Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Skandali 2 i policise greke, emigrantet striptizem ne rajon


Administrator

Status: Offline
Posts: 147
Date:
Skandali 2 i policise greke, emigrantet striptizem ne rajon
Permalink   


Athinė - Njė video e re me skena ngacmimesh seksuale nė Rajonin e Policisė sė Atiqisė, jo shumė larg atij tė Omonias, ėshtė zbardhur dje nga e pėrditshmja greke To Vima.

Nė video duken qartė policė e oficerė policie tek ushtrojnė dhunė psikologjike e seksuale ndaj dy vajzave tė reja, mesa duket prostituta, brenda mjediseve tė Rajonit tė Policisė sė Atiqisė, lagje nė qendėr tė Athinės e populluar sė tepėrmi nga emigrantė tė huaj.

Dy vajzat detyrohen tė bėjnė strip show me karakter tė dukshėm seksual nga pesė spektatorėt me uniformė. Policėt, sipas tė dhėnave tė para, duhet tė kenė pėrdorur tė paktėn dy telefona celularė pėr xhirimin e videos nė fjalė.
Sipas reportazhit tė gazetarit Kostas Haxhidhis, i cili zbuloi ekzistencėn e videos mė tė fundit, janė pesė policė tė mpleksur nė tė, katėr oficerė tė shėrbimit dhe pėrgjegjėsi i turnit tė asaj nate. Dy vajza tė arrestuara siē duket nga policė tė tjerė, ndoshta pėr mungesė dokumentesh, pasi janė dorėzuar nė Rajonin e Policisė sė Atiqisė janė detyruar mė pas tė plotėsojnė orekset e fantazitė seksuale tė pesė punonjėsve tė policisė.

Dy vajzat, identiteti e kombėsia e tė cilave ende nuk dihen, nėn ofendimet, brohoritjet e thirrjet e ep**** tė katėr policėve e tė drejtuesit tė tyre, duken qartė mė pas nė video tek bėjnė striptizė si nė lokalet e natės Strip show. Nuk ėshtė ende i njohur fakti se sa kanė qenė tė detyruara dy vajzat nė fjalė pėr ta bėrė njė veprim tė tillė nga blutė e Athinės apo nė qoftė se veprimi i tyre ėshtė bėrė pas premtimeve pėr njė trajtim mė tė mirė nga tė ndaluarit e tjerė e ndoshta pėr ti shpėtuar dėbimit nga Greqia.
Gjithashtu, nga tė dhėnat e para vihet re se dy policėt skenaristė qė xhironin videon japin edhe udhėzimet pėrkatėse pėr dy vajzat nė mėnyrė qė videoja tė dalė sa mė e mirė.
Mesa duket, frika e drejtuesve mė tė lartė tė policisė greke pėr ekzistencėn edhe tė videove tė tjera pas publikimit tė asaj tė Omonias, qė tregon keqtrajtim e emigrantėve tė huaj nė Greqi, po bėhet mėse reale. Sipas tė dhėnave, tanimė disa punonjės policie janė kthyer nė manjakė tė xhirimit tė veprimtarisė sė tyre tė pėrditshme aq mė tepėr kur ka ngjarje si ajo e sipėrpėrmendur. Fakti i shqetėsimit tė madh tė krerėve tė policisė ėshtė edhe njė urdhėr i dhėnė sė fundmi nga numri njė i Rendit grek, Viron Polidhoras, pėr vartėsit e tij pėr tė sekuestruar nga tė gjithė policėt e rajoneve tė policisė e mė pas pėr tu shkatėrruar ēfarėdo lloj videoje qė mund tė kompromentojė figurėn e policisė greke nė publik. Gjithashtu, pėrditė e mė tepėr po shtohen zėrat se video si ajo e fundit, madje me skena edhe mė tė frikshme tė abuzimit seksual tė policėve ndaj emigranteve tė reja, qarkullojnė nė celularėt e shumė policėve nė Athinė tė cilėt i ruajnė si trofe tė punės sė tyre, ndėrkohė qė njė e tillė i ėshtė gjendur njė efektivi tė Rajonit tė Policisė sė Omonias. I menjėhershėm ka qenė reagimi i qeverisė sė Karamanlis nėpėrmjet zėdhėnėsit tė shtypit tė saj, Evangjelos Antonaros. Sipas tij, Drejtoria e Policisė ka filluar tanimė hetimet pas njė urdhri tė dhėnė nga ministri i Rendit, Polidhoras. Nė qoftė se arrihet nė pėrfundimin se ndonjė prej policėve ėshtė pjesėmarrės nė videon nė fjalė, ai do tė ndėshkohet rreptėsisht ashtu si dhe kolegėt e tij tė Omonias.
Mėshira e treguar nga opinioni publik, nga qeveria e nga tė gjithė ne pėr raste tė tilla tė shpėrdorimit tė detyrės nga punonjės tė veēantė policie, duhet tė jetė zero. Asnjė pėrkrahje pėr kėta individė, ka thėnė Evangjelos.


__________________


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

ca u duket vetja ketyre mo si nuk kane turp

__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard