Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Skandali 2 i policise greke, emigrantet striptizem ne rajon


Administrator

Status: Offline
Posts: 147
Date:
Skandali 2 i policise greke, emigrantet striptizem ne rajon
Permalink   


Athinë - Një video e re me skena ngacmimesh seksuale në Rajonin e Policisë së Atiqisë, jo shumë larg atij të Omonias, është zbardhur dje nga e përditshmja greke To Vima.

Në video duken qartë policë e oficerë policie tek ushtrojnë dhunë psikologjike e seksuale ndaj dy vajzave të reja, mesa duket prostituta, brenda mjediseve të Rajonit të Policisë së Atiqisë, lagje në qendër të Athinës e populluar së tepërmi nga emigrantë të huaj.

Dy vajzat detyrohen të bëjnë strip show me karakter të dukshëm seksual nga pesë spektatorët me uniformë. Policët, sipas të dhënave të para, duhet të kenë përdorur të paktën dy telefona celularë për xhirimin e videos në fjalë.
Sipas reportazhit të gazetarit Kostas Haxhidhis, i cili zbuloi ekzistencën e videos më të fundit, janë pesë policë të mpleksur në të, katër oficerë të shërbimit dhe përgjegjësi i turnit të asaj nate. Dy vajza të arrestuara siç duket nga policë të tjerë, ndoshta për mungesë dokumentesh, pasi janë dorëzuar në Rajonin e Policisë së Atiqisë janë detyruar më pas të plotësojnë orekset e fantazitë seksuale të pesë punonjësve të policisë.

Dy vajzat, identiteti e kombësia e të cilave ende nuk dihen, nën ofendimet, brohoritjet e thirrjet e ep**** të katër policëve e të drejtuesit të tyre, duken qartë më pas në video tek bëjnë striptizë si në lokalet e natës Strip show. Nuk është ende i njohur fakti se sa kanë qenë të detyruara dy vajzat në fjalë për ta bërë një veprim të tillë nga blutë e Athinës apo në qoftë se veprimi i tyre është bërë pas premtimeve për një trajtim më të mirë nga të ndaluarit e tjerë e ndoshta për ti shpëtuar dëbimit nga Greqia.
Gjithashtu, nga të dhënat e para vihet re se dy policët skenaristë që xhironin videon japin edhe udhëzimet përkatëse për dy vajzat në mënyrë që videoja të dalë sa më e mirë.
Mesa duket, frika e drejtuesve më të lartë të policisë greke për ekzistencën edhe të videove të tjera pas publikimit të asaj të Omonias, që tregon keqtrajtim e emigrantëve të huaj në Greqi, po bëhet mëse reale. Sipas të dhënave, tanimë disa punonjës policie janë kthyer në manjakë të xhirimit të veprimtarisë së tyre të përditshme aq më tepër kur ka ngjarje si ajo e sipërpërmendur. Fakti i shqetësimit të madh të krerëve të policisë është edhe një urdhër i dhënë së fundmi nga numri një i Rendit grek, Viron Polidhoras, për vartësit e tij për të sekuestruar nga të gjithë policët e rajoneve të policisë e më pas për tu shkatërruar çfarëdo lloj videoje që mund të kompromentojë figurën e policisë greke në publik. Gjithashtu, përditë e më tepër po shtohen zërat se video si ajo e fundit, madje me skena edhe më të frikshme të abuzimit seksual të policëve ndaj emigranteve të reja, qarkullojnë në celularët e shumë policëve në Athinë të cilët i ruajnë si trofe të punës së tyre, ndërkohë që një e tillë i është gjendur një efektivi të Rajonit të Policisë së Omonias. I menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë së Karamanlis nëpërmjet zëdhënësit të shtypit të saj, Evangjelos Antonaros. Sipas tij, Drejtoria e Policisë ka filluar tanimë hetimet pas një urdhri të dhënë nga ministri i Rendit, Polidhoras. Në qoftë se arrihet në përfundimin se ndonjë prej policëve është pjesëmarrës në videon në fjalë, ai do të ndëshkohet rreptësisht ashtu si dhe kolegët e tij të Omonias.
Mëshira e treguar nga opinioni publik, nga qeveria e nga të gjithë ne për raste të tilla të shpërdorimit të detyrës nga punonjës të veçantë policie, duhet të jetë zero. Asnjë përkrahje për këta individë, ka thënë Evangjelos.


__________________


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

ca u duket vetja ketyre mo si nuk kane turp

__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard