Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Lajmet me te fundit nga kombetarja


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Lajmet me te fundit nga kombetarja
Permalink   


Aksel Ros, tifozi special i Shqipërisë
Ish-krahu i djathtë i Brigelit, vazhdon të jetë "i dashuruar" me vendin tonë dhe me skuadrën kuqezi

Shqipëria do të mbështetet nga një tifoz shumë special në sfidën eliminatore të Evropianit 2008, që do të luhet më 11 tetor në stadiumin "Amsterdam Arena". Aksel Ros, ish-ndihmëstrajneri i përfaqësueses sonë, do të jetë i pranishëm në tribunat e impiantit mitik për të parë nga afër paraqitjen e kuqezinjve, përballë Holandës së Van Bastenit, që cilësohet edhe si favoritja e grupit G. Lajmi është bërë i ditur nga burime brenda Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilat kanë bërë të ditur se Ros i ka kërkuar në mënyrë miqësore sigurimin e një bilete për ndeshjen e radhës së skuadrës së Otto Bariç. Edhe pse e ka përfunduar misionin e tij në Shqipëri, ku lamtumira është dhënë në momentin që Hans Peter Brigel nuk ka dashur të firmosë rinovimin e kontratës, Ros i ka mbajtur kontaktet me "qeverinë" e futbollit në vend. Madje, ai vazhdon të japë mendimet e tij për ecurinë e futbollistëve shqiptarë që militojnë në Gjermani, ose të piketojë elementë potencial për të ardhmen e Kombëtares.Kanë kaluar vetëm tre muaj nga shkëputja e Aksel Ros me Kombëtaren shqiptare. Megjithatë, për ish-futbollistin e përfaqësueses gjermane, nostalgjia ka mbetur e madhe. Ish-numri 2 i stolit kuqezi vazhdon t‘i gjendet pranë skuadrës Kombëtare, duke pranuar që ta ndihmojë atë edhe pa u paguar nga arkat e FSHF-së. Ai vazhdon të vëzhgojë gjendjen dhe paraqitjet e futbollistëve shqiptarë në kampionatin gjerman, por edhe të këshillojë për ata që mund të jenë e ardhmja e Kombëtares. "Ros është një person i mrekullueshëm, i cili megjithëse nuk punon më në Kombëtaren shqiptare, vazhdon t‘i qëndrojë pranë skuadrës", ka pohuar përgjegjësi i ekipeve kombëtare, Besnik Çela. "Ai kontakton vazhdimisht me ne, na tregon për gjendjen e futbollistëve shqiptare në Bundesligë. Në shumë raste, ai na orienton edhe për futbollistë të rinj shqiptarë, që ia vlen të vëzhgohen si pjesë e së ardhmes së Kombëtares. Të gjitha këto, ai i bën pa u paguar, por thjesht nga dëshira e tij për të ndihmuar futbollin tonë".

Ros vazhdon të jetë aq i lidhur me kuqezinjtë, sa edhe tashmë që skuadra ka një tjetër staf drejtues, ai ka dëshirë t‘i qëndrojë pranë. Ish-zëvendëstrajneri i Shqipërisë, që nuk ka pranuar të punojë në të njëjtin post me Brigelin në Bahrein, ka kërkuar në mënyrë miqësore që FSHF-ja t‘i sigurojë një biletë për takimin e 11 tetorit, ku kuqezinjtë do të luajnë përballë Holandës në takimin e tretë eliminator të Euro 2008. "Duke parë marrëdhëniet tona të mira dhe lidhjen që Ros ka me Kombëtaren, ai na ka kërkuar në mënyrë miqësore që t‘i sigurojmë edhe një biletë për në ndeshjen me Holandën. Mendojmë, që për atë që ai i ka dhënë ekipit përfaqësues, plotësimi i kësaj dëshire është gjëja më minimale që mund të bëjmë nga ana jonë", ka përfunduar Çela.

Aktualisht, Aksel Ros punon si drejtor teknik i klubit të Ligës Rajonale, FK Primasens, skuadër që gjatë muajve të verës është bërë streha e mesfushorit Ervin Skela, duke e ndihmuar këtë të fundit të fitojë një gjendje të kënaqshme fizike.


 



__________________
none


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Lajmet e kombetares nen19 vjec per europian
Permalink   


EURO U-19 / Shqipëria mund Andorrën 2-0

Shpresat për kualifikim janë akoma të hapura

Ka perfunduar 2-0 ndeshja e fundit ne grup e Kombetares Shqiptare U-19 ndaj Andorres me gola te Mirel Cota dhe Enco Malindi. Megjithate kjo fitore nuk i ka sherbyer perfaqsueses se moshave te kualifikohet direkt ne fazen e ardheshme eleminatore,kjo pasi ekipi Sllovak ka fituar ndaj kryesueses se grupit Rusise me rezultatin 1-0. Me kete fitore Sllovakia renditet ne vendin e dyte me golavarazh me te mire se ekipi yne. Megjithate tani shpresohet ne nje kualifikim te mundeshem ku sipas rreullores se kampionatit Europian per moshat, ekipi me i mire ne te gjitha grupet qe renditen te tretet kualifikohet ne fazen e metejme.

Shqipëria në pritje të rezultateve
Shanset janë të tepërta por çdo gjë do të zyrtarizohet pas ndeshjes së fundit

Megjithëse ka grumbulluar gjashtë pikë, prapë Shqipëria nuk arriti ta sigurojë kualifikimin direkt. Ndonëse fitoi dy ndeshje dhe atë direkte ndaj Sllovakisë skuadrat që siguruan kalimin në turin tjetër ishin Rusia dhe Slovakia. Kjo për faktin se ishte 3 skuadra me pike të barabarta dhe falë golaverazhit më të mirë, Rusia dhe Slovakia fituan të drejtën. Praktikisht, Shqipëria ka akoma shanse pasi përveç 24 skuadrave,2 nga çdo grup do te kualifikohet edhe skuadra e trete me pikaverazh më të lartë. Asgjë nuk do të njihet për Shqipërinë derisa të luhet takimi i fundit Wells-Luxemburg, qe do të jetë ndeshje për grupin 10-të eliminator.


__________________
none


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
RE: Lajmet me te fundit nga kombetarja
Permalink   


Asnje zevendesues per Kastratin

Trajneri i Shqiperise, Oto Baric, nuk do te therrase asnje sulmues per te zevendesuar Bekim Kastratin. Ky i fundit u demtua keq ndersa luante me Eintraht Braunshvajg, ne Bundesligen e dyte gjermane, duke pesuar keputje te ligamenteve te gjurit. Per kete shkak atij do t’i duhet te qendroje e pakta kater muaj jashte fushave. Nga FSHF eshte bere e ditur se trajneri Baric nuk do te therrase nje tjeter sulmues ne vend te Kastratit. Me pare, Baric eshte shprehur se e ka ende ne konsderate veteranin Alban Bushi, nderkohe qe nga burime prane kombetares mesohet se ai eshte interesuar edhe per Migen Memellin. Megjithate, per takimin me Holanden ai do te mjaftohet me sulmuesit qe ka thirrur, te cilet nuk jane pak, por plot pese. Dyshes titullare te formuar nga kapiteni Igli Tare dhe Erjon Bogdani, si dhe te zakonshmeve Edmond Kapllani e Hamdi Salihi, u eshte bashkuar edhe sulmuesi tjeter, Besart Berisha. Per Kastratin, edhe pse nuk do te jete ne skuader per shkak demtimi, ishte nje lehtesim thirrja me kombetaren, pasi sulmuesi e vuajti shume shpirterisht gabimin fatal te bere me Rumanine.

Berisha, kenaqesi kuqezi
Besart Berisha, hyrja me e re ne kombetaren shqiptare, eshte bashkuar dje me grupin e kuqezinjve ne rrethinat e Amsterdamit ne Holande, pasi ka bere nje vizite te shpejte ne Tirane, per te marre ne dorezim pasaporten shqiptare. “Jam i lumtur per zgjedhjen qe kam bere”, ka thene dje Berisha, “e po keshtu edhe e tere familja ime”. Sulmuesi ka rrefyer me pas se e ka pritur mjaft mire ftesen e bere nga FSHF ja dhe ka bere c’eshte e mundur nga ana e dokumentacionit per te qene sa me i shpejte e korrekt me kerkesat per marrjen e nenshtetesise shqiptare. Por nuk mbetet me kaq. Djaloshi duket sikur “hedh dorashken” kur thote: “E kam ndjekur kombetaren e Shqiperise dhe une besoj ne kontigjentin qe ka. Ka futbolliste shume te mire. Igli Tare, Bogdani, Cana, Lala apo Skela gezojne emer te mire edhe ne Gjermani. Eshte gjithnje nje kenaqesi te luash perkrah tyre. Mendoj se kemi shanse per te bere dhe rezultate”.


__________________
none


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Permalink   

Oto Baric, rritet “temperatura”

Përgatiti Arbi Hoxha

Kuqezinjte shqiptare prekin token holandeze. Edhe pse kane mberritur dje ne mesdite ne Amsterdam, teksa menjehere me pas jane akomoduar ne hotel “Hampshire Golf”, i cili do te jete edhe rezidenca e kombetares tone, deri ne daten 11 tetor, kur djemte e Baric do te perballen me portokallinjte e Van Basten, problemet nuk i jane ndare kuqezinjve. Kater lojtare te zene nga nje influence gripi, e shoqeruar me temperature, si edhe gjashte te tjere qe nuk kane ardhur ende kane filluar dhimbjet e kokes per trajnerin Baric. Ka qene vete tekniku, i cili nepermjet nje bisede telefonike me redaksine e “Sport Ekspres” ka pranuar edhe shqetesimin e tij. Nderkohe ai ka folur edhe per Berishen, te cilin sqaron se eshte shume e rendesishme prania ne kombetare.

Si duket gjendja e skuadres ne diten e pare ne “toke te huaj”?
Jo e kenaqshme. Jam detyruar te anuloja nje seance stervitore qe duhet ta zhvillonim pasdite, pasi kam disa probleme te vogla. Gjashte futbolliste nuk kane ardhur ende, pasi kane pasur akoma ndeshje ne kampionatet e tyre. Por, pervec tyre, jane kater futbolliste te tjere, si Hasi, Haxhi, Murati dhe Muka, te cilet me duket se jane “pushtuar” nga gripi dhe temperatura. Megjithate, ato jane nen kurat e mjekeve te ekipit dhe mendoj se keto dite gjithcka do te zgjidhet dhe nuk do te kete me probleme.

Do ju duhet te beni pa Canen dhe Beqirin (te skualifikuar), por edhe Duron e Kastratin (te demtuar), teksa ngushellimi i vetem do te jete ardhja e Berishes. C’mund te thoni per te?

Sigurisht do te kemi shume mungesa, por nuk dua t’i kujtoj tani. Persa i perket Berishes, ai duhet te vije sonte vone (mbreme) dhe neser (sot) do te zhvilloje stervitje se bashku me grupin, te cilit i shtohen edhe gjashte lojtaret e tjere. E di qe eshte nje lojtar i mire dhe prezenca e tij ne kombetare ne keto momente eshte shume e rendesishsme.


__________________
none


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Permalink   

Kombëtarja : Euro 2008

Përgatiti Arbi Hoxha

Ndeshjet kualifikuese të grupit G për Kampionatin Evropian Austri/Zvicër 2008:





Ndeshja
Vendi
Data

San Marino 0:3 Shqipëri (miq.)
San Marino
16 gusht 2006, 20:30 CET

Bjellorusi 2:2 Shqipëri
Minsk
2 shtator 2006, 19:00 CET

Shqipëri 0:2 Rumani
Tiranë
6 shtator 2006, 20:00 CET

Holandë - Shqipëri

11 tetor 2006

Shqipëri - Slloveni

24 mars 2006

Bullgari - Shqipëri

28 mars 2007

Shqipëri - Luksemburg

2 korrik 2007

Luksemburg - Shqipëri

6 korrik 2007

Shqipëri - Holandë

12 shtator 2007

Slloveni - Shqipëri

13 tetor 2007

Shqipëri - Bullgari

17 tetor 2007

Shqipëri - Bjellorusi

17 nëntor 2007

Rumani - Shqipëri

21 nëntor 2007

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard