Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Arkėtari i vjedh 5 milionė lekė "Sheraton"


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Arkėtari i vjedh 5 milionė lekė "Sheraton"
Permalink   


 Lajme

4,tetor, 2006

  Ekonomisti Ergys Xibinaku, shumėn e "pėrfituar" e la brenda njė javė nė bastet sportive  

Arkėtari i vjedh 5 milionė lekė "Sheraton"

Drejtori i hotelit denoncoi punonjėsin e tij, arrestohet

                                    TIRANE


Ka gjetur njė mėnyrė "origjinale", arkėtari i hotelit "Sheraton" Tirana, pėr tė siguruar paratė e nevojshme pėr tė luajtur nė bastet sportive. Duke pėrfituar ndoshta nga "rrėmuja" e krijuar prej lėvizjet e shumta dhe vėmendja e pėrqendruar nė sigurinė e diplomatėve tė huaj tė ardhur pėr takimin Ministerial tė Vendeve tė Evropės Juglindore dhe SHBA-sė, ku ka marrė pjesė dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Rumsfeld, ai ka mundur tė pėrvetėsojė plot 5 milionė lekė tė reja nga arkėtimet. Vetė drejtori i hotelit "Sheraton" e ka denoncuar nė Komisariatin numėr 1 tė Policisė sė Tiranės, arkėtarin 26-vjeēar, Ergys Xibinaku. Ka realizuar njė mėnyrė tė thjeshtė Xibinaku, duke mos i regjistruar derdhjet nė arkėn e financės sė hotelit dhe shumat pėrkatėse i hiqte mėnjanė. Por nuk ka funksionuar mė shumė se njė jave kjo mėnyrė vjedhjeje, pasi rreth orės 22.30 tė mbrėmjes sė tė hėnės, 26-vjeēari ėshtė arrestuar nga shėrbimet e Komisariatit numėr 1 tė Policisė.
Vjedhja
Kishte njė javė qė njė pjesė tė konsiderueshme tė derdhjeve tė arkės sė financės, Xibinaku nuk i kalonte nė arkėn e financės. I ka besuar shumė fatit duke i luajtur lekėt e vjedhura nė lokalet e basteve sportive. Ndoshta me mendimin se mund tė fitonte dhe t'i zėvendėsonte ato. Por nuk ka mundur tė fitojė asnjė "dorė" tė rėndėsishme bastesh, duke i humbur tė 5 milionė lekėt nė kumar. Nuk ka qenė e vėshtirė pėr tė verifikuar vjedhjen nė fjalė nga oficerėt e antikrimit tė policisė. Ka mjaftuar vetėm kontaktimi me lokalet e basteve, tė cilėt kanė konfirmuar shumat e mėdha tė lekėve tė humbura nga Xibinaku. Vetė ai nuk ka mundur ta shmangė akuzėn, ndonėse nuk ka dhėnė detaje rreth vjedhjes.
Hetimi
Nuk ka pasur asnjė dyshim qė Xibinaku kishte pėrfituar duke shfrytėzuar detyrėn si arkėtar, shuma tė hollash nga tė ardhurat e hotelit. Ky fakt ėshtė konfirmuar nga burimet policore pranė komisariatit. Hetuesit kanė kėrkuar inventarin e tė gjitha veprimeve financiare tė kryera nga 26-vjeēari gjatė javės kur dyshohet tė jetė kryer vjedhja. Xibinaku ėshtė siguruar nė ambientet e izolimit tė Komisariatit numėr 1 tė Policisė sė Tiranės, dhe ndaj tij Prokuroria e rrethit ka nisur procedimin penal me akuzėn e vjedhjes sė kryer me anė tė shpėrdorimit tė detyrės.

    Pergatiti : Arbi Hoxha: Arbi_1999@hotmail.com

-- Edited by ArBi at 12:12, 2006-10-04

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard