Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: “U shtypėn 1.4 mln certifikata tė pasigurta”


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
“U shtypėn 1.4 mln certifikata tė pasigurta”
Permalink   






             Politike                                                         4/tetor/2006


 




Ish-zyrtari i Ministrisė sė Brendshme Saimir Lacei: Lajmėrova edhe Berishėn me SMS

 



“U shtypėn 1.4 mln certifikata tė pasigurta”




Lacei: Mė shkarkuan nga puna pasi denoncova skandalin


 




Njė ndėr zyrtarėt e lartė tė administratės sė shtetit, nė Drejtorinė e Gjendjes Civile nė Ministrinė e Brendshme, Saimir Lacei, me detyrė ish pėrgjegjėsi i sektorit tė dokumentacionit dhe procedurave nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Gjendjes Civile gjatė njė interviste dhėnė pėr Gazeta Shqiptare denoncoi falsitetin e procesit. Ai thotė se vetėm katėr ditė pasi kėtė gjė ia ka bėrė tė ditur presidentit, u njoftua pėr largimin nga detyra. Ndėrkohė qė pėr kėtė ēėshtje ka lajmėruar edhe kryeministrin Berisha dhe ministrin Olldashi. Bėhet fjalė pėr 1 milionė e 400 mijė certifikata pa asnjė element sigurie qė janė shpėrndarė nga ministria. Menjėherė reagoi ministria e Brendshme, nėpėrmjet Drejtorit tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Gjendjes Civile, Eduart Aliko. “Certifikatat janė tė rregullta dhe tė sigurta komform ligjit”, u shpreh ai. Aliko shprehet se ministri Olldashi nuk ka bėrė asnjė presion dhe nuk ka lidhje me ēėshtjen e certifikatave, ndėrsa sqaron se Lacei ėshtė shkarkuar nga detyra pėr shkelje tė pėrsėritura disiplinore.
Kur u konstatuan certifikata me mangėsi tė elementėve tė sigurisė?
Komisioni i ka konstuar qė ditėn e parė, pra mė datė 28 gusht tė kėtij viti. Atė ditė ne nuk bėmė asnjė veprim pėr tė vėnė nė dijeni instancat mė tė larta tė institucionit tonė. Ndėrkohė e njėjta situatė ishte edhe nė ditėt nė vazhdim. Kėshtu komisioni firmosi njė procesverbal nė tė cilin tregohej konstatimi qė kishim bėrė ne si komision dhe qė u firmos nga tė gjithė anėtarėt tij.
Ēfarė hapi keni ndėrmarrė pas firmosjes sė procesverbalit?
Unė me funksionin e pėrgjegjėsit tė sektorit tė dokumentacionit dhe proceduarve nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Gjendjes Civile vura nė dijeni sekretarin e pėrgjithshėm dhe drejtorin e Pėrgjithshėm.
Cili ishte reagimi qė ju keni marrė pas vėnies nė dijeni tė eprorėve tuaj?
Nuk pati asnjė reagim. Nisur nga njė situatė e tillė unė kam dėrguar nė Ministrinė e Brendshme mė 12 shtator tė gjithė dokumentacionin qė tregonte se certifikatat nuk ishin tė rregullta dhe tė sigurta konform ligjit. Por s’pati asnjė reagim. Mė 18 shtator unė kam dėrguar dosjen e dokumenteve vetė dorazi deri nė Kryeministri, dhe pasi i dorėzova mė dhanė edhe numrin e protokollit dhe datėn e dorėzimit. Por as pas kėsaj pėrpjekjeje unė nuk mora asnjė pėrgjigje. Kisha dėgjuar qė kryeministri u pėrgjigjej mesazheve qė qytetarėt i dėrgonin nė numrin e tij tė celularit, dhe kėtė gjė bėra edhe unė. I dėrgova njė mesazh nė numrin e tij ku i shpjegoja se kush isha dhe se ēfarė kėrkoja. Por nuk mora asnjė pėrgjigje. Mė pas unė kėtė dosje e dėrgova tek Presidenti i Republikės.
Mendoni se Presidenti do t’i japė zgjidhje kėsaj ēėshtjeje?
Nuk e di. Unė bėra njė veprim qė do ta kishte bėrė ēdo zyrtar i administratave tė vendeve ku demokracia dhe shteti ligjor funksionon nė rregull. I ndoqa tė gjitha hapat qė ligji mė detyron tė ndjek kur unė si punonjės i administratės gjendem pėrballė situatave tė tilla.
Ju deklaruar se janė shpėrdarė rreth 1400 certifikata tė parregullta. Si mendoni se mund tė dalin kėto certifikata nga qarkullimi?
Unė nuk mund tė jap recetėn e zgjidhjes sė kėtij problemi. Unė bėra konstatimin dhe kėtė shqetėsim e pėrcolla tek tė gjitha instancat qė duhet tė merrnin masa.
Pse e publikuat tani kėtė ēėshtje, pasi ju thatė se e keni konstatuar qė mė 28 gusht?
Unė isha punonjės i administratės dhe mua ligji me detyron qė t’i drejtohem instancave mė tė larta pėr zgjidhjen e ēdo lloj shqetėsimi. Unė nuk kisha asnjė tė drejtė tė bėja publike diēka qė kisha konstatuar pa vėnė nė dijeni eprorėt e mi. Vendos ta publikoj pėr faktin e thjeshtė sė megjithėse kaloi mė shumė se njė muaj unė nuk mora asnjė pėrgjigje, pėr shqetėsimin e ngritur.
Mendoni qė kėto certifikata do tė ndikojnė nė procesin zgjedhor?
Duhet tė kuptoni se shpėrndarja e kėtyre certifikatave nuk ėshtė problem vetėm pėr zgjedhjet, por edhe pėr marrjen e njė vize, pėr procesin e legalizimeve. Unė nuk dua qė ēėshtja tė politizohet. Shpėrndarja e kėtyre certifikatave na dėmton tė gjithėve ne.
Juve, ju hoqėn pėr kėtė denoncim?
Nė vend qė tė mbėshtetesha pėr konstatimin e bėrė, 4 ditė pasi kam njoftuar kryeministrin pėr abuzimet e bėra, mė kanė larguar nga detyra. Pėrgjegjėsi kryesor pėr kėtė ngjarje ėshtė ministri i Brendshėm Olldashi, i cili ka iniciuar dhe urdhėruar vazhdimin e mėtejshėm tė kėtij veprimi me pėrmasat e njė skandali. Nėpėrmjet Drejtorit tė Dokumentacionit dhe Procedurave, Z.Edmond Gjoleka, Ministri i Brendshėm ka ushtruar presionin tė egėr dhe tė vazhdueshem gjatė gjithė kohės qė lėvrohej ky mall, nė mėnyrė qė shkeljet e konstatuara tė anashkaloheshin, dhe ky abuzim tė vazhdonte.


                  Pergatiti: Arbi Hoxha Arbi_1999@hotmail.com






 


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard