Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: çifti Beckham


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
çifti Beckham
Permalink   


David Beckham i ka dhuruar Victorias me rastin e ditëlindjes një fundjave në Paris që kushtoi 150 mijë euro.

Dashuria e David Beckhamit për gruan e tij Victoria nuk ka çmim. Këtë gjë më së miri ai e ka treguar me rastin e 33-vjetorit të ditëlindjes së saj. David ka harxhuar 150 mijë euro vetëm për të kaluar një fundjavë shumë të bukur në Paris. Në këtë mënyrë janë zhdukur edhe zërat që tregonin për një krizë të mundshme midis çiftit. Surpriza për Viktorian ka qenë shumë e madhe.

Ajo ishte përgatitur për një festë surprizë në Madrid, ndërsa bashkëshorti i saj e ka hipur në një avion privat të prenotuar për ditëlindjen e saj dhe e ka çuar të bëjë shopping pikërisht poshtë urës së famshme Eiffel. Më pas ata kanë ngrënë një darkë të shijshme në Ritz, një nga lokalet më të shtrenjta të Parisit. Por surpriza e tij nuk ka mbaruar me kaq.

Ai e ka marrë Viktorian për dore pas darke dhe e ka çuar për shopping në dyqanet më të famshme të bizhuterive, ku Victoria e ka zgjedhur vetë dhuratën e saj për ditëlindje. "Viktoria është ndier si një vajzë e vogël e përkëdhelur" -ka konfirmuar për Daily Star, një mik i afërt i çiftit. "Ajo e adhuron Parisin dhe shkon shumë shpesh atje, por asnjëherë nuk kishte qenë me David, prandaj mendoj se me këtë dhuratë ai ka goditur në shenjë."



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Çifti Bekam blen shtëpinë pas shume perpjekjesh, fqinjët nuk i mirëpresin

Kane vizituar mbi 30 vila para se te gjenin shtëpinë e duhur për ta, por edhe tani qe e gjeten dhe e blenë per çiftin Bekam çeshtja e shtëpisë nuk eshte mbyllur. Tani ne fakt duhet te merren me fqinjet. Sipas "The mirror" mbërritja ka ngjallur humorin e keq tek pronaret e vilave fqinje, te cilet mbërritjen e cifit e kane komentuar si nje lajm te tmerrshëm.
 
Dhe kështu blerja e shtëpisë qe tashme ishte kthyer ne nje telenovele kaloi ne plan te dyte pasi Deivid dhe Viktoria morën vesh për pakënaqësinë e fqinjeve te tyre. Një zonje qe jeton pikërisht përballe banesës se re te Bekamve e konsideron si makthine saj me te keq mbërritjen e Viktorias pikërisht ne kete shtëpi. Por fqinjet duhet te dorëzohen sepse zonja Bekam e ka zgjedhur vilen paasi e ka vizituar 4 here me pare.
 
Shtëpia shtrihet ne një zone prej 13 mije metra katror dhe është ne stilin Italian e përbëre nga 7 dhoma gjumi, pishine, 6 shatervane, kinema private, fushe tenisi dhe kopesht qe gjendet prane residences se mikut te tyre Tom Kruiz. Vila kushtoi 22 milione dollare. Tashme cifti Bekam duhet te jetoje ne Los Anxhelos meqenese do te jete dhe pjese e skuadres Los Anxhelos Galaksi. Fusha e stervitjes se Devid ndodhet ne Karson Siti dhe per te shkuar aty ai duhet te beje cdo dite 80 kilometra me makine. Per momentin Viktoria dhe Deivid kane vetem nje objektiv, ti bejne komshinjtë e tyre qe te ndryshojnë mendje


__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard