Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Vrava gruan, nuk i duroja mė llafet


Administrator

Status: Offline
Posts: 147
Date:
Vrava gruan, nuk i duroja mė llafet
Permalink   


Asqeri Kullolli, 42-vjeēari qė i preu gruas kokėn me kosė ka pranuar krimin dhe tregon rrethanat"Kisha dyshime qė nė Greqi, por u binda, kur dėgjoja zhurma nė oborr, natėn".

ELBASAN- Kishte dėgjuar fjalė se gruaja e tradhtonte, por kur u kthye nga Greqia, ku punonte prej vitesh, u bind se ato nuk ishte vetėm fjalė. Me kėtė bindje dhe argumentim, Ismail Kullolli, qė tri ditė mė para i preu gruas kokėn me kosė, ka justifikuar krimin makabėr. Aspak i penduar pėr ngjarjen, burri qė vrau gruan pėr xhelozi, nė Limas tė Elbasanit, ka dėshmuar dje rrethanat nė tė cilat ndodhi ngjarja. Nuk ka hezituar tė pranojė krimin, qė sipas tij justifikohej me gjendjen e keqe qė i shkaktonin fjalėt e tė tjerėve dhe dyshimin e madh se ajo e tradhtonte. Sipas policisė, 42-vjeēari rrezikon dėnim kapital nė bazė tė akuzės vrasje nė rrethana cilėsuese tė gruas sė tij Aishe tre ditė mė parė.

Dėshmia


"Dyshoja se mė tradhtonte. Unė punoja nė Greqi, kurse ajo ishte vetėm kėtu. Mė kishin ardhur fjalė, por nuk i besoja, megjithėse dyshimet ishin". Kėshtu e ka nisur dėshminė e tij para uniformave blu tė Komisariatit tė Elbasanit, 42-vjeēari, Ismail Kullolli. Ai u ndalua mbrėmjen e sė premtes nga policia, 48 orė pasi kreu vrasjen, fill pas sė cilės u zhduk nė drejtim tė paditur pėr t'i shpėtuar arrestimit. Kullolli ka rrėfyer para policisė, se kur u kthye nga Greqia dėgjonte pėrshpėrima nėpėr fshat. "As kėto nuk i mora pėr bazė, por kur kėto pėshpėrima filluan natėn nė shtėpi, si dhe zhurmė nė oborr fillova tė dyshoja. Kam dėgjuar edhe trokitje muri. Megjithėse kam dalė disa here, por nuk arrita tė kap njeri",- ka vijuar me tej dėshminė e tij autori i krimit. Ai ka pranuar se pikėrisht pėr kėtė shkak mes bashkėshortėve kishin lindur zėnie dhe sherre pa fund. "Nė fund nuk mu durua mė, por mora kosėn dhe e godita",- ka thėnė ai prerė dhe ftohtė. Ai kishte punuar pėr vite nė Greqi, ndėrsa gruaja, Aishe Kulloli, qėndronte nė shtėpi sė sė bashku me vajzėn. Djali i madh i familjes punonte nė Sarandė. Autori ka pranuar krimin, por nuk ka folur i penduar pėr atė qė kishte ndodhur, megjithėse pamja e tij dukej tėrėsisht e mjerė. Pasi e kanė lejuar tė marrė veten, hetuesit kanė vazhduar plotėsimin e dosjes njė ditė pas kapjes sė tij.


Ngjarja

Pas shumė sherresh e keqtrajtimesh, Asqeri Kullolli, 42-vjeē, ka goditur nė kokė me kosė bashkėshorten duke e lėnė tė vdekur nė vend. Tė gjithė skenėn e ka parė vajza 15- vjeēare, e cila ka mbetur e shokuar.
Ajo ka treguar se ka parė tė atin teksa ka hedhur tej kosėn, me tė cilėn kishte vrarė nėnėn e saj nė oborrin para shtėpisė. E tmerruar nga ajo qė kishte ndodhur, vajza ka bėrtitur dhe nė shtėpi ka ardhur gjyshi i saj Azemi. Ai sė bashku me fqinjėt kanė njoftuar mė pas policinė pėr atė qė kishte ndodhur. Asqeri Kullolli nuk ishte banor i fshatit Lisaj, por kishte shkuar aty pas martesės me Aishen, rreth 20 vjet mė parė. Ai ishte nga fshatrat e Kuēovės. Sipas familjarėve tė gruas, mes ēiftit kishte pasur grindje tė vazhdueshme, madje edhe keqtrajtime, por 38- vjeēarja nuk tregonte pėr atė qė ndodhte brenda familjes sė saj. Sipas tyre, dy bashkėshortėt Kullolli herė ziheshin e herė pajtoheshin pėr gjėra tė ndryshme por edhe pėr xhelozinė e vazhdueshme tė 42- vjeēarit.

__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard