Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Tre shqiptarė arratisen nga burgu


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Tre shqiptarė arratisen nga burgu
Permalink   







                                                                     4,tetor,2006


Policia greke s'bėn publikė emrat. Largimi nga qelitė e Poligjiros



 



Tre shqiptarė arratisen nga burgu





Greqi, prenė hekurat me sharrė dhe u zhdukėn



 




Njė arratisje spektakolare ka ndodhur dy ditė mė parė nė Greqi, ku protagonistė janė tre shqiptarė. Emrat e tyre nuk janė bėrė publikė, por ishin tė arrestuar kohėt e fundit dhe akoma nuk ishin dėnuar, pasi akuzoheshin "pėr vjedhje". Prej mė shumė se 24 orėsh, vazhdon operacioni i policisė greke nė Greqinė e Veriut, pėr arrestimin e tre tė burgosurve shqiptarė, tė cilėt u arratisėn dje nė orėt e para tė mėngjesit nga burgu i Poligjiros tė Halkidhikisė, 60 kilometėr larg Selanikut. Sipas policisė rajonale tė gadishullit turistik grek, tre shqiptarėt mbaheshin nė njė qeli, tė akuzuar pėr vjedhje tė ndryshme dhe iu ishte dhėnė dėnim i pėrkohshėm deri nė datėn e daljes nė gjyq (arrest me burg pa afat). Arratisja e tyre kishte disa ditė qė ishte organizuar, madje, tė burgosurit shqiptarė kishin siguruar dhe njė send metalik, ndoshta sharrė hekuri. Pas disa orėsh punė nė fshehtėsi, ata kanė mundur tė presin njėrin prej hekurave tė dritares sė qelisė dhe duke pėrfituar nga mjegulla e nga errėsira e natės, u zhdukėn nė drejtim tė paditur. Asnjė nga gardianėt nuk ka vėnė re arratisjen tyre dhe kjo ėshtė marrė vesh vetėm nga njė gardian, i cili herė pas here kontrollon qelitė, apo ēfarė ndodh brenda tyre. Ai ka mbetur i habitur kur ka parė qelinė bosh tė tre shqiptarėve dhe menjėherė ka vėnė re dhe hekurin e kėputur tė dritares sė vogėl. Menjėherė ai ka dhėnė alarmin, nga i cili ka nisur dhe operacioni pėr kapjen e tyre. Bėhet fjalė pėr tre shqiptarė me moshė nga 25 deri nė 28 vjeē, emrat e tė cilėve nuk janė publikuar ende nga policia greke. Sipas njė skenari tė mundshėm, tre tė arratisurit ndoshta kanė pasur bashkėpunėtorė, tė cilėt i prisnin me makina pas godinės dhe murit rrethues tė burgut dhe nė kėtė mėnyrė, kanė bėrė tė mundur tė humbin gjurmėt pas largimit nga qelia. Arratisja e fundit shėnon rastin e dytė tė largimit tė shqiptarėve nga burgjet greke. Mė spektakolarja ishte arratisja e shqiptarit nga Mallakastra, Alket Rizai. Ai u largua me helikopter nga burgu i Koridhalis nė Greqi, mė 4 qershor tė kėtij viti. Ai u arratis bashkė me njė tė burgosur tjetėr, Vasilis Paleokostas, vėllai i Nikos Paleokostas (Fantomasi i Greqisė), duke hipur nė bordin e njė helikopteri. Arratisjen e kishte organizuar Nikos, i cili kishte marrė peng njė helikopter tė njė agjencie turistike, pasi e kishte prenotuar mė parė. Rizai ishte arrestuar dhe dėnuar pėr vrasjen e njė greku, vetėm pėr t'i marrė tė dashurėn ruse. Por, liria e tij ka zgjatur vetėm pak muaj, pasi dy javė mė parė ai u arrestua nė banesėn e njė kushėriri tė tij. Pak ditė mė mbrapa, nė pranga pėrfundoi dhe Nikos Paleokostas, i kėrkuar nga Drejtėsia greke prej 16 vjetėsh pėr disa vepra tė rėnda penale.


                                          Pergatiti:Arbi Hoxha:Arbi_1999@hotmail.com



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard