Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Aventura Kapelo-Real Madrid Pėrgatiti materialin : Arbi Hoxha


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Aventura Kapelo-Real Madrid Pėrgatiti materialin : Arbi Hoxha
Permalink   


Kapelo: Tė gjithė duhet tė na e kenė frikėn





"Ky ėshtė Juventusi. Kemi marrė Kovaėin nė mbrojtje, Vieiranė dhe Xhanikedėn nė mesfushė, dhe rumunin Mutu nė sulm. Jemi nė rregull, i arritėm objektivat dhe jemi tė fortė".
Fabio Kapelo ėshtė i kėnaqur dhe nuk bėn asgjė pėr ta fshehur. Fushata e blerjeve tė bardhezinjve ka shtuar numrin dhe nivelin e ardhjeve tė reja qė nė sezonin e shkuar ishin mė pak, kur nė krye tė stolit juventin erdhi "Don Fabio". Vitin e shkuar, trajneri friulan mezi solli nė Torino Emersonin, pas njė "telenovele" tė gjatė me Romėn, ndėrsa tani shijon ardhjen pa shumė lodhje tė Patrik Vieirasė, qė mund tė konsiderohet "perla" e merkatos juventine.
"ėshtė njė "pedinė" e rėndėsishme, njė udhėheqės natyral, - thotė Kapelo, duke iu referuar klasit tė mesfushorit francez. - Mund tė bėjė ndryshimin nga tė tjerėt. Do tė pėrshtatet lehtėsisht, falė edhe pranisė sė francezėve tė tjerė te Juvja (Turam e Trezege). Ka aftėsi tė madhe teknike dhe njerėzore. Me kalimin e viteve ka ardhur duke u rritur, por ka nevojė ende njė dėshirė tė madhe pėr t'u pėrmirėsuar". Tashmė mesfusha e kampionėve tė Italisė do tė ketė njė dyshe tė pakalueshme, me francezin dhe brazilianin si njė "digė". "Emerson-Vieira do tė jetė njė nga dyshet mė tė forta nė qarkullim nė repartin e mesfushės dhe jo vetėm nė Itali", - shprehet Kapelo tepėr krenar, edhe pse pėr kėtė dyshe ėshtė e drejtė tė bėhet njė pėrjashtim.
Tani Juvja ėshtė edhe mė e fortė se nė sezonin e shkuar dhe nuk mund tė fshihet, sepse objektivi ėshtė Liga e Kampioneve. "Nuk mė trembin pėrgjegjėsitė, - shpjegon trajneri bardhezi, - qė duhet tė matem me objektiva ambiciozė dhe me personalitetin e fortė tė bardhezinjve. Parapėlqej tė kem kampionė tė vėrtetė dhe jo gjysmė futbollistė qė vetėm besojnė. Janė tė tjerėt qė duhet tė na kenė frikė ne, sepse Juventusi ėshtė kampioni nė fuqi".
Sot Juventusi (nė orėn 18.00 ) do tė luajė ndaj Pavias nė miqėsoren e dytė sezonale, pas asaj tė zhvilluar nė Vogerė. Pritet debutimi i Vieirasė, qė duhet tė luajė tė paktėn njė pjesė loje: "Pėr ndeshjen e sotme nė Pavia do ta pyes nėse ėshtė gati tė luajė, - saktėson Kapelo. - Keni dyshime mbi pėrgjigjen e francezitė".


 


Pėrgatiti materialin : Arbi Hoxha



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard