Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: “Alo’, ju tregoj pengmarrjen”


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
“Alo’, ju tregoj pengmarrjen”
Permalink   



                                                                                               4,tetor, 2006

 

Dėshmia e drejtpėrdrejtė nga avioni i tmerrit. Si nisi drama, ankthi nė bord dhe liria


foto dite

 

“Alo’, ju tregoj pengmarrjen”


Deputeti i PS Abazi nė bord: Unė e pashė rrėmbyesin

 

Ka pėrjetuar udhėtimin mė tė gjatė tė jetės sė tij. Qė nga momenti nė moment mund tė ishte dhe i fundit. Eshtė ndodhur rastėsisht nė vendin e gabuar, nė momentin e gabuar, por fati nuk e ka lėnė nė baltė. Sadri Abazi, deputeti socialist i Dibrės u bė krejt papritur njė nga personazhet qėndrorė tė njė drame qė fatmirėsisht nuk u kthye nė tragjedi. Socialisti dibran ishte pasagjeri VIP i fluturimit tė rradhės sė Turkish Airlines nisur nga aeroporti Nėnė Tereza dhe jo thjesht dhe vetėm dėshmitari i gjithė dramės sė ndodhur brenda bordit tė avionit. Ai arriti tė ishte mė shumė, njė zėdhėnės i tmerrit, frikės, por shpresės sė 107 udhėtarėve qė kishin si stacion tė parė Stambollin, por qė mbi hapėsirėn ajrore greke ndėruan kurs dhe pėrfunduan nė aeroportin e Brindizit, nė Itali. Tė detyruar nga dy gjuajtės F 16 tė aviacionit Italian. Tė rrethuar nga policia, zjarrfikėsit dhe orėt qė kalonin nė tehun e thikės, jetė apo vdekje.
Telefonatat
E kishte tė vėshtirė tė pranonte emocionin qė ndjente, por u pėrgjigj sinqerisht kur tha se ishte e natyrshme tė ndjente dhe frikė. Sadri Abazi u shndėrrua qė nė momentet e para tė nisjes sė dramės ajrore tė sė martės nė njė pikė referimi jo vetėm pėr NEWS 24 qė po pėrcillte minutė minute atė ēka po ndodhte me avionin e rrėmbyer, por dhe pėr vetė bashkėpasagjerėt e tjerė tė tij. ‘Dy rrėmbyesit janė nė kabinėn e pilotit. Kam mundur tė shoh njėrin prej tyre. Eshtė i veshur sportiv dhe nė kokė mban njė kapele. Nuk ka mjekėr, por nė avion ka shumė tė tillė me mjekra’, edhe nė ato momente, deputeti Abazi gjeti mundėsinė tė bėnte humor. Eshtė telefonuar shpesh herė dhe nė tė gjitha rastet gjente mundėsinė tė pėrgjigjej. ‘Kėtu brenda kanė fikur dritat e avionit, nuk dimė asgjė ēfarė do tė bėhet me ne. Brenda ka gra e fėmijė. Pėr tė gjithė ėshtė e papritur dhe ėshtė e kuptueshme qė tė ketė shumė ankth. Fėmijėt e gratė qajnė pa zė’. Telefonatat nė numrin e deputetit socialist ndėrpriten shpesh. Megjithatė sėrish nė aparatin e tij celular mbėrrijnė ‘alo’-t nga Shqipėria. E telefonojnė, por dhe ai vetė telefonon drejt Tiranės. Flet me kryetarin e partisė sė tij Edi Rama, i shpjegon situatėn dhe i kėrkon tė lajmėrojė familjarėt dhe tė afėrmit e tij qė ishte mirė. Ka folur dhe me kryetaren e Kuvendit Topalli. Dhe vazhdon tė flasė pėr mediat. Pa llogaritur se kishte mundur tė siguronte absolutisht audiencėn mė tė gjerė tė mundshme nė karrierėn e tij politike, ēuditėrisht, pėr njė tekė tė fatit, jashtė njė salle tė drejtpėrdrejtė politike.
Rrėmbimi nėpėrmjet ‘alo’-ve
Drama zhvillohej nė dy plane, krejtėsisht tė shkėputur nga njėra-tjetra. E para ishte ajo qė ndodhte nė tokė dhe pėrreth avionit tė stacionuar nė pistė dhe tjetra ajo qė ndodhte brenda bordit tė avionit. Tė cilėn e rindėrtoi nėpėrmjet shumė telefonatave deputeti socialist Abazi, por dhe udhėtarė tė tjerė si ai. Nė telefonatėn e parė me tė, vetė deputeti dhe tė tjerėt nuk ishin shumė tė qartė pėr atė ēka po ndodhte me ta. ‘Kemi komunikuar me stjuardesat dhe na kanė thėnė se avioni ka bėrė njė ulje tė detyruar nė Brindizi. Po na thonė se duhet tė qėndrojmė ulur dhe se nuk duhet tė lėvizim nga sediljet tona. Njėra prej tyre nisi tė na shpjegojė sėrish – ashtu siē ndodh nė nisje tė udhėtimit – tė gjithė procedurėn e braktisjes sė avionit nė rast avarie. Na shpjegoi daljet e emergjencės dhe kėshtu me rradhė’ dėshmoi fillimisht deputeti Abazi. Madje nė derėn e kabinės ėshtė shfaqur dhe kapiteni i fluturimit. Sipas Abazit ai ishte i veshur me kostumin e tij, me kėmishė tė bardhė, xhaketė tė zezė dhe nėn sqetull mbante dhe kapelen e tij: “Kemi defekt, na tha, dhe shpjegoi se do tė rinisnim sėrish fluturimin’.
Dhe deri nė kėtė moment nuk kishin dyshuar. Rregulloret e fluturimit i kėrkojnė personelit tė fluturimit pikėrisht kėtė gjė; tė evitojnė me ēdo mjet panikun e pasagjerėve nė raste krizash tė tilla. Por paniku megjithatė mundi tė hyjė nė avion. Njė telefonatė e paharrueshme nga Tirana, nė celularin e njėrit prej udhėtarėve do tė jepte lajmin e rėndė: Jeni marrė peng! Kaq kishte mjaftuar qė nė bord tė shpėrthente me pėrmasėn e vėrtetė drama qė kishte nisur qė nė qiellin grek. Dhe qė kishte filluar tė konsumonte minutat e para tė saj nė njė pistė italiane fluturimi. Njė tjetėr pasagjer, destinacioni i tė cilit ishte Kina, thotė se bashkė me ta udhėtonin edhe disa qytetarė shqiptarė tė cilėt do tė fluturonin nga Stambolli nė Arabinė Saudite pėr haxhillėk. ‘Eshtė dhe ky problem, tha ai nė njė lidhje tė drejtpėrdrejtė me NEWS 24, ata mbajnė tė gjithė Ramazan dhe nė orėn 17.00 duhet tė ushqehen’. Megjithatė dhe kjo gjė u zgjidh shpejt, vazhdon dėshminė ai duke treguar se mbasi njė gjė e tillė ju kėrkua stjuardesave, ato u vunė tė gjithė pasagjerėve ushqim pėrpara.
Rrėmbyesi dhe liria
Deri nė momentin kur zbuluan se jeta e tyre po ngjasonte nė mėnyrė tė pabesueshme me atė tė njė numri tė paharrueshėm personazhet kinematografikė tė filmave me rrėmbime avionėsh, askush prej udhėtarėve nuk kishte fiksuar portretin e rrėmbyesit. Deri nė momentin e fundit, vetė Sadriu ishte i bindur se ishin dy tė tillė. Vetėm mė pas ‘ata’, nw fakt ai, u bėnė nė sytė e tyre, personazhet qė kishin nė dorė jetėn dhe vdekjen e 107 pasagjerėve dhe tė ekuipazhit. ‘Njėri nga ta ėshtė nė tė 30-at, i veshur sportiv dhe me kapele nė kokė’, tregoi Abazi. Qė nė epilog tė rrėfimit tė tij nuk mundi t’i mbajė emocionet. ‘Doli piloti. U hap dera. Mbaroi’, tha ai i ngazėllyer pėr tė shtuar sėrish me zė tė dridhur rėrzimin e shpresave tė tė gjithėve nga qielli nė pistėn e ftohtė italiane: U mbyll prapė dera! Por tani kishte mbaruar vėrtet. Pengmarrėsi ishte dorėzuar. Dhe kėtė e konfirmoi po vetė Sadri Abazi, deputeti socialist 49 vjeēar, qė me siguri dje ka kaluar provėn e jetės sė tij. E kaloi me sukses duke u bėrė njė pikė referimi si pėr botėn jashtė qė ndiqte me ankth dramėn e tyre, ashtu dhe pėr bashkėudhėtarėt e tij tė cilėve pėrpiqej t’u jepte shpresė. Sepse pėr njė tekė tė fatit, u ndodh nė vendin e gabuar, nė momentin e gabuar, nė njė histori qė pati njė fund tė lumtur. Ashtu siē ndodh vėrtet shumė rrallė nė raste tė tilla.


 



  • Ora 18:00
    Nis pėrpunimi i tė dhėnave tė para mbi shkakun e rrėmbimit tė avionit. Konfirmohet qė nė avion nuk ka tė plagosur apo tė lėnduar. Nga tė dhėnat paraprake, dyshohet se avioni ishte rrėmbyer pėr tė dhėnė njė mesazh kundėr vizitės sė Papės Benedikti XVI nė Turqi. Rrėmbyesit kanė komunikuar duke bėrė tė ditur se donin tė dorėzonin njė mesazh pėr ta dėrguar mė pas nė Vatikan.
  • Ora 18:10
    Rrėmbyesit bėjnė kėrkesėn e parė. Ata kėrkojnė tė takohen me gazetarė italianė, pėr tė mundėsuar referimin e mesazhit tė tyre pėr Papėn Benedikti XVI. Ndėrkaq, avioni “Boeing 737” vazhdon tė qėndrojė i ndaluar mbi pistėn e aeroportit me motorėt e ndezur. Vatikani ndjek me vėmendje zhvillimet e situatės, por udhėtimi i Papės nė Turqi nuk anulohet.
  • Ora 18:27
    Aeroporti i vetėm civil nė Shqipėri, “Nėnė Tereza” i Rinasit, nga ku u nis avioni i “Turkish Airlines”, i cili u rrėmbye nė fluturim, mbyllet dhe lajmėron bllokimin e tė gjitha fluturimeve. Fakti konfirmohet nė njė deklaratė tė ministrit tė Transporteve Lulėzim Basha, i cili ka shkuar pėr tė ndjekur situatėn e krijuar nė aeroport. Nisin verifikimet pėr sistemin dhe masat e sigurisė nė aeroportin e Rinasit.
  • Ora 19:00
    Vjen njė pohim i Entit tė Aviacionit Italian ENAC, ekuivalent i Drejtorisė sė Aviacionit Civil nė Shqipėri, se dy rrėmbyesit kishin deklaruar se do tė dorėzoheshin. Nė kėtė kohė, forcat e sigurisė qė ndodheshin pranė pistės ku ishte ulur avioni, kishin nisur tė projektonin planet pėr t’iu afruar dhe ndėrhyrė nė avionin e marrė peng. Gjithsesi, deri nė ato momente nuk ishte autorizuar ende asnjė ndėrhyrje.

                                                             Pergatiti: Arbi Hoxha :  


                                                                         Arbi_1999@hotmail.com    

 

-- Edited by ArBi at 12:16, 2006-10-04

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard