mos ia tregoni Luis Ejllit. Edhe pse ka dėgjuar tė flitet shumė pėr kėtė, ai nuk ėshtė dakord. Atyre jo vetėm nuk u mungon inteligjenca e quajtur ekskluzivitet i bruneve, por pėr mė tepėr, pėr tė janė mė tėrheqėse. Preferon biondet pra. Ato e tėrheqin menjėherė, ndoshta sepse bien mė shpejt nė sy. "Pėlqej biondet, jo se kjo ka ndonjė lidhje me karakterin e tyre, sepse ēdo brune dhe bionde ka veēoritė e saj, por thjesht se nė pamje ato mė duken mė tėrheqėse". Ai nuk pėrpiqet tė filozofojė rreth femrave, apo tė mbahet si njė njohės i pėrkryer i botės sė tyre. Thjesht shpreh me sportivitetin e moshės, se shkon aty ku e ēon zemra, ose ... atje ku i shkojnė sytė. Luisi ėshtė shumė i tėrhequr pas pamjes sė jashtme dhe sigurisht qė te ajo qė i bie mė shumė nė sy, pėrqendrohet mė tepėr. Njė tip plot humor dhe energji pozitive nuk mendon pėr problemet, por pėr zgjidhjet e tyre dhe kėshtu e sheh jetėn me optimizėm edhe nė lidhje me partneret e tij, pėr tė cilat mendon se gjithmonė ekziston njė mundėsi tė mbeten tė bukura pėrherė. Ajo qė thuhet pėr biondet, se humbasin nga bukuria e tyre me kalimin e kohės, Luisi gjen njė pėrgjigje alla shkodrane, praktike e me humor. "Nė rast se do shoh se partnerja ime nuk do duket bukur me flokė tė verdha, atėherė do t'I them t'i lyejė tė errėta. Tashmė ēdo problem fizik e ka njė zgjidhje, si nė fytyrė dhe nė trup". E paska ndarė mendjen Luisi, femra e jetės sė tij do jetė bionde, tė paktėn fillimisht.


Erion Veliaj: "Edhe kėshtu, edhe ashtu"


"Mė duken nė mėnyrė tė njėjtė tėrheqėse brunet dhe biondet". Jo vetėm I sjellshėm si gjithmonė, por i sinqertė dhe kavalier nė rrėfimin e preferencave. Nga njė i ri si ai, nė luftė tė pėrhershme me komplekset, kjo edhe pritej: gjithmonė i hapur, pa kufizime. Nėse peshorja e parapėlqimeve tė meshkujve me gjithė komplimentet, kritikat e shijet e tyre, anon herė nga brunet e herė nga biondet, Erion Veliaj i thotė "mjaft". Pėr tė asnjė veēori tjetėr nuk lidhet me ngjyrėn e flokėve: karakteri, inteligjenca dhe pamja variojnė njėlloj te femrat brune dhe bionde, kurse shijet e tij janė plotėsisht tė hapura pėr tė dyja ngjyrat. "Kam pasur eksperienca shumė tė mira si me biondet dhe me brunet dhe jam zhgėnjyer njėlloj prej tyre". Nuk gjen asnjė shtysė pėr tė preferuar njė grup mė tepėr se njė tjetėr dhe asnjėherė ngjyra e flokėve nuk ka qenė kriter nė parapėlqimet pėr femrat. Ai mendon gjithashtu se tė qenit bionde apo brune nuk flet aspak pėr personalitetin e femrave. Erioni, njė aktivist pėr thyerje tabush tė rėndėsishme shoqėrore, shfaq kėtė prirje dhe nė vlerėsimin rreth kėtij argumenti. "Pigmenti nuk e shton e as nuk e pakėson inteligjencėn",- thotė ai, qė asnjėherė nuk i ka besuar historitė e treguara, sepse historitė e jetuara kanė folur ndryshe. Ato kanė qenė mjaft mbresėlėnėse me biondet dhe ato vetė kanė qenė mjaft interesante. Me pak fjalė, Erjonit i ka dalė pėr mirė kjo shije pa paragjykime dhe pa kufizime.


Redon Makashi, avokati i biondeve


Ai ėshtė njė nga ata qė, nė lidhje me preferencat mbi brunet dhe biondet, pėrgjigja i dihet para se ta pyesėsh. E ka deklaruar prej kohėsh se pėlqen biondet dhe ende vazhdon tė jetė i njė mendjeje. Aq fanatik nė kėtė shije, sa tė gjitha mikeshat e tij i ka pasur me flokė tė verdha. Tė gjitha biondet kanė qenė plot virtyte, aq sa Redoni do tė ishte avokati mė i pėrkryer i tyre, nėse ndonjėherė do tė duhej qė tė ngrihej zėri pėr teoritė mbi disa anė tė karakterit tė femrave qė lidhen me ngjyrėn e flokėve. "Ato bien mė shumė nė sy dhe mė duken mė tėrheqėse". Kėshtu duhet t'i ketė rėnė mė shumė nė sy fillimisht dhe partnerja e tij, por kėtu ndodh ndryshimi, sepse kuptohet se lidhja e Redonit me biondet nuk ėshtė thjesht njė tėrheqje e ēastit. Po tė ekzistojnė shpirtrat binjakė pėr tė gjithė njerėzit, shpirti binjak I Redonit duhet tė ketė patjetėr flokė tė verdhė. Fjalėve qė thuhen se me kalimin e viteve biondet bėhen mė pak tė bukura, Redoni as u kushton rėndėsi. "Jetoj momentin", thotė ai dhe nuk gjen arsye tė vrasė mendjen pėr atė qė I ndodh bukurisė sė femrės me kalimin e viteve, kur koha qė jeton premton vėrtet kėnaqshėm. Redoni s'dėshiron tė mendojė tani pėr tė ardhmen, se deri atėherė ku i dihet mund tė ndryshojė dhe shijet". Pak e vėshtirė pėr t'u besuar, jo vetėm se e thotė duke qeshur, por se Redonin e njohin tė gjithė se i qėndron besnik shijeve tė tij dhe muzika qė sjell, gjithmonė e qetė dhe romantike, ėshtė njė tjetėr provė pėr kėtė. Pastaj dhe e vėshtirė tė ndodhė, se brunet e dinė tashmė qė ai pėlqen biondet dhe ndoshta as qė mundohen t'I imponohen. Por ai u ėshtė imponuar atyre: brunet natyrale janė oksigjenuar dhe janė shndėrruar nė bionde. Tė sigurta qė kėshtu janė bėrė femra ideale e Maka****.



-- Edited by ArBi at 18:28, 2006-10-04

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard