Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Lajme flash


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Lajme flash
Permalink   







 




                                                                                  4,tetor,2006     

 

 


Dy në pranga, kultivonin kanabis


Tropojë- Dy persona nga fshati Lekbibaj janë kapur dje, pikërisht një muaj pasi në pronat e tyre policia kishte korrur një sasi kanabisi. Mark Lekndreaj, 47 vjeç dhe Lulash Lekndreaj, 41 vjeç, përfunduan në prangat e policisë me akuzën e "kultivimit të lëndëve narkotike". Me datë 3 shtator në pronat e tyre në fshatin Lekbibaj, policia kishte korrur një sasi të konsiderueshme kanabis sativa.


Vetëvaret ish-kryetari i komunës së Bradashe****


Elbasan-Paraditen e të martës, shtetasi Jani Subashi, 60 vjeë, ish-kryetari i komunës së Bradashe**** në rrethin Elbasanit, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij. 60-vjeçari është gjetur i pajetë në një nga ambientet e shtëpisë së tij në periferi të qytetit të, nga bashkëshortja e tij. Shtetasi Jani Subashi prej shumë vitesh ka qenë i njohur si drejtues në sektorë të ndryshëm dhe për një kohë të gjatë në administratën shtetërore. Ai kishte probleme me shëndetin mendor, arsye për të cilën ai ishte kuruar në spitalin e Elbasanit.


Hapet shkolla e mesme në Mesopotam


DELVINE-Disa ditë më parë, me interesimin e drejtpërdrejtë të kryepeshkopit Anastas Janullatus, është hapur në fshatin Mesopotam të rrethit të Delvinës një shkollë profesionale. Ndërtesa në të cilën do të mësojnë zanate të ndryshme rreth 80 nxënës nga Gjirokastra, Delvina dhe Saranda (kryesisht minoritarë), është në pronësi të Kishës Ortodokse. Drejtuesit e kësaj kishe kanë siguruar edhe pajisjet e domosdoshme të shkollës profesionale.


                      


                                          Pergatiti: Arbi Hoxha: Arbi_1999@hotmail.com



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard