Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: I jep fund jetes pas darkes martesore


Administrator

Status: Offline
Posts: 147
Date:
I jep fund jetes pas darkes martesore
Permalink   


Fatos Salliu - Koha Jone

ELBASAN - Dasma e nje familjeje rome ne qytetin e Elbasanit kthehet ne mort. Dhendri, 22 vjec, i jep fund jetes se tij duke u hedhur dy here nga dritarja ne shenje hakmarrje ndaj prinderve, qe e "detyruan" te martohej me nje lezhjane, kur ishte i dashuruar me nje vendase. Ky eshte versioni qe policia e Elbasanit nxori pas keqyrjes se vendit te ngjarjes dhe marrjes ne pyetje te te gjithe deshmitareve te pranishem ne dasmen e 22-vjecarit Elton Koci.

Ngjarja ndodhi naten, duke zbardhur dita e djeshme, pasi familja Koci kishte perfunduar ceremonine martesore per djalin e tyre, Eltonin. Sapo eshte futur ne dhomen e gjumit, ne vend qe te shkonte ne shtrat, dhendri ka hapur dritaren dhe ka fluturuar jashte saj. Por, befas ka ardhur serish ne dhome, pasi nuk ia ka arritur me heren e pare, hap serish dritaren, kalon ne tarracen e shkolles se gjuheve te huaja dhe hidhet me koke ne asfalt. Kete radhe vdekja ka qene e sigurt. Keshtu e ka mbyllur historine e jetes se tij Elton Koci, 22 vjec, me banim ne lagjen "Beqir Dardha", ne Elbasan.

Gjate gjithe nates, dasma ka vluar me gezim dhe hare ne nje lokal ne lagjen e njohur si "e kinezeve", ne kete qytet. Por Eltoni nuk ka qene i gezuar se po martohej me nje vajze nga Lezha, pasi ai ishte i dashuruar me nje tjeter ne Elbasan Perkundrazi, kjo ishte dasma e vdekjes se tij dhe, sic i kishte treguar nje te afermi te tij, ai dukej se vendimin e kishte marre me pare. Do t'i jepte fund pikerisht kete nate, ne shenje proteste ndaj familjareve qe po e martonin jashte deshires se tij. Megjithate, gjate dasmes, ai nuk ka dhene asnje shenje se cfare do te ndodhte me pas. Ndaj njerezit dhe familja kane gezuar deri ne oret e para te mengjesit per djalin e vetem te Enver Kocit.

Jane ndjekur te gjitha ritet e tradites rome, derisa Eltoni eshte futur ne dhomen e gjumit. Pastaj dera eshte kycur dhe cifti duhej te gezonte naten e pare te marteses. Por, 22-vjecari ka celur dritaren dhe krejt papritur eshte hedhur ne kopshtin e shtepise. Tentativa e pare nuk ka dhene efektin e pritshem. Ndaj Eltoni eshte ngjitur serish ne dhomen e gjumit. Serish ka celur dritaren dhe pa i thene asnje fjale nuses ka kaluar ne tarracen e shkolles se Gjuheve te Huaja. Qe atje, eshte hedhur me koke ne asfaltin para saj. Kete radhe fundi ka qene i pashmangshem. Elton Koci ka vdekur ne vend dhe dergimi ne spital ka qene thjesht nje formalitet. Dasma keshtu, eshte kthyer ne mort. Ne vendngjarje ka shkuar policia dhe nje grup hetimor. Oficere te policise gjyqesore kane kryer veprimet e duhura dhe kane marre ne pyetje familjare te dhendrit.

__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard