Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Ndryshojnė pagat te privati, ja tė gjitha rrogat e reja


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Ndryshojnė pagat te privati, ja tė gjitha rrogat e reja
Permalink   


Ndryshojnė pagat pėr tė gjithė tė punėsuarit. Gazeta boton tė plota tė gjitha rrogat e reja tė vendosura nga Ministria e Financave pėr tė gjitha kategoritė e punės.

Bėhet fjalė pėr pagat, mbi tė cilat do tė aplikohet tatimi mbi tė ardhurat dhe kontributet e sigurimeve shoqėrore. Vendimi prek tė gjithė ata qė janė punėsuar nė subjektet private pa dallim nga niveli i kualifikimit dhe shkollimi. Financat kanė vendosur nė kėtė mėnyrė tė pėrcaktojnė vetė nivelin e pagesave nė sektorin privat. Sipas ndryshimeve tė reja, pritet qė pagat e tė punėsuarve tė pėsojnė ulje, pėr shkak tė rritjes sė tatimit dhe referencės mė tė madhe. Gjithsej janė 32 sektorė tė ekonomisė private, tė punėsuarit e tė cilėve do kenė paga tė pėrcaktuara nga qeveria. Ndryshimi, qė sipas Ministrisė sė Financave ėshtė diskutuar edhe me biznesin, merret nga qeveria dhe nuk ka nevojė tė kalojė nė Kuvend. Nė kėtė mėnyrė, do tė mjaftojė vetėm konsensusi i ministrave qė ndryshimet tė hyjnė nė fuqi. Megjithė insistimin e financve, publikisht nuk ėshtė bėrė anjs ėdebat me biznesin pėr pėrcaktimin e nivelit tė pagave.

Ndryshimet
Pėr herė tė parė niveli i pagės referuese, mbi bazė tė sė cilės llogariten vlera e nivelit tė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe vlera e tatimit mbi tė ardhurat personale, ėshtė ndarė sipas qyteteve. Sipas projektit tė Financave, niveli i pagės minimale pėr qytetin e Tiranės do tė rritet me 3 mijė lekė. Paga mė e vogėl nė kryeqytet ėshtė pėr punėtorėt e pakualifikuar nė nivelin e 17.000 lekėve. Ndėrsa paga mė e lartė ėshtė pėr drejtuesit e lartė tė bankave, e cila arrin nė 500 mijė lekė. Nė vendimin e qeverisė biznesi ėshtė ndarė nė VIP dhe tė Mėdhenj. Ndryshimi midis tė dy llojeve tė biznesit ėshtė shumė i madh. Tė gjithė tė punėsuarit nė bizneset VIP kanė paga referuese gati tri herė mė tė mėdha se sa tė punėsuarit nė bizneset e mėdhenj. Bėhet fjalė pėr kategoritė drejtuese. Tė punėsuarit janė tė ndarė nė 5 kategori, ku pėrcaktohen edhe niveli i punės qė ata kryejnė. Nė kategorinė e parė pėrfshihen drejtorėt administrativė tė bizneseve qė varen nga Drejtoria e Tatimpaguesve tė Mėdhenj (DTM) ose e thėnė ndryshe tė kompanive VIP. Nė po tė njėjtėn kategori janė pėrfshirė edhe bizneset e mėdha, por me paga referuese mė tė ulėta. Nė kategorinė e dytė janė tė pėrcaktuara pagat referuese pėr drejtorėt e nivelit tė dytė pra drejtues tė degėve, njėsive dhe specialistė me arsim tė lartė. Edhe kėto tė ndarė nė biznese VIP dhe tė Mėdhenj. Nė kategorinė e tretė janė pėrcaktuar pagat referuese pėr teknikėt dhe specialistė nė zbatim, pra pėr tė punėsuarit me arsim tė lartė. Ndėrsa nė dy kategoritė e fundit janė pagat referuese tė punėtorėve tė kualifikuar dhe tė pakualifikuar, tė cilėt nuk e kanė pėrfunduar arsimin e lartė.

Efekti mbi pagėn
Aktualisht tatimi mbi tė ardhurat ėshtė i pėrshkallėzuar nė disa nivele. Pėr pagėn minimale, 14 mijė lekė, ai ėshtė vetėm 1 pėr qind. Tatimi varion duke u rritur me 5 pėr qind, pėr ēdo nivel page. Niveli maksimal pėr pagat mbi 1150 mijė lekė ėshtė 20 pėr qind. Pra sa mė e lartė tė jetė paga aq mė i lartė ėshtė edhe tatimi mbi tė ardhurat. Ky lloj tatimi paguhet nga i punėsuari dhe jo nga punėmarrėsi. Aktualisht, shumica dėrrmuese e bizneseve, pėr efekt tė mbrojtjes sė pagės reale, paraqesin si pagė nė tatime nivelin mė tė ulėt tė lejueshėm, pra 14 mijė lekė. Qeveria ka vendosur qė tatimin mbi tė ardhurat ta barazojė nė 10 pėr qind. Pra tė gjitha pagat, pavarėsisht nga niveli i tyre, do tė tatohen 10 pėr qind. Me kėtė ndryshim rritet tatimi pėr tė gjithė tė punėsuarit. Ndėrkohė qė sipas tė dhėnave nga Ministria e Financave, ulja e normės sė pagesės pėr sigurimet shoqėrore nuk do tė ndryshojė, tė paktėn pėr disa muaj. Financat tregojnė se janė akoma nė negociata me FMN dhe Bankėn Botėrore pėr zbritjen nė 10 pėr qind tė kėtij niveli. Sot punėdhėnėsi, pra biznesi, derdh pėr sigurimin e tė punėsuarit 21.7 pėr qind tė pagės. Ndėrsa nga rroga e tė punėsuarit shteti merr 11.2 pėr qind.

shembujt e ndryshimit te pages

Eshtė
Pėr punėmarrėsin
Paga minimale
14000 lekė/muaj
Tatimi mbi tė ardhurat
1% 140 lekė/muaj
Sigurimet shoqėrore
11.2% 1568 lekė/muaj
Totali 1708 lekė/muaj
Pėr punėdhėnėsin
Sigurime shoqėrore
21.7% 3038 lekė/muaj

Bėhet
Pėr punėmarrėsin
Paga minimale
14000 lekė/muaj
Tatimi mbi tė ardhurat
10% 1400 lekė/muaj
Sigurimet shoqėrore
11.2% 1568 lekė/muaj
Totali 2968 lekė/muaj
Pėr punėdhėnėsin
Sigurime shoqėrore
21.7% 3038 lekė/muaj

Bėhet
Pėr punėmarrėsin
Paga referuese (shembull)
50000 lekė/muaj
Tatimi mbi tė ardhurat
10% 5000 lekė/muaj
Sigurimet shoqėrore
11.2% 5600 lekė/muaj
Totali 10600 lekė/muaj
Pėr punėdhėnėsin
Sigurime shoqėrore
21.7% 10850 lekė/muaj



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard